Thursday, May 31, 2012

Kryeministër a do të vetëarrestoheni

Në seancën e Parlamentit kanë vazhduar debatet dhe pyetjet e deputetëve kryesisht të opozitës në adresë të Qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. 

"Zotëri kryeministër, a do të vetëarrestoheni për shkak se partia e juaj nuk e mbuloi borxhin për zgjedhjet në vlerë prej 3 milion euro. A do të kërkojë kryeministri që lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski të përgjigjet penalisht për këtë vepër", ka qenë pyetja ironike e shtruar nga deputetja e LSDM-së, Ana Pavlovska – Daneva. 

Ajo ka pohuar se VMRO-DPMNE më shumë borxh i ka dy televizioneve proqeveritare Kanal 5 dhe Sitel, edhe ate një vlerë prej 2,4 milion euro. 

Por, kryeministri Gruevski theksoi se borxhi asnjëherë nuk mund të konsiderohet si vepër penale, dhe se me atë shkelet ligji, duke shtuar gjithashtu se Qeveria nuk paguan borxhet partiake me paratë e popullit. (INA)

EULEX: Nuk ka kontenier të policisë serbe në veriun e Kosovës

EULEX-i sot ka përgënjeshtruar informacionet për vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës në veriun e Kosovës. 

“EULEX-i  nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244″, thuhet në deklaratën e misionit evropian.

Mediat kosovare sot raportuan se në pjesën veriore të Kosovës në afërsi të pikës së kalimit Jarinjë policia serbe kishte vendosur një kontejnerë për kontroll dhe kryerjen e detyrave zyrtare brenda territorit të Kosovës. (INA)

Tiroli Jugor model për Maqedoninë

Maqedonia po vdes në aspektin e cilësisë së politikës dhe të qeverisjes, duke mos përmbushur detyrimet kushtetuese praktike sa i përket të drejtave të shqiptarëve, edhe përkundër asaj kushtetute, që rregullon të drejta të cunguara.

Modeli i Marrëveshjes së Ohrit 11 vite pas firmosjes nuk po gjen implementimin praktik në të gjitha nivelet e pushteteve.  A është nevoja që të kërkohen dhe hulumtohen modele të tjera konstitucionale që rregullojnë dhe funksionalizojnë të drejtat shqiptare në të gjitha sferat në Maqedoni. 

Një nga modelet që duhet të jetë në agjendën e partive politike shqiptare është edhe Tiroli Jugor, një rajon autonom në Italinë Veriore, që rregullon të drejtat e komuniteteve italiane dhe gjermanofolëse. 

Konstitucionalizmi i këtij rajoni autonom ka arritur që të shuajë tendencat separatiste midis dy komuniteteve më të mëdha në këtë vend, që kishin shprehur padurueshmëri dhe mosmarrëveshje, edhe pse në vitin 1946 ishte miratuar një kushtetutë për një autonomi më të gjërë, dhe në vitet e 70 ishin ulur gjakrat, pasi me një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 1971 ishte vendosur një autonomi edhe më e zgjeruar. 

Ky rajon autonom me rreth 1 milion banorë, ku 60 për qind janë italianofolës dhe 35 për qind gjermanofolës vlen të jetë nën thjerrëzën e shqyrtimit politik në Maqedoni, veçmas në planin e decentralizimit, relacionet midis pushtetit qendror dhe lokal duke përfshirë aspektet politike, financiare, kulturore dhe trashëgimore. 

Modeli i Tiroli i Jugut do ti mundësonte shqiptarëve një  vetë-qeverisje territoriale, që konsiston në kompetenca të bartura ligjërisht apo territorialisht për të ushtruar funksione të politikave publike (legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore), në mënyrë të pavarur nga burimet e tjera të autoritetit shtetëror, por që në përgjithësi i nënshtrohen rendit dhe ligjit shtetëror.

Formimi i një regjimi të tillë mund të përfshijë një gamë të gjerë të strukturave institucionale nga fuqizimi i vetëqeverisjes vendore deri në ushtrimin e të drejtave të plota simetrike dhe asimetrike të  organizimeve federale, si dhe autonominë ( kulturore dhe personale) jo-territoriale.  

Tiroli Jugor në kontekstin specifik italian hyn në kategorinë e organizimeve asimetrike në marrëdhëniet e tij me qeverinë qendrore në Romë në krahasim me rajonet dhe provincat e tjera italiane. Ky rajon përfshin elemente të autonomisë së brendshme jo-territoriale, veçanërisht sa i përket sistemit arsimor, ndërsa është funksional edhe mekanizmi i mirënjohur dhe relativisht i gjerë që zgjidh konflikte apo ndarje të pushtetit ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore. 

Përveç  aspektit të autonomisë së fragmentuar ( p.sh. autonomia joterritoriale për dy grupet më të mëdha në provincë, së pari në fushën e arsimimit), Tiroli i  jugut shfaq gjithashtu karakteristika të tjera tradicionalisht të lidhura me ndarjen e detyrueshme të kompetencave ekzekutive për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet palëve që përfaqësojnë grupet më të mëdha etnike në provincë, të drejtën e vetos për  grupin minoritar vendas, dhe parimin e proporcionalitetit, përfshirë atë të punësimit në sektorin publik dhe përbërjen e ekzekutivit. 

Modeli i njëjtë për Maqedoninë pak shumë do të ishte një plotësim i Marrëveshjes së skaduar të Ohrit e cila për vite me radhë nuk po gjen zbatim në Maqedoni.  Diplomatë me karrierë në Prishtinë e shohin modelin e Tirolit Jugor si një zgjidhje ideale për Maqedoninë dhe dy komunitetet më të mëdha, sidomos nxjerrjen në sipërfaqe të së drejtës së shqiptarëve.  Ky model në disa raste ishte lansuar përmes kanaleve diplomatike dhe mediale për të rregulluar edhe aspektin e funksionimit të Veriut të Kosovës. 

Por, politika shqiptare në Maqedoni duhet të analizojë këtë projekt – model dhe të shtrojë atë përmes një debati profesional me konstitucionalit të dalluar, përfshirë ata shqiptarë dhe maqedonas, dhe duke kërkuar edhe asistencën ndërkombëtare, sidomos nga Italia. 

Përforcimi i procesit të decentralizimit dhe funksionalizmit praktik është një nevojë imediate, për të nxjerrë në pah politikat etnocentrike dhe të centralizuara, që ngufasin zonat dhe komunat. 

Në Maqedoni lind nevoja për revidimin e planit të decentralizimit për shumë arsye dhe faktorë që po godasin, po lënë zvarrë dhe nuk po përfillin pushtet lokale.  

Tetova dhe Gostivari, janë dy bastionet shembull që politika dhe mekanizmat institucionale qendrore i përdorin si karrem politik dhe letër ballafaqimi politik ekstrem, ku viktimizohen qytetarët, projektet zhvillimore infrastrukturore, arsimore, kulturore dhe shoqërore, etj. 

