Saturday, May 26, 2012

Lirohet Ramush Haradinaj në shtëpi

Lirohet Ramush Haradinaj në shtëpi

Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin lidhur me aktakuzën ndaj tij. Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur burime të sigurta, sipas të cilave prokuroria nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj diku kah fillimi i gushtit.

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, ka vendosur që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj. Gjykata ka kërkuar që deklaratat përfundimtare të prokurorisë dhe të mbrojtjes të paraqiten me shkrim deri më 11 qershor.

Ish kryeministri i cili ishte shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim në korrik të vitit 2010 dhe prej atëherë po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës.

Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 19 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte.



No comments:

Post a Comment