Tuesday, July 31, 2012

Nuk ka shqiptarë në zonat e luftimeve në Siri

Luftimet që po zhvillohen në Siri kanë prekur edhe shqiptarët. Megjithëkëtë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës bëjnë të ditur se nuk ka asnjë shtetas kosovarë që ndodhet në pjesët ku po zhvillohen luftimet. Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi tha se janë evakuuar të gjithë shqiptarët që në Damask të Sirisë jetojnë që nga koha e perandorisë osmane, transmeton RTK.

"Ju konfirmojë se Ministria e Punëve të Jashtme përmes ambasadës së Kosovës në Stamboll dhe ambasadës në Riad, e ka të konfirmuar që nuk ka kosovarë apo qytetarë të Kosovës rezidentë të Sirisë më në Damask. I kemi evakuuar të gjithë. Ekzistojnë një apo dy gazetarë që janë atje profesionalisht. Ndërsa për ata që flitet se janë shqiptarë janë familje të vjetra muhaxhire nga perandoria otomane të cilat atje me shekuj", tha Selimi.

Ndërkohë sipas publicistit shqiptar në Siri, Muhamed Mufaku-Arnauti janë vrarë Munir Arnauti dhe Behlul Arnauti, emrat e të cilëve janë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Përplasjet ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre të opozitës në Siri që nisën në mars të vitit 2011, janë zhvendosur dhe intensifikuar në Alepo, qytetin më të madh dhe qendrën komerciale të vendit. (INA)

Babai hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit në Tiranë

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmë në ambientet e maternitetit të ri, në Tiranë.

Një baba ka hedhur nga dritarja e maternitetit "Koço Glozheni" foshnjën që sapo e kishte lindur bashkëshortja e tij.

Hysen Bibaj nga Burreli, 33 vjeç është dorëzuar pak minuta më parë në polici dhe ka pranuar vrasjen e djalit të tij tre ditësh. Bibaj në gjendje depresioni, hodhi gjatë orëve të mbrëmjes djalin e tij nga dritarja e katit të pestë të maternitetit "Koço Glozheni" në Tiranë.

Mësohet se foshnja seksi i të cilit nuk bëhet i ditur, është vënë nën kujdesin e bluzave të bardha ku dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar babanë të hedh fëmijën nga dritarja e dhomës së maternitetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Nëna e fëmijës është identifikuar si L.Biba nga rrethinat e Librazhdit. (NOA/INA)

25 vjeçari nga Maqedonia humb jetën në Austri

Një shtetas i Maqedonisë në moshën 25 vjeç ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur të dielën në tunelin Tauren në Austri.

Sipas mediave austriake, deri tek aksidenti ka ardhur kur makina e tipit BMË ku gjendej viktima është përplasur në murin e tunelit. Policia austriake theksoi se makina po shkonte me shpejtësi prej 160 – 180 km/h.  Identiteti i shtetasit të Maqedonisë akoma nuk është zbardhur nga autoritetet austriake, ndërsa akoma nuk dihen edhe shkaqet që çuan tek ky aksident i rëndë.

Në makinë ka qenë edhe një shtetas bullgar, 39 vjeçar, i cili ka pësuar me lëndime trupore, mirëpo që kishte arritur të informojë policinë austriake për aksidentin. Policia ka dyshuar në deklaratat e tij, pasi që gjatë kontrollit të tij të testit alkoolik është konstatuar prania e alkoolit në gjak me 1,5 promila. Dyshimet janë se bullgari mund të ketë drejtuar makinën. (INA)

soob1

Monday, July 30, 2012

Kuçi: Pa viza në 2013-tën

Kuçi: Pa viza në 2013-tën

Viti 2013 po shihet si koha më reale prej pozitës dhe opozitës në Kosovës, për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se Kosova prej vitit 2009 ka punuar njëanshëm për t`i plotësuar kriteret që i kërkon BE-ja për liberalizimin e vizave. Por, për të marrë liberalizimin, Kuçi thotë se duhet pritur vitin 2013.

"Pres që viti 2013 të jetë vit i perspektivës së qartë të liberalizimit të vizave. Por, edhe këtë vit, Raporti i Progresit do të përcaktojë afrimin tonë, përparimin dhe detyrat që duhet t`i kryejmë", ka thënë Kuçi, në një bisedë për "Express".

"Jam i bindur se një arritje e madhe do të vlerësohet qysh në tetor të këtij viti", ka shtuar ai.

Me gjithë pritjet e zyrtarëve vendës, raportet ndërkombëtare vazhdimisht kanë theksuar se në Kosovë krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problemet më të madhe për të ecur më shpejt drejt BE-së. Pavarësisht problemeve, Hajredin Kuçi thotë se ka pasur progres në fushën e drejtësisë.

"Liberalizimi i vizave i ka katër shtylla dhe një prej shtyllave është edhe çështja e rendit dhe ligjit dhe natyrisht kjo është puna elementare që duhet të bëhet kryesisht në koordinim nga Ministria e Drejtësisë, po shumë punë duhet të bëjë gjyqësori, prokuroria dhe të tjerët", ka thënë ai..Koha/

FFM zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës Futbollistike të Maqedonisë, që zhvilloi punimet në Ohër, u bënë ndryshime kadrovike në Kryesi dhe u miratua vendimi për ndryshime statutare, që mundëson përdorimin edhe të gjuhës shqipe në në FFM.

Kështu, gjuha shqipe, sipas arsyetimit të bërë nga FFM-ja bëhet gjuha e dytë zyrtare krahas asaj maqedonase, sipas rregullimit me Kushtetutë.
Sipas FFM-së, ndryshimet statutore kanë qënë faktor kryesor për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të FFM-së më FIFA-në dhe UEFA-në.

Mosmiratimi eventual i Statutit do të shkaktonte ballafaqim të FFM-së me sanksione nga ana e organizatave të futbollit europian dhe botëror.

