Sunday, June 24, 2012

Italia në gjysmëfinale, përballja me Gjermaninë

Gjysmëfinalistja e fundit e Euro 2012 është Italia. Pas një loje të shkëlqyer të azurëve për 120 minuta, sërish i punoi fati dhe përkushtimi përmes penaltive duke arritur fitore kundër anglezëve, me rezultatin 4:2. 

Ashtu që Italia do të jetë gjysmëfinalistja që do të takohet me Gjermaninë. 

Diamanti me golin e tij në penalltinë e fundit dërgoi italianët në gjysmëfinale. 

Gjatë 45 minutave të para ishte një lojë e hapur dhe disa raste të mira, por rezultati mbeti pa gola. Që në minutat e para të ndeshjes, së pari Daniele De Rossi shutoi për mrekulli nga largësia me nje efe të jashtëm dhe goditi shtyllën, kurse pak minuta më vonë mbrojtësi anglez, Glen Johnson u gjet para portës së Buffonit, i cili e mbrojti topin e goditur nga Johnson. Edhe në vazhdim u zhvillua lojë e hapur e me sulme të dyanshme, me ç'rast italianët patën më shumë raste të mira por portat megjithatë nuk u tundën.

Edhe pjesa e dytë filloi me iniciativë të futbollistëve të Italisë dhe me dy raste mjaft të mira për De Rossin, Balotellin dhe Montolivon, por pa rezultat. 

Duke e parë epërsinë e italianëve në fushë dhe tërheqjen e lojtarëve të tij në mbrojtje, Roy Hodgson në minutën e 60 vendosi të bëjë dy ndërrime. Në vend të Milnerit dhe ëelbeckut, ai futi në lojë dy sulmues më të avancuar, Andy Carollin dhe Theo ëalkottin dhe kjo rezultoi me një baraspeshë më të madhe në fushë.

Duke shkuar nga përfundimi i 90 minutave të ndeshjes, futbollistët anglezë patën më shumë nga loja, por pa raste të mira shënimi, madje në kohën shtesë, përkatësisht në fillim të minutës së 93. Rooney pati një rast të mirë, mirëpo, gërxhorët e tij përfunduan lartë mbi portën e Buffonit.  

Anglia: Hart, Johnson, Terry, Lescott, Cole, Milner, Gerrard, Parker, Young, Rooney, Welbeck

Italia: Buffon, Abate, Barzagli, Bonucci, Balzaretti, De Rossi, Pirlo, Marchisio, Montolivo, Balotelli, Cassano

(INA)



No comments:

Post a Comment