Friday, June 8, 2012

Takimi Volers – Ahmeti sot në Tetovë

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers sot në Tetovë do të takoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. 

Në këtë takim të paralajmëruar për në mesditë do të diskutohet mbi zhvillimet politike në vend, qëndrimet dhe aktivitetet e BDI-së lidhur me qeverisjen aktuale si dhe proceset integruese evroatlantike të vendit. 

Ky është takim i radhës që vjen brenda një periudhe të shkurtër midis Ahmetit dhe Volers. 

Nga BDI nuk kanë bërë të ditur se pas takimit do të ketë deklarata për mediat dhe konferencë me gazetarët. (INA)



No comments:

Post a Comment