Në këtë Kuvend me karakter zgjedhor, u bënë edhe ndryshimet e pritura kadrovike, me ç'rast kryetari i gjertanishëm i FFM-së, Harallampije-Hari Haxhiristevski është larguar nga posti i kryetarit, me dorëheqjen e ofruar për shkaqe personale, për ti hapë rrugë siç është shprehur ai, "kuadrove të reja që të dëshmohen" në postin e kryetarit të ri të FFM-së, konkretisht Illço Georgievskit.

"Sot dëshmuam se futbolli në Maqedoni ka të ardhme. Këtë besim që më keni dhënë, për mua është shumë punë e madhe. Jam njeri i futbollit dhe mund të premtoj se do të jem kryetari më efikas në FFM. Premtoj angazhim 24 orë, transparent dhe tërësisht i përkushtuar zhvillimit të futbollit në Maqedoni. Do ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin me UEFA-në dhe FIFA-në. Besoj se do të krijojmë atmosferë të re, ngritjen e infrastrukturës dhe kthimin e besimit në futbollin e Maqedonisë"-ka premtuar kryetari i ri i FFM-së, Illço Georgievski. (M.Latifi/INA)

Hiqen suveniret kosovare nga aeroporti “Adem Jashari”

Hiqen suveniret kosovare nga aeroporti "Adem Jashari"

Suveniret me simbole të Kosovës janë hequr nga "freeshopi" i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke. Zëdhënësi i ANP-së "s'ka çka të thotë për këtë". Ministrja Çitaku, e cila nuk kishte qenë e informuar për këtë fakt, ka thënë se "kjo duhet të ndryshojë menjëherë", shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm disa muaj më parë, në hapësirën e "blerjes së lirë" në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka pasur me bollëk simbole të Kosovës. Suvenire si Hyjnesha në Fron, skulptura të personaliteteve, si aso të humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe të heroit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban Aeroporti i Prishtinës, do të mbushnin raftet e kësaj hapësire. Flamuj kombëtarë të shqiptarëve e asi shtetërorë të Kosovës kanë qenë simbolet e tjera që lehtë kanë mundur të bliheshin aty.

Një ish-punonjëse në "freeshop", e cila nuk deshi t'i përmendej emri, ka thënë se këto simbole kanë qenë ndër më të kërkuarat./Koha/

Indi: Digjet treni, 30 të vrarë

Një zëdhënës i Ministrisë së Hekurudhave të Indisë ka thënë se të paktën 30 njerëz dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar bordin e një treni të pasagjerëve në jug të vendit.

Sipas burimit të njëjtë, një vagon është përfshirë tërësisht nga flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër në vagon.

Treni po udhëtonte drejt qytetit Çenai.

Server: Integrimi i serbëvë të veriut jo me forcë, por me joshje

Analisti amerikan Daniel Server ka deklaruar se Institucionet e Kosovës jo me forcë por me joshje duhet të integrojnë serbët e veriut.

"Duhet të jetë strategji që i fiton zemrat dhe mendjet. Kjo nuk do të arrihet me forcë, por duhet të arrihet duke i joshur njerëzit në institucionet e Kosovës, siç ka bërë qeveria me sukses me serbët në jug të lumit Ibër. Qeveria filloi me një Zyrë Administrative në veri, që po i financon disa projekte dhe i ka punësuar disa njerëz. Shpresoj se kjo do të zgjerohet dhe vazhdojë. Qeverisë i duhet, po ashtu, edhe bashkëpunimi me Beogradin, i cili duhet të fillojë t'i tërheqë disa nga institucionet e ndërtuara në veri. Veçanërisht, institucionet e sigurisë duhet të ndalen në pjesën veriore dhe për këtë atyre u duhet ndihmë nga Beogradi", deklaroi për Radio Evropa e Lirë, Daniel Server, profesor në John Hopkins University në Uashington, i pyetur rreth strategjisë që duhet të aplikojnë autoritetet qeveritare të Kosovës lidhur me integrimin e pjesës veriore të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e re e Serbisë, qartazi, po përpiqet të sinjalizojë se dëshiron t'i implementojë marrëveshjet e arritura dhe dëshiron ta ulë prioritetin që i është dhënë Kosovës në favor të rritjes së prioritetit për ripërtëritje ekonomike në Serbi.

Ai ka komentuar edhe vizitën e presidentit të ri serb Tomislav Nikoliq në Moskë, që në  fillim të zgjedhjes së tij.
"Të shohim se si ata do të punojnë. Të mos shqetësohemi se kë e kanë vizituar së pari. Të shohim se çka po bëjnë. Nëse janë të interesuar në anëtarësim në BE, ata duhet të lëvizin shpejtë për t'i zgjidhur problemet e mbetura në Kosovë dhe të lëvizin përpara me vendosjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Prishtinën. Pra, të shohim se si ata sillen", deklaroi Server, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë. (INA)

Sunday, July 29, 2012

Serbia arreston edhe një mërgimtar nga Kosova

Në vendkalimin kufitar Suboticë të Serbisë parmbrëmë është arrestuar nga policia serbe Nehat (Neshat) Haliti (1980) nga Prizreni. Ai po udhëtonte nga qyteti Perk i Austrisë për pushime në Prizren. Kështu ka njoftuar zyra e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prizren.

Sipas KMDLNj-së në Prizren që nga pas lufta Nehati me prindërit dhe fëmijët jetojnë dhe punojnë në Austri dhe kanë qëndrim të përhershëm.

"Haliti, tashmë sipas familjarëve të tij ndodhet në paraburgim në Beograd nën akuzën për krime lufte. Ai akuzohet se më 16 qershor 1999 në qytetin e Prizrenit ka rrahë dhe maltretuar civilë (një serbë dhe një shqiptar)", thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Familjarët i kanë thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së së për kohën që Nehati akuzohet, ai bashkë me familjen kanë qenë refugjatë në Shqipëri, përkatësishtë në Shijak.

"Kjo është një akuzë që s'mund të vërtetohet me asgjë dhe se në atë kohë ne kemi qenë në Shqipëri si refugjatë, prej nga jemi kthyer në fund të qershorit', i kanë thënë KMDLNJ-së në Prizren familjarët e të arrestuarit.