Pikërisht kjo luftë politike mes forcës politike që bën politikën në pushtetin qendror dhe forcës politike që udhëheq me komunën, po merrë në qafë komunat shqiptare. 

Derisa në Shkup, Manastir e komuna tjera kemi projekte kapitale që kryesisht kanë mbështetjen kapitale financiare nga institucionet qendrore dhe arka shtetërore, Tetova dhe Gostivari për katër vite po përballen me probleme dhe mungesën e asistencës financiare nga pushteti qendror në realizimin e projekteve kapitale në interes të taksapaguesit shqiptarë apo atij ambienti multietnik. 

Shqiptarët si taksapagues të këtij vendi me 30 për qind mbushin buxhetin përmes taksave, ndërsa përgjigja konkrete në adresë të tyre është se vetëm rreth 5 për qind investohet apo rikthehet borxhi ndaj tyre përmes investimeve kapitale.  

"Shkupi 2014" projekti që gllabëroi mbi 200 milion euro ka djerrur edhe xhepat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët jetojnë nëpër getot apo komunat rurale që nuk kanë kushtet elementare të jetesës si rrugët, ujin e pijshëm, shërbime cilësore në çdo lëmi, etj.

Por, ky diskriminim çmendurak duhet të ndërpritet dhe për këto çështje ekzistojnë modele demokratike të rregullimit konstitucional dhe praktik.  Një rishikim i modelit të decentralizimit dhe një debat për hapjen e kartës së një autonomie më të gjerë fiskale dhe kulturore sipas modelit të Tirolit Jugor për shqiptarët në Maqedoni, herët apo vonë do të imponohet si agjendë e domosdoshme për të ndërprerë këtë hov të diskriminimit brutal.  

(Autori është ligjërues në Kolegjin ISPE)

Wednesday, May 30, 2012

Parlamenti Shqiptar asnjë kandidaturë në raundin e parë

Parlamenti i Shqipërisë nuk votoi sot kandidaturën e presidentit në raundin e parë të votimit, sipas Kushtetutës. 

Gjatë kësaj seance nuk u shtrua për votim edhe emri i kandidaturës së maxhorancës PD-LSI, Xhezair Zaganjori, pasi që kjo kandidaturë nuk u pranua nga ana e opozitës. 

Kryetarja e Kuvendit deklaroi se konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të përcaktuar datën e dytë për një raund të dytë zgjedhjesh presidenciale.

"Mazhoranca ka vendosur kandidatin në mënyrë të njëanshme por unë ende shpresoj për gjetjen e një kandidati konsensual. Nëse do të ketë apo jo votim të presim se cdo të ndodhë në seancën e parlamentit, nëse do të ketë apo jo votim", deklaroi përfaqësuesi i PS-së Gramoz Ruçi pas takimit me shefin e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozin.

Ndërkohë, lideri i LSI-së, Ilir Meta ftoi liderin e PS-së, Edi Rama për të propozuar një kandidaturë për presidentin.  (INA)

Suharekë: 71 vjeçar-it të rrahur ja gjejnë dhëmbët në mal

Plaku 71-vjeçar, B. Bujari nga fshati Duhël i Suharekës, ka pësuar keq kur ishte munduar t'i ndalë tre persona, që po prisnin dru në malin e tij. Ai është rrahur deri në alivanosje. Policia e cila ka dalë në vendngjarje ka gjetur së dëshmi dhëmbët që ia kishin thyer hajnat.

Policia në Prizren ka njoftuar se derisa B. Bujari (1941), po ruante bagëtinë në afërsi të fshatit, kishte dëgjuar se dikush po priste dru me sëpatë në pyllin e tij. Ai është afruar të shihte se ç'po ndodhte dhe ka takuar tre persona që po vidhnin dru në pronën e tij.

Pasi 71-vjeçari kishte shprehur pakënaqësi dhe kishte filluar që në një rrasë guri të shënonte numrat e targës së "furgonit" të bardhë të vjedhësve të malit, ata e kanë sulmuar me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. 

Bariu i moshuar ka mbetur i alivanosur në vendin e ngjarjes dhe vetëm më vonë është kthjellur dhe ka arritur që të zvarritet gjerë në breg të rrugës. Kalimtarë të rastit e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë, e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

 "Dy dhëmbë të plakut B. Bujari nga fshati Duhël janë gjetur nga policia e Suharekës e cila ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes me rastin e sulmit që i është bërë nga tre të dyshuar të pa njohur të cilët po vidhnin dru në pyllin e viktimës", ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha.

Sipas mjekëve nga spitali, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për trajtim mjekësor. Polica ka nisur hetimin e rastit të cilin e kualifikon si sulm me lëndime të rënda./gazetajnk/paragrafi/

Cërvenkovski e fton në duel Gruevskin

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Branko Cërvenkovski e ka ftuar në duel televiziv kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. 

“Zotëri Gruevski, ejani t`ia themi të vërtetën popullit maqedonas. Eja njëherë të ulemi në një përballje publike, në një duel televiziv dhe para tërë opinionit të ballafaqojmë faktet dhe argumentet”, bëri thirrje lideri i opozitës maqedonase, duke theksuar se lidhur me këtë ftesë Gruevski duhet të marrë guximin.  

Ai shtoi se disa nga mediat qeveritare kanë lëshuar sinjale për mundësinë e lëshimit të një aktpadie kundër tij si lider opozite për publikimin e një sekreti shtetëror. “Syri nuk më trembet. Vetëm përpara, sepse as nuk do të më frikësoni dhe as që do të më heshtni. Vetëm në mënyrë plotësuese po më motivoni”, theksoi lideri i LSDM-së.  

Cërvenkovski ka theksuar se pret nga Gruevski të deklarohet para opinionit se pse kishte pranuar propozimin e emrit Republika e Maqedonisë (Shkupi) para Samitit të NATO-s, në vend të një propozimi më të mirë që nuk kishte pranuar në vitin 2005, dhe që ishte Republika e Maqedonisë. 

Nga ana tjetër, Gruevski sot para gazetarëve ka përjashtuar mundësinë për ballafaqim me Cërvenkovskin, duke shtuar se nuk dëshiron që të shpëtojë liderin e opozitës nga situata e tij e përfshirë në shpifje, dezinformime dhe manipulime të opinionit. (INA)

Thaçi në kërkim të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të Partisë Socialiste në Tiranë ka takuar Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), Edi Rama.

Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, janë shprehur shqetësime të përbashkëta për bllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë, pozitën e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë, situatën e sigurisë dhe shkeljen e të drejtave elementare, domosdoshmërinë e përpjekjeve konstruktive të të gjithë faktorit politik shqiptar për të dalë nga situata e ngërçit në Maqedoni dhe tema të tjera.

