Sunday, June 3, 2012

Opozita maqedonase fillon sonte protestat masive

Partitë opozitare maqedonase të udhëhequra nga Lidhja Socialdemokrate fillojnë sonte turin e protestave masive me qytetarët. 

Protesta me moton "Ngrit zërin" do të nis sonte në Strumicë, ku është paralajmëruar një miting në sheshin e qytetit.

LSDM ka paralajmëruar një varg protestash për çdo javë në çdo qytet në Maqedoni, për të shprehur revoltën dhe reagimin kundër qeverisjes aktuale të kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. (INA)

 

 



Ivanov dhe mentori i tij Gruevki po destabilizojnë Ballkanin

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe mentori i tij, kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin. 

Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke Nea Demokratia dhe lideri i saj Antonis Samaras. 

"Presidenti i Shkupit tregon se nuk ka mësuar asgjë nga rrjedha e Samitit të NATO-s në ]ikago dhe nga rezultatet që ka arritur vendi i tyre. Andaj, ai së bashku me mentorin e tij politik NikollaGruevski po vazhdojnë me qëndrimet e tyre që çojnë në destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, duke përjashtuar nismat greke për gjetjen e një zgjidhje korrekte dhe afatgjate për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve", thuhet në reagimin e ND-së, të firmosur nga Panos Panajotopulos, përgjegjësi për politikë të jashtme i kësaj partie. 

Reagimi i tyre vjen pas intervistës së presidentit Ivanov ku ai thotë se Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe të mos kushtëzojë për zgjidhjen e kontestit të emrit. (INA)



Maqedoni, publikohet identiteti i pedofilëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të prezantojë regjistrin e personave të dënuar për vepra penale për pedofilizëm apo abuzim seksual me fëmijë. 

Regjistri do të jetë i hapur për opinionin, ku do të shpallet të dhënat: emri dhe mbiemri, data e lindjes, adresa e pedofilëve të dënuar si dhe fotografia e tyre. 

MPPS theksoi se publikimi i këtyre fotografive dhe identitetit të personave bëhet për shkak se po shtohet numri i pedofilëve që nuk ndalojnë abuzimet. 

Sipas të dhënave të analizuara, për periudhën 2004 – 2009 janë dënuar 231 veta për pedofilizëm, një pjesë e të cilëve disa herë kanë përsëritur aktet e tilla. 

Maqedonia është vendi i parë në rajonin e Ballkanit që bën publikimin e këtij regjistri për pedofilët. (INA)

 



Saturday, June 2, 2012

Yjet që u injoruan për "Euro 2012"

Është ëndërr e çdo futbollisti që të përfaqësojë shtetin e tij në gara të mëdha ndërkombëtare, ku shikueshmëria është mjaft e madhe. “Euro 2012″ do të mbledhë së bashku lojtarët më të mirë, personalitetet më të mëdha dhe po ashtu yjet më të mëdha të Kontinentit të vjetër. Por, si në çdo turne të madh, edhe kësaj radhe vetëm 23 futbollistë nga çdo shtet pjesëmarrës mund të udhëtojnë me ekipin, duke bërë që shumë prej yjeve të mos kenë rastin t'i tregojnë vlerat e tyre, qoftë për shkak të lëndimeve, e qoftë për shkak të “strategjisë” apo inatit të trajnerëve.Të gjitha 16 skuadrat pjesëmarrëse të “Euro 2012″ kanë dorëzuar listat finale të martën, ku trajnerët janë detyruar të bëjnë disa zgjedhje të vështira duke lënë jashtë listave disa yje. Koha Ditore sjell sot emrat e yjeve që u injoruan në "euro 2012'.

 

Dinyar Bilyaletdinov (Rusi)

 

Ndonëse ishte lojtar i favorizuar nga trajneri i Rusisë, Dick Advocaat, Bilyaletdinov mbeti i shtangur kur u la jashtë skuadrës së Rusisë për “Euro 2012″. Mesfushori 27-vjeçar ishte kthyer në Rusi duke firmosur me Spartakun e Moskës në janar të vitit 2012, pasi kishte minutazh të pakët në Angli tek Evertoni dhe nuk dëshironte të rrezikonte “Euro 2012″. Ai startoi për skuadrën e tij të re në tri ndeshje të mëdha, kundër Rubin Kazanit, Anzhit dhe CSKA-së së Moskës, por një lëndim i këmbës i pësuar në mars e pengoi atë. Ai u rikthye në fazën përfundimtare të stinorit, por forma e tij nuk e bindi Advocaatin.