Po ashtu, bëhet e ditur se që nga paslufta e deri në momentin e arrestimit Nehati ka udhëtuar me dhjetëra herën në këtë relacion dhe nëpër këtë kufi.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së kërkon reagim urgjent të mekanizmave ndërkombëtarë e vendorë që të ndërhyjnë për lirimin e Halitit. (INA)

FRD: Jo koalicion me Berishën e Ramën

Subjekti i ri Fryma e Re Demokratike ka përjashtuar mundësinë për një koalicion mes saj dhe Partisë Demokratike ose asaj Socialiste.

Përmes një njoftimi për shtyp, grupi i ri politik ka njoftuar se koalicionin do ta formojë me qytetarët dhe jo me parti që sipas saj shkelin parimet kushtetuese.

"Fryma e Re Demokratike deklaron se, si një forcë e re politike do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare", thuhet në deklaratë.

"Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtmit të të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane", vijohet në njoftimin për shtyp.

Subjekti politik vlerëson më tej se në këtë drejtim, koalicioni me liderin e mazhorancës ose me atë të opozitës është i pamundur.

"Në këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Eshtë e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin Elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike", përfundon deklarata.

Më herët gjatë muajit, FRD themeloi degët e saj në disa qytete të Shqipërisë, konkretisht në Lushnje, Korçë dhe Elbasan, me premtimin se do të jetë një parti për qytetarët. (INA)

Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në Fushë

Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Fushë – Bulqizë.

Aksidenti pasoi kur një furgon me pasagjerë është përplasur me një automjet të tipit “Mercedes Benz”.

Policia e mbërritur në vendngjarje, saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

Po sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Mësohet se viktimat udhëtonin në autoveturën tip “Benz”, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës. Për katër të plagosurit e tjerë është nisur urgjentisht një helikopter nga Tirana, për t'i transportuar drejt Spitalit Ushtarak. (BW/INA)

Kosovë, njohjet e premtuara që mungojnë

Një vit më parë, tek fliste në mbledhjen e Qeverisë për aktivitetin e tij lobues në Afrikë, Behgjet Pacolli prezantonte si sukses "bindjen" e përfaqësuesve të pesë shteteve të këtij kontinenti për ta njohur Kosovën brenda pak javësh që do të pasonin. Ka shkuar një vit dhe tani ndodhemi po në Ramazan, muaj kur sërish administrata në Mali ndodhet në pushim. E, ende mungon vendimi për njohjen e Kosovës nga ky vend.

Kishte përmendur edhe Gabonin, Çadin, Togon e Nigerinë, shkruan sot Koha Ditore. Gaboni njohjen e kishte deklaruar brenda kohës kur kishte paralajmëruar Pacolli, ndërsa  Çadi e ka deklaruar njohjen tek në fillim të qershorit të sivjetmë. Por, të njëjtën nuk e kanë bërë deri sot Togo e Nigeria. Për këtë të fundit vazhdon të pohojë se njohja ka ndodhur, por notën verbale kurrë nuk e ka prezantuar. Në këtë Pacolli ka marrë demantimin edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit dhe nga vetë Ambasada amerikane në Kosovë.

Pacolli i është përgjigjur me heshtje paralajmërimit, të cilin e kishte dhënë një vit më parë. Prej të mërkurës ai ka refuzuar të tregojë arsyet që e kishin shtyrë të deklarohej se njohjet do të vinin. (KD/INA)

"Merhaba Turkiye"

Në Kosovë operojnë 875 kompani turke me investime prej 82.5 milionë eurosh. Ky shtet euro-aziatik po e shtrin me të madhe fuqinë ekonomike në territorin e Kosovës. Krahas privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha si Aeroporti dhe KEK-u, kompani nga Turqia shihen si pretendente për të blerë PTK-në dhe për ta ndërtuar termocentralin Kosova e Re.

Aeroporti, KEK-u dhe "Ballkani" në Suharekë. Të tria këto ndërmarrje të mëdha kosovare kanë rënë në duart e kompanive turke. Fat të ngjashëm pritet të kenë edhe shumë ndërmarrje të rëndësishme të vendit. Për investitorët nga Turqia, Kosova po del të jetë një vend atraktiv për t'i investuar paratë.

Deri më tani, shteti euro-aziatik po investon me të madhe edhe në sektorin bankar të Kosovës. Si biznese më të fuqishme me kapital turk në këtë sektor llogariten Banka Kombëtare Tregtare dhe TEB Banka, të cilat kontrollojnë rreth 7 për qind të tregut bankar në Kosovë.

Investime si këto nga njohës të ekonomisë po shihen si një "pushtim" i ekonomisë kosovare nga Turqia në të ardhmen. Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të evidentuara 875 kompani turke që operojnë në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, "Kosova mes Lindjes dhe Perëndimit", Turqia për periudhën 2007-2011 ka investuar në Kosovë gjithsej 82.5 milionë euro.

Segment i veçantë i këtij hulumtimi është relacioni Kosovë-Turqi, për shkak të disa projekteve kapitale, ku janë të angazhuara kompanitë private, duke filluar nga autostrada, pastaj koncensionimi i Aeroportit, privatizimi i KEDS-it, në të cilat janë të përfshira kompanitë turke.(Express/INA)

Saturday, July 28, 2012

Basbug

Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën hapur disa media turke, të cilët më pas nuk u panë me sy të mirë edhe nga krerët ushtarak turq, të cilën me këtë u ndjenë jo shumë krenarë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Ilker Basbug rrjedhë nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Origjina shqiptare e shefit të ushtrisë turke është publikuar tanimë, me të dhënat shtesë se familja e tij ishte dëbuar në vitet e 50-ta nga një fshat në kufirin e sotëm midis Kosovës dhe Jugut të Serbisë, apo gjegjësisht Luginës së Preshevës.

Sanxhaku i Nishit njihet si krahinë e vjetër shqiptare e Vilajetit të Kosovës e spastruar nga ushtritë serbe para dhe pas luftërave botërore dhe atyre ballkanike.