Pas takimit Kryetari i PS-së z.Rama është shprehur për mediat: 

"Ne sapo mbaruam një takim të paracaktuar me mikun tonë Menduh Thaçi, me të cilin ndamë shqetësimet për situatën e ngërçit në Maqedoni, si dhe për domosdoshmërinë që përmes sa më shumë përpjekjesh konstruktive e sidomos të gjithë faktorit shqiptar, Maqedonia të shkoi përpara në rrugën e demokratizimit, modernizimit e të zhvillimit. E, nuk mund të mos e shpreh dhe këtu gjithë konsideratën dhe vlerësimin për përpjekjet e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë lidhur me gjithçka që duhet bërë në të mirë të Maqedonisë, të popullit maqedonas dhe sigurisht në të mirë të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni."

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi ka thënë se:

"Jam në një mision të kërkimit të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni. Ishte kënaqësi të takoj zotin Rama që është një personalitet i rëndësishëm i politikës gjithëshqiptare. Gjithmonë në drejtim të kërkimit të ndihmës për ta zhbllokuar situatën pasi situata është shumë e keqësuar, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues, ashtu dhe në drejtimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që kriza ekonomike i vjen te dera Maqedonisë".

"Do të vazhdoj, kështu, të flas me këtë fjalor dhe me këtë interesim që sa më shpejt diçka të bëjmë për shkak se jam edhe drejtues i opozitës e mbaj një përgjegjësi shumë të madhe që situata të mos dalë nga kontrolli. Për këtë nuk është interesuar askush, as zoti Rama, as unë, as një shqiptar edhe normalisht e kam shpresën se me lidhjet e veta dhe me ndikimin e vet që ka edhe në Maqedoni edhe më gjerë do ta japë kontributin e tij", ka shtuar Thaçi. (INA)

Tuesday, May 29, 2012

KFOR po heq barrikadat, serbët grumbullohen

Rreth orës 11 ushtarët e KFOR-it kanë nisur një aksion për mënjanimin e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit. Ky veprim është shoqëruar nga alarmi i sirenave të strukturave ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, me të cilat zakonisht  bëhet me dije popullata se duhet të grumbullohet.

Mediat serbe po njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës po shkojnë në drejtim të Rudarit. 

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak.  

Sipas njoftimeve të medieve të Beogradit sot rreth orës 11 numër i madh serbëshishin grumbulluar te Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit me të marrë vesh se forca të KFOR-it të mekanizuara ndodheshin ter barrikadat.  Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën. (KD/INA) 

Donacion për doganat nga SHBA

Doganat e Maqedonisë sot pranuan një donacion të ambasadës amerikane me një vlerë prej 30 mijë dollarëve, kryesisht pajisje speciale. 

Ndihma u nda si pjesë e Programit të SHBA-ve për kontroll të importeve dhe të sigurimit kufitar, me qëllim të lehtësimit të punës së përditshme të doganierëve. 

Me këtë aparaturë do të zbulohet dhe matet rrezatimi radioaktiv i materialeve, kontrolli special i makinave, dylbi termike në operacione speciale gjatë natës, si dhe materiale tjera.  

Ambasadori amerikan Pol Volers deklaroi se këto pajisje do të përsosin kapacitetet për zbulimin e radiacionit dhe do të forcojnë autoritetet doganore në pikat kufitare. 

Sipas tij, për tetë vitet e kaluara, Maqedonia ka përfituar ndihmë në sferën e doganave përmes këtij programi të SHBA-ve. Nga ana tjetër, drejtori i Doganës, Vanco Kargov ka faleminderuar mbështetjen dhe ndihmën amerikane në këtë lëmi. (INA)

Lirohen pesë nga tetë shqiptarët e arrestuar nga Bujanoci

Janë liruar sot pesë nga tetë të burgosurit të arrestur në  një aksion të xhandarmërisë serbe  të ndërmarrë  në Komunën e Bujanocit. më 4 maj të këtij viti.

Sipas disa burimeve  jozyrtare  mësohet se pesë nga të arrestuarit janë liruar sot të cilët  vuanin dënimin në burgun e Beogradit. Ndërkohë ju njoftojmë edhe për emrat e të liruarve në fjalë.

Të burgosurit në fjalë ishin ish  ushtarë të UCPMB-së ndërkaq  prokuroria serbe i kishte ngarkuar  me veprën penale për krime lufte të bëra në Luginë të Preshevës. (R.Demiri/INA)

Sunday, May 27, 2012

Hoxhaj: Edhe tre njohje të reja brenda ditësh

Kosova brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tre shtete. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në një intervistë për mediat kosovare.

Duke u përgjigjur kritikave të deputetit Fatmir Limaj, rreth orientimit të gabuar të politikës së jashtme, vetëm në njohje, ministri Hoxhaj e ka mohuar këtë duke thënë se absolutisht nuk është e vërtet që politika e jashtme e Kosovës është orientuar vetëm në njohje.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda PDK-së, ku ka thënë se personalisht nuk e ka si synim kreun e partisë, por shprehet PDK, duhet të vazhdojë të rifreskohet me kuadro të rinj.

Për kreun e PDK-së, kryeministrin Hashim Thaçi, Hoxhaj thotë se është një lider dhe profil përtej Kosovës i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-në. Ndërsa aderimin e Kadri Veselit në PDK, e vlerëson si lajm të mirë, që fuqizon PDK-në por edhe Kosovën. 

I pyetur për vendimin e qeverisë për aplikimin e vizave për disa shtete, Hoxhaj ka theksuar se nuk do të ketë asnjë ndikim te njohjet e reja. (INA)

Agim Aliu i PDK-së zgjidhet kryetar i Ferizajt

Në orën 21, Valdete Daka, kryetare KQZ-së kumtoi rezultate preliminare e balotazhit për kryetar të komunës së Ferizajt që u mbajtën sot.

Ftues i balotazhit është përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliui cili ka marrë  57. 59 për qindtë votave kundruall përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj që ka marrë 42.41.

Pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e ultë sesa në garën parë për të parin e komunës së Ferizajt. Sot në votime kishin 27.49 për qind e votuesve, kundruall 31 për qind kishin votuar në raundin a parë të zgjedhjeve.

Zgjedhjet kanë kaluar pa incidente ndërsa Demokracia në Veprim ka shënuar disa parregullsi gjatë votimeve./Koha/

Bllaca pohon se urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë”

Bllaca pohon se urdhrat për vrasje i jepnin "të mëdhenjtë"

I veshur me jelek antiplumb dhe me tri çanta me dokumente, dy prej të cilave ia mbanin policët e EULEX-it, Nazim Bllaca ka hyrë i qetë të mërkurën në seancën e radhës në procesin gjyqësor "Bllaca II", që po zhvillohet, siç i quan ai, kundër ish-bashkëpunëtorëve me të cilët kishte kryer një vrasje dhe dy tentim vrasje.

