Tuesday, May 29, 2012

KFOR po heq barrikadat, serbët grumbullohen

Rreth orës 11 ushtarët e KFOR-it kanë nisur një aksion për mënjanimin e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit. Ky veprim është shoqëruar nga alarmi i sirenave të strukturave ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, me të cilat zakonisht  bëhet me dije popullata se duhet të grumbullohet.

Mediat serbe po njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës po shkojnë në drejtim të Rudarit. 

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak.  

Sipas njoftimeve të medieve të Beogradit sot rreth orës 11 numër i madh serbëshishin grumbulluar te Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit me të marrë vesh se forca të KFOR-it të mekanizuara ndodheshin ter barrikadat.  Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën. (KD/INA) 



No comments:

Post a Comment