Ilker Basburg është vazhdimësi e përfaqësimit të shqiptarëve në hierarkinë e lartë të shtetit dhe ushtrisë turke, që nga periudha e Perandorisë Osmane. Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare. Këshilli Suprem ushtarak i Turqisë, zgjodhi gjeneralin si zëvendësues të Jashar Bujukanat, i cili ka dhënë dorëheqjën. Emërimi i Basbug duhet të dekretohet nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul. Gjenerali Basbug i njohur si “gjenerali i ftohtë”, pritet vazhdojë në rrugën e reformave në ushtri.

Tragjedia familjare dhe bredhjet nëpër Turqi

Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar. Nëna e tij Makbulja ishte një manastirase e pastër me origjinë shqiptare, mirëpo e lindur në Afyon. Ajo që nga ajo kohë ishte një administratore në administratën e Afyon. Më 29 prill 1943 vjen në këtë botë edhe Ilker, një emër që i`u pagëzua nga ana e nënës së tij. Atëkohë dihej se administrata turke nuk lejonte regjistrimin e emrave shqiptar. Por shijimi i jetës me babain i zgjati shumë pak, pasi që babai i tij Sulejman Beu vdiq atëkohë nga sëmundja e tuberkulozit, duke e lënë Ilkerin në moshën shtatëvjeçare. Ilker shkollën fillore e kreu në Afyonkarahisar.

Ilkeri fillon të bëjë jetën në qytet, pasi që shkon të jetojë tek gjyshi i tij dhe dajallarët në qytet, ku edhe shkollohet në shkollën e mesme. Në vitin 1955 nëna e tij Makbule e shoqëruar nga halla e vogël e Ilkerit shkojnë për të jetuar në Stamboll, ku ishin vendosur në lagjen Kuzguncuk. Nga kjo periudhë ai vijoi shkollimin e mesëm që e kishte ndërprerë në shkollën e mesme në Afyon. Ai jetonte në lagjen e stërmbushur me grekë dhe armenë, të cilët më pas braktisën vendin, për shkak të rrezikut nga jeta, nga komuniteti dhe ekstremistët turq. Ai nga periudha e shkollës së mesme filloi të hyjë në botën ushtarake, pasi që në lagjen ku jetonte ishte edhe shkolla e mesme ushtarake. Dhe kthesa ndodhi për të, kur në vitin 1960 ai filloi Akademinë Ushtarake në Ankara. Në këtë periudhë ndodhin tronditje dhe trazira politike, që çojnë deri tek shkalla e grushtetit në Turqi. Ilkeri tërë këtë periudhë e ndoqi nga radioja dhe lajmet që dëgjoheshin brenda kazermës ushtarake.
Në vitin 1968 ai martohet me Sevil Basburg dhe filloi jetën ndryshe, duke qenë vazhdimisht larg familjes së tij. Ngjarja më e dhimbshme për të ishte vdekja e nënës, të cilën e priti shumë rëndë në vitin 1988. Makbule ndërroi jetë nga sëmundja e veshkave dhe ajo ishte edhe një kapitull humbës që u përjetua shumë rëndë nga “marshalli” Ilker.

Karriera ushtarake

Karriera e tij ushtarake vijon me gradime të larta duke filluar nga niveli i arritjes së gradës së gjeneral-lejtnantit si dhe përsosjet e tjera në shkollat amerikane dhe më pas evropiane. Majat e suksesit pasuan me diplomimin e tij në Royal Akademinë Ushtarake në Angli, duke kaluar menjëherë më pas në si pjesëtarë i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Belgjikë.

Pas kësaj ai emërohet edhe si oficerë i lartë në shtabin e NATO-s në sektorin ushtarak inteligjent në Mons të Belgjikës. Më pas në shtabin supreme të Fuqive Aleate Evropiane (SHAPE), shërbeu si udhëheqës i logjistikës dhe Departamentit të Informacionit. “Ai përveç ushtarakut është një diplomat dhe shkencëtarë i çmuar. Një akademik që zotëron anglishten dhe e njehë artin e luftës, i cili flet shumë pak, por që bën shumë”, ka theksuar Riza Kucukoglu, një gjeneral-major turk, i dalë në pension.

Jeta private me familjen dhe librat

Gjenerali famëlartë Basbug vazhdon paralelisht edhe jetën private, duke qenë pranë familjes, dy fëmijëve të tij, por nga ana tjetër nuk harron të anashkalojë leximin e librave që përfshijnë sociologjinë, diplomacia ndërkombëtare. Kinemaja, teatri dhe muzika klasike janë preferencat e shqiptarit të turqizuar Ilker Basbug.

(Muhamer Pajaziti) 

'Të gjithë s'bashku kundër proceseve të montuara politikisht’

Lideri i Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi se, arrestimet e motivuara politikisht do të ndihmojnë përforcimin e frontit opozitar për rrëzimin e kësaj garniture qeveritare e cila po keqpërdorë ligjin për qëllimet e tyre klanore, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

"Nëse do të vazhdojnë me arrestime të motivuara politikisht, dhe procese të tilla në Maqedoni, ky do të jetë motiv shtesë për të gjithë ata që angazhohen për demokraci dhe shtet ligjor që të bashkohen të gjithë. Edhe ata që janë në koalicion, edhe ata që nuk janë, të bashkëngjiten dhe të japin kontributin e tyre që Maqedonia sërish të bëhet shtet normal, shtet i lirë dhe demokratik ku do të respektohet Kushtetuta dhe ligji, e jo dëshira apo vullneti i një njeriu dhe ku nuk do të ketë raste që për interesa të grupeve të caktuara të njerzëve në pushtet, të shkelen ligjet dhe të keqpërdoren institucionet", ka deklaruar Cërvenkovski në Ohër.

Këto komente ai i ka bërë duke u përgjigjur duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar lidhur me mundësinë eventuale të arrestimit të partnerit të tij të koalicionit, Lupço Georgievski.