Për më shumë se pesë orë, dëshmitari Bllaca i vetëshpallur pjesëtar i SHIK-ut dhe vrasës, ka treguar dje në detaje para trupit gjykues për përgatitjet që ai me Faruk Gashin, Shpresim Ukën, Shaban Sylën, Driton Hajdarin, Bekim Sylën e Sadik Abazin, i kishin bërë për ta kidnapuar ish-aktivistin e LDK-së, Ismet Arifi, dhe për ta vrarë kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj gjatë vitit 2000, Adem Salihaj. Për t'i kryer këto "detyra", Bllaca ka thënë se kishin marrë urdhër nga njerëzit e mëdhenj të cilët edhe po u bënin presion pasi që në atë kohë LDK-ja e PDK-ja kishin raporte të acaruara. Me këtë rast, Bllaca ka deklaruar se pasi kishin marrë urdhrin për kidnapimin e Arifit, ai së bashku më Shpresim Ukën, kishte qëndruar në hyrje të korridorit ku po jetonte në atë kohë Arifi, kurse Bekim Syla, Sadik Abazi e Driton Hajdari i ishin ofruar derës së banesës së Ismet Arifit me qëllim që ta tërhiqnin atë dhe ta merrnin me vete. Por plani i tyre kishte dështuar pasi që Arifi nuk ishte dorëzuar dhe se në përleshje e sipër ishte plagosur Driton Hajdari ka kujtuar dëshmitari Bllaca. Pas kësaj të gjithë ishin larguar nga kompleksi ku po jetonte Arifi.

  Plani për Arifin – të dërgohej në Shqipëri

Gjatë dëshmisë së tij, Bllaca ka kujtuar se te banesa e Ismet Arifit kishin shkuar me një qëllim.

"Po më vjen keq me thanë, por do ta them. Ismet Arifi ishte punëtor i Shërbimit Sekret Ushtarak të Serbisë, kështu na kishin konfirmuar neve", ka thënë Bllaca. "Ne e kishim përcjellë atë dhe pasi që nuk kishim mundur me qitë në kurth vendosëm me i shku te banesa. Qëllimi ynë ka qenë me kidnapu dhe me nxjerr të gjallë nga banesa e tij", ka rrëfyer Bllaca, shumë i qetë, derisa herë pas here deklaratat e tij kanë qenë kundërthënëse me ato që i kishte deklaruar më herë.

Por, kjo nuk e ka penguar Bllacën që të tregojë vazhdimin e planit pas kidnapimit të Arifit.

"Pastaj e kemi ditë relacionin që kemi pas me qu në fshatin Rusinovc në Lipjan e prej aty në Shqipëri e këta e dinë qysh kanë pas me qu në Shqipëri", është përgjigjur Bllaca, derisa ka shikuar nga të akuzuarit.

Dhe me këtë rast ka qenë avokati mbrojtës i Shaban Sylës, Haxhi Millaku, ai që e ka provokuar Bllacën, duke i thënë se po rren. Kjo ndërhyrje e ka nervozuar dëshmitarin Bllaca, i cili iu ka kthyer avokatit Millaku, duke i thënë "mshele gojën ti, nuk je që i vërteton deklaratat e mia".

Situata është qetësuar nga kryetari i trupit gjykues, Torre Tomassen, dhe më pas Bllaca ka vazhduar rrëfimin e tij duke bërë me dije se grupi i angazhuar për kidnapimin e Arifit e kishte vizituar më herët fshatin Rusinovc ku kishin marrë urdhër ta dërgonin atë pas kidnapimit.

"Atje ishte presoni i cili do ta strehonte dhe do ta rehatonte diku tjetër Ismet Arifin. Nuk më vjen marre për këtë sepse jam tu fol për një mik të familjes së tyre", është shprehur Bllaca, duke aluduar në Shpresim Ukën, i cili ka lidhje familjare me Ismet Arifin.

Por, ky plan u kishte dështuar dhe Bllaca me shokë kishte vendosur të tërhiqeshin përkohësisht.

"Pasi që na dështoi ky plan, jemi tërhequr, por të vendosur për t'iu kthyer prapë Ismet Arifit. Por, pas kësaj ngjarjeje më kurrë nuk e kam parë Ismet Arifin", ka thënë Bllaca.

Në seancën e së mërkurës, Bllaca ka dëshmuar edhe për planin për ta vrarë ish-kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj, Adem Salihaj, gjatë vitit 2000. Urdhrin për këtë, Bllaca ka thënë ta kenë marrë nga deputeti aktual në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla, e të cilin ia kishte përcjellë, Shpresim Uka.

"Në kuadër të vëzhgimeve kishte dalë në skenë edhe emri i Adem Salihajt. Për këtë, takimet e para i nisëm në prill-maj të 2000 dhe urdhri për këtë kishte ardhur nga Azem Syla të cilin na kishte përcjell Shpresim Uka. Paraprakisht ishim takuar në Ekrem Jasharin dhe Azem Sylën në Prishtinë dhe prej aty kemi filluar ta përcillnim Adem Salihajn", ka treguar Bllaca.

Ky i fundit, sipas planit të bërë, ishte angazhuar që të bënte transportimin e armëve në depon e Fauk Gashit prej ku çdo ditë ishin furnizuar me armë pasi që për shkak të kontrolleve të mundshme nga KFOR-i i kthenin armët herë pas herë në depo.

"Unë personalisht i kam përcjell armët deri në depon e Faruk Gashit në Ferizaj. Së pari i kemi stacionu armët, pastaj kemi filluar ta vëzhgojmë unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Faruk Gashi, Driton Hajdari e për Bekim Sylën nuk jam i sigurt a ka qenë", ka deklaruar Bllaca.

Ky i fundit e kishte përcjellë Salihajn çdo hap, por ka pranuar se në disa raste kishte munguar pasi që në të njëjtën kohë, Bllaca punonte edhe arsimtar në një shkollë në Komunën e Lipjanit.

"E kemi përcjellë hap pas hapi, por kuptohet që ndonjëherë kam munguar se kam punuar në atë kohë arsimtar i biologjisë në shkollë në Lipjan", e ka arsyetuar mungesën e tij, dëshmitari Bllaca.

Por, sipas tij, plani për Adem Salihajn ka qenë krejtësisht tjetër.

"Për Ademin situata ka qenë ndryshe që mundësia e parë si të na jepej ta vrajmë. I kemi shku mbrapa e kemi përcjellë gjithë kohën nëpër qytet, i kemi shku edhe te shpija e kemi këqyrë për dritare. Pra i ofroheshim çdo ditë e më shumë", ka thënë Bllaca. 

  Urdhri për Salihajn – të vritej menjëherë

Për të kryer punë siç ka theksuar Bllaca, ata e kishin pritur Salihajn që të kthehej në shtëpi nga një tubim në të cilin kishte marrë pjesë.

