Thursday, May 31, 2012

Kryeministër a do të vetëarrestoheni

Në seancën e Parlamentit kanë vazhduar debatet dhe pyetjet e deputetëve kryesisht të opozitës në adresë të Qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. 

"Zotëri kryeministër, a do të vetëarrestoheni për shkak se partia e juaj nuk e mbuloi borxhin për zgjedhjet në vlerë prej 3 milion euro. A do të kërkojë kryeministri që lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski të përgjigjet penalisht për këtë vepër", ka qenë pyetja ironike e shtruar nga deputetja e LSDM-së, Ana Pavlovska – Daneva. 

Ajo ka pohuar se VMRO-DPMNE më shumë borxh i ka dy televizioneve proqeveritare Kanal 5 dhe Sitel, edhe ate një vlerë prej 2,4 milion euro. 

Por, kryeministri Gruevski theksoi se borxhi asnjëherë nuk mund të konsiderohet si vepër penale, dhe se me atë shkelet ligji, duke shtuar gjithashtu se Qeveria nuk paguan borxhet partiake me paratë e popullit. (INA)

 



No comments:

Post a Comment