Lidhur me koalicionimin e LSDM-së me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale në komunat Strugë dhe Kërçovë, Cërvenkovski përsëriti qëndrimin e thënë ditë më parë nga sekretari general i LSDM-së, Andrej Petrov se, "nëse në Kërçovë dhe në Strugë ekziston person i përkapshim për të gjithë qytetarët, neve nuk na pengon që ti japim mbështetje por nuk na pengon që edhe VMRO-DPMNE-ja ta mbështesë të njëjtin kandidat"-ka thënë Cërvenkovski. (INA)

Gruevski 80 minuta mbajti në këmbë ministrat shqiptarë me agjërim

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij të sotëm lidhur me arritjet e deritanishme të Qeverisë në njëvjetorin e saj për afër 80 minuta ka mbajtur në këmbë tërë kabinetin e tij qeveritar.

Gruevski zbaton praktikën e konferencës së organizuar me gazetarët, nën shoqërimin e tërë kabinetit qeveritar. Fjalimi i tij lidhur me arritjet e Qeverisë për një vit të qeverisjes së saj ka zgjatur rreth 50 minuta, ndërsa pjesa tjetër ka qenë pyetje të gazetarëve.

Por, me këtë rast më shumë kanë pësuar disa nga ministrat shqiptarë dhe ministri turk pa resor, të cilët agjërojnë muajin e Ramazanit. Disa nga ministrat u shfaqën me reagime dhe lëvizje për shkak të lodhjes, mirëpo duke mos arritur që ti shmangen konferencës së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi ka qenë i vetmi që ka munguar në këtë konferencë të njëvjetorit të Qeverisë.
Pas 80 minutave të konferencës, ministrat menjëherë kanë braktisur sallën e konferencave, duke shmangur çdo pyetje të gazetarëve. (INA)

Thursday, July 26, 2012

Në Kosovë arrestohet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni

Almir Drljanin, shtetas i Maqedonisë u arrestua nga policia e Kosovës në një banesë private në Ferizaj të Kosovës. 

Ndaj këtij shqiptari 33 vjeçari, MPB e Maqedonisë kishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë nga viti 2008, pasi që ai akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqësia e Maqedonisë. 

Sipas MPB-së, ai ka kryer vepra të ndryshme penale, ndërsa mbi të rëndon akuza për pjesëmarrje në vrasjen e policit të njësitit Alfa, Afrim Arifi më 26 nëntor 2008 pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ndërsa tre policë të tjerë mbetën të plagosur gjatë patrullimit të tyre. Pikërisht për këtë vepër ai u dënua me burgim të përjetshëm, së bashku me Rexhail Qerimin nga fshati Opajë i Kumanovës, i cili përmes dëshmive dhe avokatëve mbrojtës ka dëshmuar për pafajësi dhe një rast të montuar ndaj tij. 

MPB ndaj tij ka rënditur edhe disa akuza mbi grabitjen e bankave, postës, argjentarive  dhe rrëmbime tjera të kryera gjatë periudhës 2006 – 2012. Policia e Maqedonisë ka hedhur dyshime se i arrestuari mund të jetë i përfshirë në vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, pasi që gjatë bastisjes së banesës ku jetonte është gjetur një arsenal i madh armësh dhe materiale të dyshimta. (INA)

Belgjikë, çifti shqiptar kërcënoi me vetëvrasje

Një çift bashkëshortësh nga Kosova ka tentuar të kryejë vetëvrasje në mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin Liezhë të Belgjikës, pasi që shteti belg nuk i kishte pranuar lejen e qëndrimit. 

Shtetasi i Kosovës i moshës 45 vjeçare së bashku me bashkëshorten e tij ishin ngjitur në një pallat shumëkatësh në këtë qytet dhe kanë tentuar të vetëvriten në shenjë revolte ndaj shtetit belg. 

Ky çift bashkëshortor më shumë se 25 vite nuk kishte siguruar lejen e qëndrimit në Belgjikë dhe kishte marrë vazhdimisht përgjigje negative. Të irituar nga ky vendim, çifti i revoltuar ndërmori aktin e vetëvrasjes. Gjendja e tyre e depresionit ka kulmuar, pasi që 45 vjeçari kishte ngelur pa lekë, pasi që nuk kishte arritur që të marrë pagën mujore nga një punë që kishte kryer në të zezë në qytetin e Liezhit. Shtetasi i Kosovës është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim, duke qenë edhe nën mbikqyrjen e mjekëve, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në një shtëpi për përkujdesjen e grave dhe gjendet nën trajtimin e psikologëve. Po ashtu, policia belge ka arrestuar punëdhënësit e azilantit kosovar, i cili nuk kishte kryer obligimin e pagesës ndaj punëtorit të tij. (A.Martini/INA)

AP: Shqetësime për rikthimin e Serbisë tek politikat nacionaliste të viteve të 90-ta

Qeveria e re e Serbisë që do të inaugurohet sot ka shfaqur shqetësimet për kthimin e këtij vendi tek politikat nacionaliste të viteve të 90-ta. 

Kjo shkruhet sot nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila nënvizon se “Ivica Daçiq, zëdhënës i luftës së ish-presidentit së Jugosllavisë së mbetur dhe më pas Serbisë, Sllobodan Millosheviq sot zyrtarisht do të bëhet kryeministër serb, ashtu që tek një pjesë e opinionit serb ka nxitur pakënaqësi dhe frikë se mund të rikthehet politika nacionaliste e viteve të 1990-ta. 

Agjencia e mirënjohur botërore shton se Daçiq ,që në të kaluarën kishte nofkën “Slloba i vogël” për shkak të adhurimit të tmerrshëm të ish-presidentit të tij, ka premtuar se nuk do të ringjallë politikën nacionaliste të erës së Millosheviçit, por në vend të kësaj fuqishëm do të punojë në integrimin e Serbisë në BE. 

AP më tej thekson se, edhe përkundër premtimeve të Daçiqit, në opinionin serb ekzistojnë mëdyshje se zgjedhja e tij për kryeministër do të rrënojë procesin e pajtimit në Ballkan dhe vendin do ta orientojë drejt Rusisë. 