"Ishte 12 qershor edhe kishte një tubim në Ferizaj dhe ne e përcollëm vazhdimisht. Ndërkohë që kur u kry tubimi unë bashkë me Shpresim Ukën me veturë të tipit BMW ngjyrë të zezë dhe Shaban Syla e Driton Hajdari u ndamë në dy grupe dhe shkuam në rrugën ku jeton Adem Salihaj e cila ka dy hyrje", ka kujtuar Bllaca.

Aty kishin pritur ardhjen e Salihajt dhe, sipas tij, marrëveshja kishte qenë që cili ta kishte më afër të qëllonte mbi të.

"U ndalëm aty me pritë dhe plani ishte që kush e ka më afër kah ana që hyn ai me kry punë. Ai kur erdhi, unë e Shpresimi ishim pak më larg e në anën tjetër ishin Shaban Syla e Driton Hajdari. Ai hyri në oborr dhe kështu dështuam. Pas kësaj u nisëm për në Prishtinë dhe u mbajt një takim ku u dhanë dy versione ai i Shaban Sylës që tha se ju ka koqit arma dhe versioni i Driton Hajdarit që Shaban Syla është frikësuar dhe nuk ka guxoftë më shkrep armën", ka potencuar Bllaca.

Edhe për këtë dështim Bllaca ka treguar se është dashur të njoftoheshin të mëdhenjtë.

"Për këtë është deshtë me raportu, e Azem Syla e Ekrem Jashari e dinin se më 12 qershor u ba kjo punë, këtë e kanë ditë krejt stafi i PDK-së", është shprehur Bllaca, duke treguar se Shaban Syla kishte pasur në ato momente një pistoletë të tipit TT, kurse Driton Hajdari, një skoropion me të cilin ishte vrarë Ibush Kllokoqi. Ky dështim i planit e kishte sistemuar Bllacën me një pozitë tjetër në SHIK. Ai ka treguar se tani më vetëm po hartonte raporte të cilat në cak kishin njerëzit e LDK-së. Ndërsa, më 2002 kishte vendosur që të tërhiqej nga SHIK-u, edhe pse takimet me bashkëpunëtorët e tij i kishte vazhduar në baza ditore. Ndërkohë që së bashku me Faruk Gashin kishte filluar të bënte biznes me patundshmëri. Dhe pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve në biznes, Bllaca ka thënë se u prishën raportet e tij me Faruk Gashin, pasi që Gashi në 2006 nuk ia kishte bërë një pagesë prej 150 mijë eurosh të një parcele të cilën Bllacës ia kishte falur Habib Cakaj edhe pse ajo ishte pronë e "Auto Prishtinës". Nga ky moment Bllaca kishte kërkuar ndihmë nga Azem Syla, i cili i kishte premtuar atij se do ta detyronte Gashin që t'ia bënte pagesën. Ndërkohë që në takimin me Azem Sylën në 2007, Bllaca ka thënë se ia kishte treguar Azem Sylës edhe listën me emrat e qytetarëve që ishin pikasur për t'u vrarë, por ajo listë nuk kishte ngjallur farë kureshtje te Syla, i cili, sipas Bllacës, kishte theksuar se vrasja e Sali Gashit dhe Adem Lahut nuk i interesojnë, ndërsa për Ismet Arfin kishte propozuar që të vazhdonin aksionin. Pas këtij takimi, Bllaca kishte dalë me plot dyshime dhe kishte vendosur që të raportonte në Polici të Kosovës për këto dy vrasje, ndërkohë që e kishte kuptuar se bashkëpunëtorët e tij e kishin paguar Hysri Ramën për ta vrarë Bllacën. Madje, për këtë e kishin njoftuar edhe familjen e Bllacës. Dhe pas kësaj Bllaca ka thënë se ishte detyruar që ta njoftonte UNMIK-un dhe se për një moment kishte menduar që të largohej nga Kosova.

Procesi gjyqësor "Bllaca II", do të vazhdojë nesër dhe pasnesër. 

Legjenda: Në seancën e së mërkurës, Bllaca ka dëshmuar edhe për planin për ta vrarë ish-kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj, Adem Salihaj, gjatë vitit 2000. Urdhrin për këtë, Bllaca ka thënë ta kenë marrë nga deputeti aktual në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla, nëpërmjet Shpresim Ukës

Kandidati i PDK-së, Agim Aliu zgjidhet kryetar i Ferizajit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu ka fituar zgjedhjet e djeshme lokale në komunën e Ferizajit. 

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aliu ka fituar 57. 59 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës Adem Salihaj ka fituar 42.41 për qind të votave.

Sipas KQZ në balotazh ka pasur një numër të vogël të votuesve, edhe ate 27,49 për qind, pas thirrjes të disa partive për të bojkotuar zgjedhjet. Zgjedhjet kanë kaluar pa incidente ndërsa Demokracia në Veprim ka shënuar disa parregullsi gjatë votimeve.

Zgjedhjet në Ferizaj u mbajtën pasi që ish-kryetari i komunës Bajrush Xhemajli u detyrua të vuaj burgun, për shkak të shkaktimit të vdekjes së një qytetari në një aksident në hyrje të Prishtinës. (INA)

Lesi letër Kadaresë: Është koha për President

Kryetari i Lëvizjes Demokristiane të Shqipërisë, Nikollë Lesi përmes një letre i ka bërë thirrje shkrimtarit të madh Ismail Kadare që të pranojë propozimin për President të Shqipërisë. 

Letra e tij vjen pas një letre të drejtuar nga ana e Këshillit studentor të Shkodrës, në adresë të shkrimtarit Kadare. 

Por, Lesi, që është pjesë e koalicionit qeveritar dhe zëvendësministër i Kulturës e sheh kandidaturën e Kadaresë si të rëndësishme dhe strategjike për të ardhmen e vendit dhe për nxjerrjen e vendit nga kriza politike. 

"Duhet të pranoni kandidaturën e Presidentit të Republikës! Nuk mundet që Ju, në këtë katrahurë politike, ku vendi është shumë pranë statusit kandidat për në Bashkimin Europian, të refuzoni apo të rrini duke e vrojtuar nga larg zjarrin që po vjen, zjarr që do të djegë edhe për disa vite ëndërrat e shqiptarëve, për ato ëndërra e për atë shpirt për të cilin ju keni shkruar e derdhur në art, art për të cilin, çdo shqiptar, krenohet kur përmend emrin tënd, ISMAIL KADARE", thuhet në letrën e Lesit. 

Sipas tij, ky do të ishte shans i madh për ne, shqiptarët, por edhe për Ju, i dashur, i madhi Kadare. 

