Saturday, September 1, 2012

Ilirida dhe ca “Maqedoni” tё tjera

Pёrderisa skotat e frotat "politike",tё  ardhura tinёzaj ndёr  shqiptari bёjnё zhuzhitje fjalёsh karagjoze mbi  gjasme "krizёn politike" tё bujtinarёve, qoleve e qiraxhinjve karagjozё nё qeveri, tё cilёt  sa herё qё mbёrrijnё nё kёso derexhe shёmtie kur sikterisen e zvarranisen nёpёr qeveri,bёjnё e qesin ojna "krizash" e  pajtimesh historike(!) me "tradhёti tё ndershme" si marrёveshje(!); nga anё e tjetёr e Vardarit,kёtij Aksiusi tё lashtёrishёm qё çante mespёrmes  Ilirisё nё Maqedoni, ca borizanё tё çakorduar e kakafonikё tё guvave tё pansllavizmit nё anё tё qeverisё, ca Milanka e ca M.Velinovska nisёn krrokatjet shёmtaqe pёr tё ndjellё monstrёn e tyre  politike  nё "zgjedhjet" qё do vijnё, pёr tё vazhduar monstrёn policore tё kaluar qё e bёnё mbi shqiptari..!

Kёto hije monstrash qё na kujtojnё se vёrtet kemi rёnё nё gjunjё dhe s`do ndihemi mё pёr sё gjalli ndёr orё tё tjera, sikurse s`ndihemi tash nё kёtё orё tё ligё mashtrimesh e dёshpёrimesh, qё na kujtojnё se vёrtet jemi bёrё tё mpirё nё mendje nga egjra e mashtrimeve dhe e  dokrrave "politike' tё skotave katrane qё pas fjalёve dhe ojnave shёmtaqe "parti" si pozitё e opozitё fshehin pas "politikёn qё e kanё kuptuar si bakallёk "shqiptarie", kёto hije monstrash pansllave tashti shpallin krekosjen e tyre tё marrёzishme e karagjoze se do bёjnё ca tё liga tё reja mbi shqiptari,se do bёkan "qeveri tё veten dhe pёr veten e tyre", "sllavo-maqedonase", duke i sikterisur dhe kёto skota bujtinarёsh e qolesh qё i kanё tё lidhura pёr vath, pёr shtrungёn e tyre me ca koqe tenderash dhe maunash.

Kёto hije monstrash tё errёta pansllave qё janё ulur shesh nё kёtё qeveri,kёta borizanё tё ligё e tё shёmtuar tё kёsaj qeverie,na kujtojnё gabuar se gjasme ne jemi vёrtet tё mpirё nё mendje sa pёr tё na "mёrzitur" se do bёjnё "qeveri mё vete dhe pёr vete",duke kujtuar se ne nuk kemi gojё e trimёri pёr t,u thёnё qё ta bёjnё njё ditё e mё parё andejna Strumicёs,andejna Strymonё-s,nё Maqedoninё e Poshtme tё historisё nga kanё ardhur duke shkretuar kёta skota kolonёsh nga moti 1946 dhe gjer mё sot.

Dhe, u themi prapё kёtyre monstrave: le ta bёjnё atё "fantom qeverinё" mё vete dhe pёr vete,nё atё Strymonёn e "Maqedonisё" sё tyre tё marrё me qira si "Maqedoni bullgare",le ta bёjnё nё Strymonё e poshtё Strymonёs e nё veri tё saj; se aty e lart Strymonёs, Nё PERENDIM,ku e kishte kufinё e jugut Dardania,nё Byklazorё, nё anё tё djathtё tё Vardarit,nis ILIRIDA , NGA KёSAJ TOKE I THONё ILIRIDA, ky shtet-regjion qё e njeh dhe hartё e Ptolemeut e vitit 150 pas Krishtit.Kёsaj Iliride tё njohur nё histori,kёsaj luleje tё hirshme DHE Tё NGJALLё tё historisё iliro-shqiptare do t,I bёjmё ne qeveri, Nё Shkupje,si i thoshte Biogdani,"pёr ne dhe pёr veten tonё", qё vjen me thёnё  SHIN FEIN,SIKUNDёR THONё KёSHTU IRLANDEZET.