Daçiq dhe partnerët e tij të koalicionit kanë lidhje të fuqishme me Moskën dhe se në të kaluarën ata paralajmëruan se do të shmangin rrugën e Serbisë drejt BE, në rast se do të kërkohet të hiqet dorë nga Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.  

Agjencia vlerëson se zgjedhja e Qeverisë së re do të nënkuptojë kthimin e fuqishëm në pushtet të aleatëve të ish-presidentit të ndjerë Millosheviq.  Më tej shtohet se përveç Daçiqit në Qeverinë e re do të jenë edhe figura të rëndësishme nga era e Millosheviqit, mes tyre Aleksandar Vuçiniq, me postin për dikasterin e mbrojtjes, sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vuçiq në kohën e Millosheviqit ishte ministër i Informatave, i cili ishte i njohur me qëndrimet e tij ekstreme gjatë luftës së Kosovës 1998 – 99. 

Nga ana tjetër, politikanët nga era post-millosheviçiane kanë pasur sukses që sërish të krijojnë lidhje me botën dhe të nxisin pajtimin në rajon, ata politikanë që patën sukses në arrestimin e kriminelëve të luftës dhe arritën që ti sjellin Serbisë statusin e kandidatit dhe duke siguruar mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve evroperëndimore.  

Agjencia nënvizon se Qeveria e re do të përballet me shumë sfida si shkallën e lartë të papunësisë, deficitin buxhetor dhe krizën e thellë ekonomike. (INA)

Wednesday, July 25, 2012

Shkupi i do “30 mijë maqedonas myslimanë” në Kushtetutën e Kosovës

Edhe zyrtarisht, presidenti i Maqedonisë, Georgi Ivanov, ka kërkuar nga shteti kosovar, që të quajturit maqedonas myslimanë që jetojnë në Gorë, të njihen si kategori kushtetuese.

Kërkesën për këtë presidenti maqedonas e ka bërë përmes një shkrese zyrtare të cilën ia ka dërguar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Burime brenda kabinetit të presidentes Jahjaga kanë treguar për gazetën Koha Ditore se kërkesa e presidentit Ivanov, është që rreth 30 mijë qytetarë që e mbajnë veten si maqedonas myslimanë të hyjnë si kategori kushtetuese. Por kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje pozitive nga presidentja Jahjaga. (INA)

Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, model për vendet e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Panariti kanë diskutuar për zhvillimet dhe progresin që po arrihet në të dyja vendet, bashkëpunimin e fuqishëm bilateral në të gjitha aspektet, avancimin e proceseve integruese dhe për rritjen e aktiviteteve të përbashkëta për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. 

Pas takimit, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Ministri Enver Hoxhaj, para gazetarëve ka uruar Ministrin Panariti për detyrën e re në krye të diplomacisë shqiptare, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e madhe diplomatike që shtetit shqiptar po jep për Kosovën. 

Hoxhaj tha se Shqipëria është një partner i fuqishëm diplomatik, politik, tregtar, arsimor dhe kulturor për Kosovën, dhe se dy vendet tona kanë një histori, gjeografi kulturë dhe vizion për integrim evropian.

Ai po ashtu theksoi se gjatë takimit është biseduar për tema që fillojnë që nga heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës deri te 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, duke i vlerësuar këto momente si dëshmi të ardhmërisë së ndritshme të të dy popujve tanë. 

Ndërsa, lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Hoxhaj tha se është diskutuar për funksionalizimin e plotë të grupit për bashkëpunim ekonomik, të krijuar më herët, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në të gjitha aspektet. 

"Por, mbi të gjitha, është një vendosmëri e jona që të eliminohet çdo pengesë në bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve tona. Dua po ashtu të ju përcjellë një lajm se Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, ka vendosur ta përmbyll masën administrative të përkohshme sa i takon importit të çimentos me 1 gusht të këtij viti, lajm ky i bërë i ditur në takimin e ministrave të jashtëm", tha Hoxhaj. 

Ai po ashtu theksoi interesimin e Kosovës që ta ketë mbështetjen e Shqipërisë sa i përket integrimeve evropiane, sidomos në fushën e liberalizimit të vizave dhe sa i takon studimit të fizibilitetit, në mënyrë që Kosova sa më shpejt ta nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asocimit me institucionet në Bruksel. 

Në anën tjetër, Edmond Panariti u shpreh i nderuar, i privilegjuar dhe i emocionuar që vizitën e parë si Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë po e zhvillon në Kosovë. 

Ministri Panariti ka vlerësuar progresin cilësor që Kosova ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe të suksesshme si shtet i pavarur, gjë që, siç u shpreh ai, kulmoi me përmbylljen e mbikëqyrjes së institucioneve të Kosovës, marrjen e udhërrëfyesit të vizave dhe nisjen e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim-asociomit.

"Nuk ka se si të mos e shikojmë me admirim dhe me mbështetje të plotë këtë konsolidim institucional të Kosovës, për një zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për ndërtimin e një shoqërie multietnike sipas parametrat evropian, ku respektohen të drejtat e të gjithë komuniteteve dhe minoriteteve", deklaroi Panariti. 

A tha po ashtu se Shqipëria do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe më intensivisht me institucionet tashmë plotësisht sovrane të Kosovës, në proceset integruese euroatlantike që ka nisur. 

"Heqja e pavarësisë së mbikëqyrur është dëshmia më e mirë e konsolidimit dhe fuqizimit të këtyre institucioneve të cilat tashmë janë të gatshme për të ushtruar sovranitet dhe administrim të plotë në të gjithë territorin e Kosovës", tha Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. 

Panariti theksoi se Shqipëria në koordinim me institucionet e Kosovës do të intensifikojë proceset diplomatike për të bërë të mundur avancimin e procesit të njohjeve të reja të Republikën e Kosovës. 