"Ju duhet ta jepni një mesazh, për ne, shqiptarët, se jeni gati të sakrifikoni diçka nga jeta juaj duke u vënë në krye. Dikush mund të të ketë thënë se është një stërmundim, porse nga stërmundimi, nganjëherë, mund të dalin veprat e mëdha edhe në fushën e letrave, i dashur Kadare. Nëse e pranoni, do t’i bënit një të mirë jo vetëm popullit e vendit, por edhe krejt politikës. Politika do të bëhej më elokuente e më njerëzore. E detyruar, porse do të bëhej në pak vite, e tillë, siç ju thashë, pasi nuk mund të thuhet nesër nga asnjë politikan asnjë fjalë kundër Presidentit Kadare. Se të gjithë e dinë mirë se kur flet Kadare nuk ka folur interesi personal apo klanor, por ka folur Kryetari i Shtetit", thekson Nikollë Lesi në letrën e tij drejtuar Kadaresë. (INA)

Saturday, May 26, 2012

EULEX-i do të jetë mision “më i lehtë dhe më fleksibil“

EULEX-i do të jetë mision "më i lehtë dhe më fleksibil"

Pa marrë parasysh kritikat, të cilat ndaj EULEX-it i kanë drejtuar disa deputetë të Parlamentit Evropian, por edhe diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë, zyrtarët në Bruksel që janë përgjegjës për këtë mision janë të mendimit se ai është një tregim i suksesshëm. Për mungesën e sukseseve në disa fusha ata fajësojnë rrethanat politike.

EULEX-i është duke kaluar përmes një lloj transformimi që pritet të rezultojë me ndryshime në terren. Këtë e ka konfirmuar të premten në Bruksel edhe komandanti për operacione civile të BE-së, Hansjoerg Haber, i cili ka thënë se në të ardhmen synohet që EULEX-i të jetë një mision "më i lehtë, por më fleksibil". Ai ka konfirmuar se fokusi i punës së EULEX-it në Kosovë në të ardhmen do të jetë më shumë në komponentët gjyqësorë sesa në ata policorë. Kjo, sipas tij, do të reflektojë edhe përparimin e arritur nga autoritetet e Kosovës, ndërsa EULEX-i do të jetë më i pranishëm aty ku Kosova ka më shumë nevojë për asistencë, e kjo është fusha e drejtësisë.

Sipas këtij zyrtari të lartë të BE-së, edhe në të ardhmen fokusi kryesor i EULEX-it në fushën e drejtësisë do të jetë në rastet e krimeve të luftës, krimeve të organizuara dhe korrupsionit në nivel të lartë./Koha/

Thaçi nuk ia beson Edita Tahirit dialogun për veriun

Fundi i takimeve në kuadër të dialogut teknik do të shënojë edhe fundin e përfaqësimit të Kosovës në një dialog nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator. Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi.

Më parë është konsideruar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi si një nga njerëzit që mund ta udhëheqë këtë dialog, ka bërë të ditur për gazetën një zyrtar i lartë qeveritar./Koha/

Lirohet Ramush Haradinaj në shtëpi

Lirohet Ramush Haradinaj në shtëpi

Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin lidhur me aktakuzën ndaj tij. Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur burime të sigurta, sipas të cilave prokuroria nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj diku kah fillimi i gushtit.

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, ka vendosur që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Gjykata ka kërkuar që deklaratat përfundimtare të prokurorisë dhe të mbrojtjes të paraqiten me shkrim deri më 11 qershor.

Ish kryeministri i cili ishte shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim në korrik të vitit 2010 dhe prej atëherë po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës.

Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 19 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte.

23 në burg, 10 duan të shkojnë në vendlindje

Të dënuar për vrasje, grabitje, tregti me armë, me njerëz dhe për vepra të tjera penale, një pjesë e të dënuarve që vijnë nga Kosova e Shqipëria me vite mbeten në qelitë e burgut të Idrizovës, megjithëse vazhdimisht shprehin interes për t’u transferuar në burgjet e vendeve nga të cilat vijnë

Shkup, 26 maj – Katërmbëdhjetë shtetas të Shqipërisë dhe nëntë të tjerë të Kosovës për momentin janë duke vuajtur dënime në burgun e Idrizovës, ndërsa për dhjetë prej tyre janë duke rrjedhur procedurat për ekstradim ose transferim në Shqipëri ose Kosovë. Të dënuar për vrasje, grabitje, tregti me armë, tregti me njerëz dhe për vepra të tjera penale, një pjesë e të dënuarve që vijnë nga dy shtetet fqinje me vite mbeten në qelitë e burgut më të madh të vendit, megjithëse vazhdimisht shprehin interes për t’u transferuar në burgjet e vendeve, nga të cilat vijnë, sepse transferimi do t’u mundësonte një sërë privilegjesh. Interesimi për t’u transferuar në vendlindje konfirmohet nga vet të dënuarit që vijnë nga Kosova e Shqipëria, të cilët duke insistuar në anonimitet, shprehen se atyre vazhdimisht u janë refuzuar kërkesat për t’u kthyer vendlindje. Në favor të deklaratave të të burgosurve shkojnë edhe qëndrimet e punonjësve ose ish punonjësve të institucioneve penetenciare vendase, të cilët kanë sqaruar se procedurat e ekstradimit ose transferimit të të dënuarve të huaj, janë të qarta dhe ofrojnë mundësi për t’i kthyer të dënuarit në vendlindje, megjithatë vet shtetet nuk janë të interesuara për t’i pranuar. Megjithëse zyrtarët e tanishëm të institucioneve përkatëse mohojnë problemet gjatë ekstradimit ose transferimit të shtetasve të huaj, duke sqaruar se në të gjitha rastet kur plotësohen kushtet e parapara me ligj, të dënuarit e huaj kthehen në vendlindje, kohë më parë mosinteresimi i dy vendeve fqinje për t’i pranuar shtetasit e tyre është konfirmuar nga ana e zyrtarëve të lartë të burgut të Idrizovës.

“Ne duam dhe jemi të interesuar që shtetasit e huaj të transferohen në vendlindje dhe atje ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit, megjithatë – Kosova dhe Shqipëria janë shtetet të cilat refuzojnë t’i pranojnë shtetasit e tyre, të cilët për vepra të ndryshme penale, janë duke vuajtur burg në Maqedoni. Transferimi i shtetasve të këtyre dy vendeve në vendlindje do ta lehtësonte punën tonë dhe do të lironte një numër të caktuar vendesh në Idrizovë, por para se gjithash, të dënuarve do t’u mundësonte që t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë me ligj, të drejta që nuk mund t’u mundësohen nëse dënimin e vuajnë në një shtet të huaj”, ka thënë kohë më parë Mile Mlladenovski, ish drejtori i burgut të Idrizovës. Nga ana tjetër, përgjegjësit e dy ministrive përkatëse në Maqedoni dhe Kosovë sqarojnë se vet procedura e ekstradimit ose transferimit të një të burgosuri në vendlindje, është e komplikuar dhe kërkojnë shumë kohë, megjithatë mohojnë problemet ose mosinteresimin për t’i pranuar të dënuarit për t’i vuajtur dënimet në vendlindje.