Vёrtet,le tё mos vonohen pa e bёrё "qeverinё e tyre,me vete dhe pёr vete" kёto hije monstrash,se kjo "Maqedoni" e karashtisur kёshtu si floktё e harapit,dhe e njohur historikisht dhe realisht nё ca copёra Maqedonie, me ca kolonё qё ku kanё zaptuar kanё qitur fjalё se ёshtё "tokё e tyre", vёrtet nuk mund dhe nuk duhet tё ketё "njё qeveri pёr tё gjithё", njё qeveri "padronёsh dhe zuzarёsh tё tjerё".

Sa mirё mund tё dalin kёto zgjedhje qё do vijnё,  se mund tё qesin njё " qeveri mё vete dhe pёr vete-prosllave  pёr ca "Maqedoni" tё tjera,si e duan ata dhe "njё qeveri mё vete dhe pёr vete-qeveri shqiptare",pёr Maqedoninё veri-perendimore, qё vjen me thёnё- njё qeveri pёr Iliridёn,si e duam ne..!

nё u bёftё e gjallё shqiptaria dhe vendos tё gjallnojё e papёrkultur dhe me denjёsi shqiptare nё histori dhe nё tokёn e vet..!

Ilirida dhe kjo punё e mbarё qoftё, do thoshte dhe tash,si thoshte pёrherё,  Josif Bageri nga Nistrova e Rekёs sё Epёrme, nё kёtё hise historike tё Ilirisё sё Shkretnueme..!

Sërish kapen trafikantë shqiptarë në kufirin kroat

Në vendkalimin Karasoviqi mes Kroacisë dhe Malit të Zi janë ndaluar tre shtetas shqiptarë në tentimin e tyre për të hyrë në territorin kroat me një sasi të madhe të drogës, informon INA. 

Policia kufitare e rajonit të Dubrovnikut bëri të ditur se në bagazhin e makinës që drejtohej nga një shtetas shqiptarë dhe dy shoqërues të tij janë gjetur 45 pako drogë të llojit marihuanë me një peshë prej 24 kilogramëve. 

Makina drejtohej nga një 30 vjeçar, emri dhe të dhënat e të cilit nuk janë publikuar, ndërsa dy të tjetër janë të moshës 26 vjeç.  Ndaj tre shtetasve shqiptarë është shqiptuar masë paraburgimi dhe hetime të mëtejme. Policia kroate ka rritur masat e sigurisë në këtë pikë kufitare ku brenda dy muajve të fundit janë kapur disa shtetas shqiptarë me lëndë narkotike. (INA)

Sмириse Миленко !

Opinionbërësi delikuent Milenko Nedellkovski edhe njëherë shfaqet i trishtuar dhe me ide kontroverse që mbi gjitha dhe më së paku i shkojnë për shtati vet popullit të tij. Idetë që as vet nuk u beson por i thotë sa për të plotësuar epshet e dikujt, nuk duhet të paraqiten të neveritshme dhe të përjetohen si të tilla nga popullit shqiptarë në Maqedoni. Ngase çdo trillim, shpifje, fantazi apo dëshirë e pamundur për tu realizuar, nuk përkon me realitetin dhe në asnjë formë nuk mund të paraqes rrezik dhe si e tillë të realizohet. Gazetari delikuent që dhe mbiemrin e vet e ndërron sipas regjimit të kohës, vetëm e vetëm që të ketë qasje në radiovalët e shtetit, aq më pak serioz bëhet kur mendon se mund të gënjen  ndonjë dhe më e keqja se mendon se ndokush i beson.