Ai ka folur edhe për zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave e shërbimeve, duke thënë se asnjë pengesë, as patatja as çimentoja, nuk mund të pengojnë këtë intensitet të madh të lëvizjes së lirë ndërmjet dy vendeve dhe se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë një model për t'u ndjekur nga të gjitha vendet e rajonit. 

Lidhur me deklaratat e fundit të disa përfaqësuesve të Republikës Serbe, të cilët i kanë bërë thirrje serbëve të veriut të Kosovës që të armatosen, Ministri Hoxhaj tha se deklaratat e tilla janë të kota, nga një përfaqësues i kotë, i një krijese politike të krijuar mbi viktimat e gjenocidit të ushtruar ndaj boshnjakëve. "Republika Serbe është një krijesë gjenocidiale dhe si e tillë deklaratat e tilla ne nuk i marrim seriozisht dhe nuk kanë kurrfarë efekti në jetën politike të Kosovës. Janë deklarata të cilat reflektojnë një memorie të keqe të asaj se si është krijuar Republika Serbe", tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka komentuar edhe qëndrimet e Vuk Jeremiqit lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke thënë se Serbia ka humbur politikisht, ushtarakisht dhe në rrafshin diplomatik në Kosovë dhe rreth Kosovës dhe se deklaratat e një ministri në shkuarje e sipër nuk duhet të merren seriozisht. "Askush nuk mund ta ndalë rrjedhën e historisë, askush nuk do ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në institucionet evropiane", tha Hoxhaj. (INA)

Terror në plazh, 2 të vrarë e 2 të plagosur te Mali i Robit

Dy të vrarë dhe dy të plagosur janë rezultat i një konflikti në zonen e plazhit në Malin e Robit në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite prane nje resorti privat ne kete zone.

Konflikti mbi nje siperfaqe prej me shume se nje hektar ne bregdetin e Malit te Robit mes autorit te dyshuar dhe njerit prej viktimave ka perfunduar ne krim ne nje nga zonat me te frekuentuara nga pushuesit, duke shtuar pasigurine per jeten dhe pronen ne vend. 

Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që jane plagosur gruaja dhe djali i viktimes Shehu, perkatesisht Erjon dhe Blegije Shehu. Burimet spitalore bejne te ditur se i riu ndodhet ne gjendje te rende, ndersa nena e tij ka dale jashte rrezikut per jeten. 

Krimi ndodhi ne afersi te molit me gure te ndertuar buze detit, prane shezlongeve te resortit, pjese e prones se pretenduar nga Tragaj, por edhe nga familja Shehu. Ne qershor te ketij viti Ardian Tragaj i arrestuar pak minuta pas krimit peruroi permes nje ekspozite pikture, resortin e tij ‘Ura Li’ te Malit te Robit, nderkohe qe ishte i bindur se pronesia mbi territorin bregdetar eshte ne favor te tij, pasi pretenduesi tjeter nuk eshte banor vendas, njoftoi TCH.

Konflikti eshte acaruar jashte mase me afrimin e sezonit turistik dhe burime nga policia lokale bejne te ditur se te dyja palet zoteronin dokumentacion mbi pronesine dhe per kete ndodheshin ne proces gjyqesor. Sot Sulejman Shehu eshte futur me force ne resortin privat te piktorit, se bashke me familjare te tij dhe ka nisur te ushtroje presion me arme mbi Tragen, i cili ne gjaknxehtesi e siper ka marre automatikun dhe ka qelluar mbi to, duke lene te vdekur pa dashje dhe rojen e sigurise se objektit te tij. 

Ngjarja ka shkaktuar terror mes pushuesve te shumte qe ndodheshin aty, nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia. Ata kane nxituar te largohen me shpejtesi ne panik pasi nisen krismat. Nderkohe ne pyetje lidhur me zhvillimet e ngjarjes jane marre edhe pushuesit, ndersa flitet dhe per persona te tjere te perfshire, po te larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe policia njofton se ka arrestuar djalin e dyte te viktimes qe u kap me arme ne automjetin e tij. (INA)

Monday, July 23, 2012

Ban Ki – Moon mbërriti në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon prej mbrëmë ka mbërritur për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni.

Ai mbrëmë ka ateruar me aeroplanin special në Ohër, ndërsa paradite agjenda e tij nis me takimin me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, të cilët do të kenë një konferencë të përbashkët me gazetarët dhe një shëtitje të shkurtër në Ohër. Më pas, eskorta e sekretarit Ban Ki Moon do të udhëtojë drejt Shkupit.
 
Njeriu i parë i organizatës botërore, i cili po qëndron në Maqedoni në kuadër të një turneu ballkanik është o shoqëruar edhe nga ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Metju Nimic. Kjo nënkupton sipas burimeve qeveritare, se kontesti i emrit dhe zgjidhja e tij është një nga çështjet kryesore në agjendën e kësaj vizite, në planin e bisedimeve dhe zhvillimeve politike.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë. MPB e Maqedonisë ka ndërmarrë masat e forta të sigurisë për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në dispozicion të Ban Ki Moon do të jetë edhe makina speciale e blinduar e sapoblerë nga MPB në vlerë prej 600 mijë eurove. (INA)

Së shpejti publike emrat e ish-spiunëve në Maqedoni

Në disa portale maqedonase janë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustrimin.

Sipas ligjit të ri, emrat e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete policore do të bëhen publike për opinionin me emër dhe mbiemër.

Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojë procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror. Portali "MKD" në gjuhën maqedonase ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror, por që janë të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.

Por portali "MKD" ka publikuar emrat e tyre dhe se sipas këtij portali ata janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski.

Por, disa nga emrat e publikuar kanë bërë ankesat e tyre pranë instancave të tjera institucionale dhe kanë mohuar involvimin e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës.

Një grup intelektualësh dhe shoqatash joqeveritare kanë kundërshtuar ligjin për lustrim dhe kanë kërkuar anulimin e tij, për shkak të keqpërdorimeve politike që sipas tyre do të bëj pushteti aktual. (INA)

Nishani bën betimin si President para Kuvendit

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani sot do të marrë zyrtarisht detyrën, pas seancës së betimit para Kuvendit të Shqipërisë.