“Është e vërtet që procedurat zgjasin shumë, por nuk mund të flasim për probleme gjatë ekstradimit ose transferimit të të dënuarve. Vet natyra e procedurës është e komplikuar dhe kërkon të kalohen shumë filtra para se të realizohet një ekstradim ose një transferim. Pavarësisht mbipopullimit të burgjeve të Kosovës, ne mbetemi të hapur për t’i pranuar të gjithë shtetasit tanë që janë duke vuajtur burg në ndonjë shtet të huaj”, tha Resmi Hoxha, shefi i shërbimit korrektues i Kosovës, vend me të cilin Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje ekstradimi dhe transferimi në fillim të prillit të vitit të kaluar. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua në Prishtinë, kur dy vendet në nivel ministrash shprehën gatishmëri për t’i ofruar njëri-tjetrit ndihmë juridike. Kohë më parë, një mendim të ngjashëm ka shprehur edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, sipas të cilit, “nuk ekzistojnë pengesa ligjore dhe as vullneti për t’i ndihmuar të dënuarit shqiptarë që gjenden në burgun e Idrizovës që pjesën e mbetur të dënimeve ta kalojnë në burgjet e Shqipërisë”.

Ndërkaq, në Ministrinë e Drejtësisë kanë konfirmuar refuzimin e shumë kërkesave për ekstradim ose transferim në vendet fqinje, megjithatë sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, në rastet konkrete nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e parapara me ligj. “Nga Kosova dhe Shqipëria kemi gjithsej 23 të dënuar. Për dhjetë prej tyre janë duke vijuar procedurat e ekstradimit ose transferimit në vendlindje, por për momentin nuk mund të themi sa prej tyre do të realizohen”, tha Elirjana Zilbeari nga zyra për marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë së Drejtësisë. (I.I./KOHA)

Përtej ndryshimeve të MO-së

Edhe pas përfshirjes së postulateve të Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetuta vazhdon të shikohet me sy dyshues nga shqiptarët. Partitë politike shqiptare kanë kërkesa konzistente për ndryshimin e saj, mirëpo konsistenca e tyre ka qenë e luhatshme, varësisht nga pozita e të qenit në opozitë ose pushtet. Deri më tani këto kërkesa janë artikuluar vetëm në platformat partiake, por jo edhe në iniciativa apo marrëveshje konkrete për ndryshime kushtetuese gjatë koalicioneve me partitë maqedonase

Shkup, 26 maj - Kushtetuta e Maqedonisë vite të tëra nga shqiptaret konsiderohet si gjenerator i krizash në marrëdhëniet ndëretnike. Madje, edhe pas përfshirjes së postulateve të Marrëveshjes së Ohrit, ajo vazhdon të shikohet me sy dyshues nga shqiptarët. Partitë politike shqiptare në këtë drejtim me kërkesat e veta kanë qenë konzistente, mirëpo konsistenca e tyre ka qenë e luhatshme, varësisht nga pozita e të qenit në opozitë ose pozitë. Megjithëse partitë shprehin pakënaqësi për statusin juridik të shqiptarëve, kërkesat e tyre deri më tani janë artikuluar vetëm në platformat partiake, por jo edhe në iniciativa apo marrëveshje konkrete për ndryshime kushtetuese gjatë koalicionimeve me partitë maqedonase. Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, mban qëndrimin se Kushtetuta e tashme është e mjaftueshme, por se duhet punuar ende në zbatimin e përmbajtjes së saj dhe ligjeve që u miratuan bazuar nga ajo. Ndërsa, Partia Demokratike Shqiptare është shprehur hapur kundër rregullimit të tashëm kushtetutës të Maqedonisë dhe ajo ka propozuar modelin e federalizmit, përkatësisht krijimin e njësive territoriale në baza etnike, atë shqiptare dhe maqedonase, me institucionet e tyre vetanake dhe me ato qendrore të përbashkëta në krye të vendit.

 Pro-ndryshimit të Kushtetutës, është edhe RDK-ja e Rufi Osmanit, sipas të cilës duhet një kushtetutë e re për të përmirësuar pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, aprovimit i të cilës do të përcaktonte një koncept të ri të definimit të shtetit dhe barazisë së kombeve por në të njëjtë kohë do të ishte bazament më i sigurt për zhvillimin proceseve eurointegruese. Sipas analistëve politik dhe profesorëve të të drejtës kushtuese, shqiptarët edhe pse kanë kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, ato sërish janë të ndjeshëm për ta ngritur guximshëm këtë çështje, duke shpresuar se integrimi euroatlantik i Maqedonisë vetvetiu dhe spontanisht do të krijojë mundësi që maqedonasit më lehtë ta pranojnë faktin se Maqedonia duhet ta ndërrojë konceptin themeltar të funksionimit të shtetit. 

VMRO dhe LSDM i mashtrojnë shqiptarët 

Analisti politik Alajdin Demiri thotë disa herë deri më tani janë bërë ndryshime “kozmetike” të Kushtetutës, të cilat në esencë nuk ofrojnë stabilizim të shtetit dhe marrëdhënieve ndëretnike, por janë orvatje për të blerë kohë. “Partitë ekzistuese i ikin përgjegjësisë për ndryshime eventuale. Këtë posaçërisht e bëjnë partitë maqedonase të cilat e kanë bërë praktikë të veprimit politik se cila do të jetë më restriktive ndaj shqiptarëve dhe cila do të ofrojë koncept më unitar të shtetit. Mirëpo, shterpësia e këtij koncepti, kriza ciklike, thellimi krizës, posaçërisht i asaj ndëretnike është alarmi që tregon se është koha për ndryshime të këtilla, është koha për konceptim të shtetit stabil me marrëdhënie ndëretnike të stabilizuara”, thotë analisti politik Alajdin Demiri. Ai thekson se ndryshimet kushtetuese do të jetë edhe kërkesë potenciale e BE-së në negocimin eventual si shtet stabil me marrëdhënie ndëretnike të stabilizuara. 

“Esullimi është i domosdoshëm, në të kundërtën edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja, do të fillojnë të humbin rejtingun, të fundosen, se ky koncept i këtyre partive është duke thelluar krizën, nuk është duke ofruar asgjë pozitive për shtetin”, vlerëson Demiri. Ai vëren se ndjeshmëria e partive shqiptare për të mbajtur llogari për partitë maqedonase rreth ndryshimeve kushtetuese dhe integrimet euroatlantike, që kushtëzohen edhe me ndërrimin e emrit, në vazhdimësi po i harxhon politikisht partitë shqiptare. 