Pamja vizuale në fakt i përshtatet edhe filozofisë së të menduarit të tij, dhe aq mirë i përshtatet, në këtë rast të kundërtës së epitetit, një trup i shëndosh me mendje të shëndosh. Nëse analizohen veprimet e tij të më hershme dhe plani nazist i shpalosur së fundmi, vijmë deri te konkluzioni se Maqedonia duhet të jetë shtet anarkik dhe i izoluar nga Bota. Pasi kërkon largimin e trupave të armatosura nga misionet paqësore jashtë shtetit, dëshira e tij duhet të jetë mosinkuadrimi i Maqedonisë në NATO. Ishte Milenko Nedellkovsi dhe disa gazetarë të tjerë maqedonas që bënë shfaqen tragjikomike në kancelaritë e Parlamentit Evropian (PE) në debatin mbi lirinë e shtypit në Maqedoni, duke dëshmuar me veprimet e tyre të kundërtën e asaj që diskutohej. 

Gazetari delikuent madje kërkon shpalljen "person non-grata" të ambasadorit amerikan në Maqedoni. Pikëpamjet e tij stereotipe flasin qartë se antena e tij dhe njerëzve të llojit të tij, edhe pas kaq kohë vazhdojnë të mbeten të kthyera nga Rusia dhe filozofia sllave. 

Milenko me idetë e tij sfidon edhe shtetin ligjor kur kërkon lirimin e efektivit të policisë që kreu vrasjen e dyfishtë në Gostivar, dhe dënim me burgim të gjatë, siç thotë ai, për firmëtarët e gjallë të  Marrëveshjes tradhtare Kornizë. Është për tu habitur fakti se si Milenko dhe 228 persona që i bëjnë "like" në Face Book planit të tij strategjik, e paramendojnë konceptin mbi shtetin duke lënë në liri një vrasës ordinerë që kryen vrasje të dyfishtë, madje me pistoletë zyrtare. Milenko harron që Marrëveshja e Ohrit ia vazhdojë jetën Maqedonisë në kufijtë aktual që ka. Politikanët maqedonas që hodhën firmat e tyre në Marrëveshjen e Ohrit i shpall tradhtar, pa mos e menduar se ato në fakt janë patriotët e vërtetë të popullit maqedonas që shpëtuan Maqedoninë nga copëtimi real i territoreve. Sikur të ia ketë pirë sorra mend e të mos mendojë se ato politika maqedonas që nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, këtë veprim të tyrin e bënë me dëshirën se donin ta bëjnë. Harron të mendon se situata dhe zhvillimet në terren, ato politikanë i ngjitën për murri dhe i vunë para aktit të kryer, o të ruhet Maqedonia, o të shpërbëhet fije pesë. 

Gazetari delikuent herë i sportit e herë i politikës, kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetit e Kosovës, një shtet që konsiderohet konsumatori kryesor i produkteve që dalin nga Maqedonia dhe që nuk i mohon identitetin kombëtar, atë fetar emrin dhe gjuhën, identitete këto që kategorikisht nuk ua pranon Greqia, Serbia dhe Bullgaria. Milenko harron se Maqedonia ka një shtet fqinj që quhet Shqipëri dhe që është anëtare me të drejta të plota në NATO. Harron se vetoja e Shqipërisë ka po aq fuqi sa vetoja greke. 

Ideja naciste mbi  krijimin e një qeverie njëetnike në Maqedoni, po ashtu dëshmon se personi në fjalë dhe njerëzit e llojit të tij, vazhdojnë të kultivojnë ide barbare utopike që bien ndesh me vlerat njerëzore, të sotmen dhe të ardhmen. Ideja e tij utopike mbi shtetin njëetnik, mund të realizohet vetëm në ëndrrat e tij të mbrapshta. Mund vetëm ta vizatoi në një letër. Pastaj atë copë letre ta hedhe në tokë, dhe po aq hapësirë sa mund të zë letra, asaj toke mund t'i gëzohet si Maqedoni etnike maqedonase. 

