Tuesday, May 29, 2012

Donacion për doganat nga SHBA

Doganat e Maqedonisë sot pranuan një donacion të ambasadës amerikane me një vlerë prej 30 mijë dollarëve, kryesisht pajisje speciale. 

Ndihma u nda si pjesë e Programit të SHBA-ve për kontroll të importeve dhe të sigurimit kufitar, me qëllim të lehtësimit të punës së përditshme të doganierëve. 

Me këtë aparaturë do të zbulohet dhe matet rrezatimi radioaktiv i materialeve, kontrolli special i makinave, dylbi termike në operacione speciale gjatë natës, si dhe materiale tjera.  

Ambasadori amerikan Pol Volers deklaroi se këto pajisje do të përsosin kapacitetet për zbulimin e radiacionit dhe do të forcojnë autoritetet doganore në pikat kufitare. 

Sipas tij, për tetë vitet e kaluara, Maqedonia ka përfituar ndihmë në sferën e doganave përmes këtij programi të SHBA-ve. Nga ana tjetër, drejtori i Doganës, Vanco Kargov ka faleminderuar mbështetjen dhe ndihmën amerikane në këtë lëmi. (INA)



No comments:

Post a Comment