Wednesday, September 12, 2012

Nëna nuk e ka ditur se Nazimi vrante njerëz!

Dëshmitarja Nexhare Bllaca, e pyetur se a ka qenë në dijeni se djali i saj ka vrarë njerëz, konkretisht Ibush Kllokoqin ajo, tha se nuk ka ditur asgjë për djalin e saj Nazimin derisa ai ka dalur në televeizone dhe ka folur…

Edhe pse ishte paraparë që të dëshmoi personazhi tashmë shumë i njohur në Kosovë e më gjerë Nazim Bllaca si dshmitarë bashkëpunues i prokurorisë dhe njëherish i vetë shpallur agjentë i Shërbimit Informativ të Kosovës, ai nuk është thirrrur. Dëshminë e saj e ka dhënë nëna e tij Nexhare Bllaca./Botasot/

Tuesday, September 11, 2012

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami flasin pas ndeshjes me Shqipërinë

Tre lojtarët kyç shqiptarë të kombëtares zvicerane kanë folur me emocione pas fitores së Zvicrës ndaj kombëtares shqiptare.

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se edhe përkundër golit të shënuar, ai nuk e festoi ate dhe se ai hodhi poshtë akuzat ndaj tij se është tradhëtar.

"Në media është folur shumë për mua se jemi tradhtarë. Nuk është kështu, por ata që thonë nuk e din punën si është. Unë pata premtuar se nëse shënoi nuk do të festoi, gjë të cilën e bëra, sepse jam shqiptar dhe ndihem krenarpër këtë" deklaroi Shaqiri.

Edhe Granit Xhaka ka deklaruar pas ndeshjes, se i gëzohet fitores së Zvicrës por gjithmonë e ndjen atë se ka gjak shqiptari.

"Unë kam gjak shqiptari, këtë e dini. Kjo është një gjë që më bën krenar. Me Zvicrën besojmë se do të jemi në Botëror, ndërsa më pëlqej shumë loja e Shqipërisë. Ata po përparojnë shumë, kanë tifoz fantastik dhe lojtarë të mirë. I uroj suksese Shqipërisë në të ardhmen" deklaroi Xhaka.

Valon Behrami ka deklaruar se ndihet krenar që është shqiptar pavarësisht asaj se tifozët e fishkëllyen në fushë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

"Unë jam krenar që jam shqiptar. Ata le ta kuptojnë në çfarëdo mnyre lojën time por unë jam shqiptar. Jam djalë i prindërve nga Kosova gjë e cila nuk harrohet. Ne e bëmë punën si duhet në këtë ndeshje, ndërsa Shqipëria më pëlqen se është luftarake, duke patuar në lojë lojtarë të mirë siç është Bogdani.Ne jemi të bindur se do të jemi në Botëror, ndërsa i uroj fat edhe Shqipërisë" deklaroi Behrami. (INA)

"Aman" protestoi sërish kundër shtrenjtimeve

Mijëra qytetarë të martën pasdite kanë protestuar sërish kundër shtrenjtimeve në Maqedoni, në kuadër të nismës së protestave të organizuara nga Lëvizja qytetare "Aman".

Protestat janë organizuar në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep dhe Tetovë, ku qytetarët e komuniteteve të ndryshme etnike bashkërisht kanë shprehur revoltën dhe shqetësimet lidhur me situatën e fundit të shtrenjtimeve të energjisë elektrike, derivative të naftës dhe ngrohjes.

Qytetarët të irituar kanë paralajmëruar se nuk do të paguajnë faturat dhe do të vendosin bllokadë totale, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre për uljen e tarifave të energjisë, derivateve të naftës dhe ngrohjes.

Qytetarët kërkojnë urgjentisht kthimin e tarifave të energjisë së lirë, korrigjimin e çmimeve të energjisë dhe ngrohjes të njëjtë sikur në vitin 2008 si dhe uljen e çmimeve të derivateve të naftës, duke i vënë një kufi caktues, në përputhje me standardin jetësor dhe të ardhurat e qytetarëve. "Aman" paralajmëroi se protesta do të mbahen edhe nëpër qytete të tjera dhe ato pritet të jenë masive dhe të kenë përkrahjen e qytetarëve.

Protestat do të vijojnë edhe ditëve të ardhshme, ndërsa lëvizja "Aman" ka paralajmëruar masivizimin e tyre dhe masa tjera në rast se nuk përfillen kërkesat e tyre. (INA)

Shtatë të lënduar në aksidentin në Ohër

Shtatë veta janë lënduar, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë në aksidentin që ka ndodhur të martën në mbrëmje në hyrje të Ohrit.

Lajmi për aksidentin dhe të lënduarit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski. Sipas tij, në këtë aksident të rëndë në hyrje të Ohrit janë përplasur një makinë e tipit "Fiat Siecento" me targa të Prilepit dhe një makinë e tipit "Ford Focus" me targa të Ohrit.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur makina Ford ka humbur kontrollin dhe ka dalur në kahjen e kundërt të rrugës në kryqëzoren në dalje të Ohrit. Nga humbja e kontrollit të shoferit dhe pas një shpejtësi jominimale, makina që shkaktoi aksidentin "Ford Focus" është përplasur me Fiatin që ishte në kahjen e rregullt dhe me një makinë të dytë.

Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spitalin e Ohrit, tre prej të cilëve ishin në makinën që shkaktoi aksidentin dhe katër të tjerët në makinat që pësuan në këtë aksident. (INA)