Gazetari delikuent mohon ekzistencën e një populli që e quan fis dhe që tenton numerikisht ta zvogëlon. Mohon faktin se Maqedonia perëndimore është promotor i zhvillimit ekonomik. Nuk e din ose nuk dëshiron të dijë se gjitha Bankat komerciale që veprojnë në Maqedoni, pas Shkupit të koncentrua janë në Tetovë dhe Gostivar. Nuk e sheh ose nuk dëshiron ta sheh se në "qytetet" siç janë Vallandova, Kratova, Berova, Radovishi dhe Kriva Pallanka, nuk mund të has as filiale Bankash apo kompanishë celulare. Harron se buxhetit të shtetit infuzioni i vjen në periudhën e vitit kur mërgimtarët kthehen në vendlindje. Milenko nuk do të pranonte as raporitin e fundit të Bankës Botërore ku flitej se  450 mijë qytetarë të Maqedonisë janë emigrantë ekonomik në shtete të ndryshme të Botës, shifra këto që përbëjnë rreth 22 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni. Për shkak të mosperspektivës në vendin e tyre, mbi 90 për qind e mërgatës janë shqiptarë. Nëse do të gjykonte me gjakftohtësi, Milenkos nuk do t'i dilte matematika me shqiptarët vetëm me mërgatën, kur thotë se ky fis na qenka 13 për qind në Maqedoni. Për të mos ja komplikuar ende më shumë matematikën, Milenkos nuk do të ia kujtoja të fuste në hesap edhe numrin e votuese shqiptarë që dalin e votojnë, dhe jo vetëm ato. Gazetari delikuent kërkon kthimin e Shkupit, Kërçovës dhe Strugës në kuadër të komunave urbane, dhe Zajazi, Haraçina, Saraj dhe të ngjashmet, sipas tij, të mbeten ashtu siç kanë qenë fshatra. Harron se shqiptarët duke pasur fakte historike mund ta kërkojnë pastaj Shkupin në tërësi, Ohrin, Manasirin, Kumanovën, Velesin, Resnjën, dhe jo vetëm. 

Në shkurt të këtij viti, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku u soll vendimi për kontestin gjyqësor me Greqinë në favor të Maqedonisë, në zyrën ku ishim të vendosur gazetarët nga Maqedonia, u krijua një atmosferë euforike dhe festive. Në ekipin e gazetarëve nga Maqedonia, ndodheshin vetëm dy gazetarë shqiptarë. Një nga kolegët maqedonas tha se pse ne dy nuk i gëzoheshim vendimit të gjykatës. Me që erdhi rasti, tash do t'i përgjigjem publikisht. Derisa në Maqedoni ka persona si Milenko Nedellkovski dhe njerëz të tjerë të llojit të tij, shqiptarët nuk do t'i gëzohen këtij shteti, qoftë kur fiton në Hendboll apo Basketboll. 

Friday, August 31, 2012

Gjykatësit e përjashtojnë Mlladiqin nga gjykatorja

Gjykatësit e Tribunalit të Hagës e kanë përjashtuar nga salla e gjyqit të akuzuarin për krime lufte, komandantin e serbëve të Bosnjës gjatë luftës në Bosnjë, Ratko Mlladiq, pasi gjatë dëshmisë së dëshmitarit boshnjak, Adil Mediq, ai ka paraqitur letra të shkruara me shkronja të mëdha, të cilat më pas ua ka dhënë avokatëve të tij.  Në njërën prej fletëve, të dukshme mjaft nga publiku, shkruante: "1943-1991-1992?"."Për të rivendosur rendin, dhoma gjyqësore ka vendosur që të largojë Mlladiqin nga gjykatorja", tha gjykatësi Alfons Ori, duke bërë të ditur se pas largimit të tij procesi ka vazhduar.

Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe krime të tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Ai është arrestuar në Serbi në maj të vitit 2011, pas 16 vjetësh në arrati. (KD/INA)