 

Ricardo Carvalho (Portugali)

 

Carvalho mori një vendim befasues duke u pensionuar nga përfaqësuesja në shtator të vitit 2011, pasi pati një mosmarrëveshje me trajnerin Paulo Bento. Bento nuk e kishte aktivizuar qendërmbrojtësin e Real Madridit në skuadrën e parë për ndeshjen eliminatore kundër Qipros. Carvalho ishte larguar nga përfaqësuesja dhe më pas u suspendua nga Federata e Futbollit e Portugalisë me një vit moslojë. Mirëpo, presidenti i Federatës më vonë kishte thënë se këtë ndëshkim do ta zvogëlojë nëse Carvalho vendos të dalë nga pensionimi. Mirëpo, Bento kishte thënë se kurrë më nuk do të ftojë Carvalhon, derisa të jetë në krye dhe kështu që nuk bëri ftesë për qendërmbrojtësin 34-vjeçar. 

 

Domenico Criscito (Itali)

 

Nuk është hera e parë që përgatitjet e Italisë për një turne të madh, goditen nga një skandal i manipulimit. Mbrojtësi i majtë italian Domenico Criscito, është detyruar të braktisë ëndrrën e tij të “Euro 2012″, në tentim për të pastruar emrin nga skandali i ri që ka goditur futbollin italian. Mbrojtësi i Zenitit ishte përfshirë në listën e zgjeruar të Italisë dhe ai ishte kandidat kryesor për skuadrën e parë, mirëpo policia italiane të hënën i bëri një vizitë përfaqësueses në stërvitje dhe e mori në pyetje Crisciton. Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka shpjeguar arsyet për marrjen e vendimit të përbashkët që të mos udhëtojë Criscito 25-vjeçar në Poloni e Ukrainë. “Ai do të ishte në presion të madh që asnjë njeri nuk do të mund të përballonte. Do të përndiqej nga prokurorët në çdo moment në fushë”, ka thënë Prandelli. 

 

Yoann Gourcuff (Francë)

 

Kur Yoann Gourcuff doli në skenë, ai vlerësohej se është i aftë të mbulojë hapësirën e lënë në Përfaqësuesen e Francës nga largimi i Zinedine Zidanet. Por, që nga transferimi i tij në Milan në vitin 2006, gjërat për Gourcuff nuk ecën mirë. Rikthimi i tij në Francë te Bordeaux i bëri pak hair, mirëpo më pas erdhi transferimi te Lyoni, me të cilën skuadër nuk tregoi formë të mirë.

 

Ai u ftua herë pas herë nga trajneri i Francës, Laurent Blanc, ku luajti në vetëm tri ndeshje eliminatore dhe shënoi tre gola e asistoi një. Mesfushori 25-vjeçar ishte në listën e zgjeruar të Francës dhe iu dha rasti për të bindur trajnerin deri në miqësoren e së dielës kundër Islandës. Mirëpo, ai për 75 minuta në atë miqësore nuk arriti të bindë dhe u la jashtë skuadrës për “Euro 2012″. 

 

Rio Ferdinand (Angli)

 

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand kishte lënë problemet e tij me lëndime prapa vetes duke u paraqitur në 30 ndeshje në Premier League në edicionin e fundit. Ferdinand 33-vjeçar luajti numrin më të madh të ndeshjeve që nga edicioni 2007/08. Madje edhe trajneri i ri i Anglisë, Roy Hodgson, e vlerësoi lart qëndrueshmërinë e Ferdinandit, mirëpo ai u detyrua të lërë jashtë skuadrës qendërmbrojtësit, duke e arsyetuar këtë vendim si “vendim i pastër sportiv”. Mirëpo, shumica dyshon se ky vendim ka të bëjë me frikën e konfliktit mes Rios dhe John Terryt, pasi Terry në tetor të vitit të kaluar kishte fyer në baza raciste vëllanë e Rios, Anton Ferdinandin. Nuk kishte vend për të dy mbrojtësit në përfaqësuese, pasi Hodgson frikësohej se atmosfera në skuadër do të prishej. 