“Sot BDI heq dorë nga kërkesat e veta programore për hir të një stabiliteti të shtetit, për hir të anëtarësimit në NATO dhe BE, kështu dje e bënin PPD-ja dhe PDSH-ja, duke i lënë vend një kohe të ardhshme e cila duhet të vijë, mirëpo kjo kohë e sotme është duke i harxhuar partitë politike shqiptare në agoninë e tyre të pritjes dhe është koha e zgjimit të partive politike shqiptare dhe këmbëngulja në këto kërkesa, që ç’është e vërteta i kanë edhe programore, duhet sa më parë pasi në të kundërtën edhe ata rrezikojnë të zhbëhen. Pritja e pafund do t’i eliminojë partitë shqiptare nga të qenit në politikë. Këtë situatë shumë mirë e kanë kuptuar VMRO-ja dhe LSDMja, se kur u ofrojnë koalicion atyre, u ofrojnë edhe tema të paprekshme si koncepti multietnik, i cili duhet mos të preket, dhe disa procese vitale të heshtën. Ky është çmim i politik-bërjes së partive shqiptare aktualisht”, thotë analisti politik Alajdin Demiri. 

Maqedonia si “federatë funksionale” 

Duke i komentuar kërkesat e partive shqiptare për një avancim të ri kushtetues të pozitës së shqiptarëve pas Marrëveshjes së Ohrit, njëri ndër figurat juridike me ndikim në VMRODPMNE, Vllado Popovski, thotë se zgjidhja e mundshme dhe perspektiva e Maqedonisë është në të ashtuquajturën federalizim funksional të sistemit në fushën e të drejtave etnike, kulturore, dhe arsimore dhe vetëqeverisjes lokale, por jo federalizim territorial

. “Mekanizmi i Badinterit deri tani është mekanizmi më efikas për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive joshumicë. Ai përjashton çfarëdo majorizimi në domenet e marrëdhënieve ose në çështjet të cilat janë të kontraktuara dhe që mund të jenë të kontraktuara. Themi se ky princip ka veprim të ndarjes së pushtetit ose “federalizim” të vendimmarrjes për arsye se që të dyja shumicat që kërkohen të sillet ligj i caktuar në realitet luajnë rolin e dy dhomave, dhomës së qytetarëve dhe dhomës së bashkësive etnike. Ai model mund të funksionojë në mënyrë shumë efikase nëse aktorët dhe personat në të e kryejnë punën plotësisht dhe ndërgjegjshëm”, ka deklaruar eksperti juridik, Vllado Popovski gjatë një interviste, që është transmetuar në gazetën “KOHA” të datës 26 shkurt 2010. Por, sipas eskpertëve shqiptar të të drejtës kushtetuese “federata funksionale” nuk përbën ndonjë ndryshim esencial të statusit juridik të shqiptarëve, ndërsa mund të barazvlerësohet me rregullimin e të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit përmes mekanizmave të rinj. Shtrembësia e 

Kushtetutës së parë, vështirë korrigjohet

 Profesori i të drejtës kushtetuese në UEJL-, Jeton Shasivari, thotë se njëzetvjeçari i miratimit të Kushtetutës përputhet në tërësi me thënien romake: “Çka është e shtrembër që nga fillimi, nuk mund të korrigjohet me kalimin e kohës” sepse, thekson ai, as miratimi i Kushtetutës të ’91-shit dhe as amendamentet kushtetuese tëMO-së të vitit 2001 nuk e rikthyen statusin e popullit konstitutiv për shqiptarët, status ky që u shfuqizua me amendamentin LVI të vitit 1989 për Kushtetutën e ish- RSM-së të vitit 1974 nën ndikimin e drejtpërdrejtë të diktatorit serb Millosheviq, ngjashëm siç veproi me shfuqizimin e autonomisë së Kosovës. “Madje, edhe preambula kushtetuese në fuqi e vitit 2001 edhe pse i vendosë qytetarët si konstitues të shtetit, prapëseprapë popullin maqedonas e përkufizon si etnos-komb, ndërkaq, shqiptarët si pjesë të popullit, përkatësisht pakicë kombëtare, gjë që paraqet një diskriminim të hapur kushtetues të qytetarëve qysh në hyrje të Kushtetutës”, thotë profesori Shasivari.

 Ai thotë se problem në vete është edhe modeli i demokracisë konsensuale, federalizimi jo territorial ose funksional, i njohur edhe si “power sharing”(ndarje e fuqisë) përkatësisht ndarja horizontale e pushtetit qendror. “Disa elemente të tij funksionojnë që nga viti 1991, përkatësisht që nga qeveria e parë shumëpartiake e deri sot, duke manifestuar më tepër mangësi se sa përparësi në qeverisjen njëzetvjeçare me diversitete etnike, kulturore, ekonomike, sociale dhe politike në vend. Pra, edhe pse në të gjitha përbërjet e qeverive në vend nga e para e vitit 1991 e deri tek ajo e fundit e vitit 2011 kanë marrë pjesë parti të ndryshme politike shqiptare, megjithatë, modeli në fjalë nuk paraqet një formë reale të ndarjes së pushtetit, por një tentativë për përfshirjen e elitave politike shqiptare në qeveri”, vlerëson Shasivari. Ai thotë se modeli i demokracisë konsensuale nuk balancon dallimet brenda një tërësie, sidomos në një shoqëri heterogjene siç është ajo e Maqedonisë, dhe nuk mundëson që popujt e ndryshëm të punojnë secili për vete në mënyrën e vet.

 ”Prandaj, kur kihen parasysh këto fakte, mendoj se në të ardhmen duhet angazhuar në rrugë politike, shkencore dhe demokratike që të promovohet federalizimi ose kantonizimi si një model i ndarjes vertikale ose territoriale e pushtetit shtetëror në qendër, sepse ky model i rregullimit shtetëror është dëshmuar si një qeverisje efikase me diversitetet etnik, kulturore, historike, ekonomike, sociale dhe politike në vendet ku funksionon me sukses si për shembull Zvicra dhe Belgjika, dhe si i tillë u përgjigjet në tërësi edhe rrethanave të Maqedonisë”, thotë profesori i të drejtës kushtetuese Jeton Shasivari. Ndryshe, Kushtetuta e parë pas pluralizmit u miratua nga Parlamenti më 17 nëntor të vitit 1991, pas shkëputjes nga Federata Jugosllave dhe Referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991. (Besim Iljazi/KOHA)

Koshtunica: Do të kërkojnë të heqim dorë nga Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-kryeministri i këtij vendi, Voisllav Koshtunica ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të kërkojnë nga Serbia që të heq dorë nga Kosova që të mund të fitojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ai ka shprehur besimin e tij se i sapo zgjedhuri president i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kur edhe formalisht këtë t'ia thotë Brukseli, ai do t'ia komunikojë popullit serb këtë kërkesë.

"Publiku në Serbi duhet ta dijë që së shpejti BE do të fillojë me presionet dhe nënçmimet më të ashpra ndaj Serbisë, nga e cila do të kërkojë që plotësisht të heq dorë nga Kosova për llogari të fillimit të dialogut për anëtarësim në BE. Porositë më përmbajtje të këtillë tanimë janë duke ardhur në Serbi nga diplomat të vendeve të BE-së", ka thënë Koshtunica, shkruajnë mediet serbe.