 

Roberto Soldado (Spanjë)

 

Roberto Soldado ishte shënuesi më i mirë spanjoll në La Liga me 17 gola të shënuar për Valencian. Ai madje u fut në formë të mirë edhe me përfaqësuese, duke shënuar tre gola në miqësoren e shkurtit kundër Venezuelës. 

Forma e tij dhe po ashtu lëndimi i David Villas dhe Fernando Torresit, e kishin bërë atë favorit për të shkuar në “Euro 2012″ në Poloni e Ukrainë. Por trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, që kurrë nuk ka qenë adhurues i ish-sulmuesit të Real Madridit, u përcaktua që në sulm të ftojë Alvaro Negredon e Pedro Rodriguezin, ndërsa po ashtu ftoi edhe Fernando Torresin. 

 

Marko Marin (Gjermani)

 

Para shpërthimit të lojtarëve si Mesut Oezil, Thomas Mueller, Mario Goetze e Toni Kroos, Gjermania e kishte gjetur një Lionel Messi të saj. Ai quhej Marko Marin. Mirëpo, mesfushori dështoi të impresiononte në Botërorin 2010 të futbollit, ku në skenë dolën Oezil e Mueller dhe që nga atëherë ka pasur pak rast të tregojë talentin e tij me përfaqësuese. Trajnerin e Gjermanisë, Joachim Loew, nuk e bind as fakti që Chelsea i pagoi 7.5 milionë euro Werderit për ta pasur Marinin në radhët e veta për edicionin e ardhshëm. Marin është lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë për Evropianin “Poloni e Ukrainë 2012″.

 

 



Wenger ka 54 milionë funte për të shpenzuar vetëm në sulmues

Arsene Wenger ka plotë 54 milionë funte për shpenzimin gjatë afatit kalimtar veror,por vetëm në aspektin ofanziv.

 

Siq raportojnë mediat angleze ai ka gati 16 milionë funte për sulmuesin e PSG,Kevin Gameiro.

 

Gameiro cilësohet si një ndër lojtarët më të fort në PSG ku u transferua për 9 milionë funte nga Lorient.



Messi: Barca do tejkalojë humbjen e Guardiolës

Lionel Messi është i bindur se skuadra e tij do t'ia dalë mbanë, edhe pas ish-trajneri me të cilin ka arritur suksese historike, Pep Guardiola/

"Unë jam mëse i lumtur te Barcelona dhe kurrë nuk e kam menduar largimin".

"Ne do të tejkalojmë largimin te Guardiolës, dhe shpresojmë se çdo gjë do të jetë e njëjtë me Titon, i cili ka filozofi dhe mentalitet të njëjtë", tha Messi për Expansion.



Thursday, May 31, 2012

Kryeministër a do të vetëarrestoheni

Në seancën e Parlamentit kanë vazhduar debatet dhe pyetjet e deputetëve kryesisht të opozitës në adresë të Qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. 

"Zotëri kryeministër, a do të vetëarrestoheni për shkak se partia e juaj nuk e mbuloi borxhin për zgjedhjet në vlerë prej 3 milion euro. A do të kërkojë kryeministri që lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski të përgjigjet penalisht për këtë vepër", ka qenë pyetja ironike e shtruar nga deputetja e LSDM-së, Ana Pavlovska – Daneva. 

Ajo ka pohuar se VMRO-DPMNE më shumë borxh i ka dy televizioneve proqeveritare Kanal 5 dhe Sitel, edhe ate një vlerë prej 2,4 milion euro. 

Por, kryeministri Gruevski theksoi se borxhi asnjëherë nuk mund të konsiderohet si vepër penale, dhe se me atë shkelet ligji, duke shtuar gjithashtu se Qeveria nuk paguan borxhet partiake me paratë e popullit. (INA)