Ceremonia e betimit të Presidentit të zgjedhur të Republikës do të zhvilloher në ora 18.30, në sallën e seancave plenare. Pas betimit dhe këndimit të Himnit Kombëtar, Presidenti i Republikës do të mbaj para Kuvendit një fjalë përshëndetëse. Në këtë seancë plenare është i ftuar Trupi Diplomatik si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare të vendit.

Nishani u zgjodh nga Kuvendi më 11 qershor, në postin e Presidentit të Republikës, pasi pro kandidaturës së tij votuan 73 deputetë, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë ishin të pavlefshme.

Ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të pranishëm në sallën e parlamentit, nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të shtetit. (INA)

Sunday, July 22, 2012

Investimet e huaja anashkalojnë shqiptarët në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë po vazhdon edhe më tej praktikën e koncentrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga joshqiptarë, duke shtuar papunësinë mes shqiptarëve dhe humbjen e shpresës së tyre, duke i detyruar ata që të largohen nga vendlindja. Kështu ka reaguar sot Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). 

“Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të fillimit të ndërtimit të pallateve 42 katëshe dhe qendrës tregtare “Xhevahir hollding” – investim prej 100 milionë euro në komunën Aerodrom – dhe investimit tjetër gjerman Drekslmajer në Kavadar, i cili gjatë pesë viteve do të punësojë rreth 4.000 qytetarë. Këto investime pasojnë investimin e firmës ‘Kromberg Shubert’ në Manastir që do të hap 2.000 vende të reja pune dhe investimin e firmës ‘Johnson Controls’ në Shtip që do të hap 1.400 vende të reja pune. Fatkeqësisht asnjë nga këto investime nuk është në Likovë, Dibër, Strugë, Çair, Saraj, Studeniçan, apo vendbanimet tjera shqiptare ku papunësia dhe ikja nga vendlindja janë dukuri masive”, reagon RDK.

Sipas kësaj partie, edhe marrëveshja për gazifikimin e Maqedonisë do t’i anashkalojë qytetet ku jetojnë shqiptarët. Lidhur me këtë, RDK ndan shqetësimin e Kryetarin e Odës së Maqedonisë Veri-perëndimore se me këtë të gjitha investimet e ardhshme do të drejtohen në Maqedoninë qendrore dhe jugore, ndërsa zona e lirë në Tetovë dhe pjesa perëndimore do të mbeten të bosh. 

“Ky dështim total i BDI-së bëhet tmerrues kur kujton se në dhjetë vitet e fundit, për më shumë se tetë vjet, posti i ministrit të ekonomisë është mbajtur nga funksionarë të BDI-së, të cilët nuk kanë bërë asgjë për popullin e tyre. RDK shpreh keqardhjen që partia shqiptare në pushtet po i mashtron shqiptarët me disa punësime në administratën shtetërore, të cilat jo vetëm që janë shumë larg përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por në të shumtën e rasteve përbëjnë punësime të profileve të ulta, shpesh duke i lënë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi me vite”, thekson RDK.

RDK shpreh keqardhje që premtimi për zonën e lirë ekonomike në Tetovë është kthyer tashmë në një "telenovelë", duke konkurruar me shumë telenovela të famshme të BDI-së, si: telenovela për "gjuhën", "telenovela" për eurointegrimet, "telenovela" për rrugën Llojan-Miratoc, "telenovela" model, që i ka thyer të gjitha rekordet për nga numri i serive, për ligjin për ish-luftëtarët e UÇK-së, e shumë e shumë të tjera. (INA)

Tetovë, një i vdekur dhe tre të plagosur në aksident

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë ku u përfshin dy motoçikleta në Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur gjatë kësaj fundjave në mbrëmje në afërsi të restorantit "Punto Verde" në rrugën "Boris Kidric" në Tetovë, me  ç`rast dy moto çikleta janë përplasur njëra pas tjetrës, të cilat ishin me shpejtësi të madhe.

Në këtë përplasje të fortë është plagosur rëndë edhe një kalimtare e rastit, ndërsa nga përplasja e motorëve është dëmuar një makinë e parkuar në trotuarin e kësaj rruge. Policia bëri të ditur se personi që ka humbur jetën është i moshës 24 vje çare. (INA)

CIA, FBI dhe Interpoli po zbulojnë vrasësin në Burgas

Policia bullgare me ndihmën e shërbimeve sekrete hetimore amerikan CIA  dhe FBI si dhe Interpolit po punon për zbulimin e identitetit të vetëvrasësit kamikazë me bombë në pushimoren Burgas në Bullgari, ku u vranë gjashtë veta, mes tyre pesë izraelit.

Hetuesit kanë publikuar një xhirim nga kamerat e sigurisë së aeroportit në Burgas, ku shihet një person që dyshohet të jetë autori i sulmit vetëvrasës më 18 korrik në një autobus me turistë izraelit.

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov deklaroi se është vërtetuar se sulmuesi nuk është shtetas bullgar dhe se ai në Bullgari kishte qëndruar së paku vetëm katër ditë. Ai ka nënvizuar se në këtë sulm me bombë vetëvrasëse është përdorur tritol, edhe ate rreth 3 kilogram. Mediat bullgare dyshojnë se në këtë sulm ka pasur persona të tjerë të involvuar që kanë kryer sulmin me anë të aktivizimit përmes telefonit celular.

Një kompani për dhënien me qira të makinave në Burgas ka bërë të ditur se ka hasur sulmuesin vrasës, i cili kishte kërkuar me shërbim një makinë. Ata kanë thënë se nuk i dhanë makinën, për shkak të dyshimeve për posedimin e një sasie parash prej 500 eurove dhe posedimin e patent shoferit të falsifikuar të SHBA-ve. Pronarët kanë theksuar se sulmuesi i dyshuar është me origjinë arabe. Tek vrasësi u gjet vetëm një patent shoferi me emrin Zhak Felipe Martin, lëshuar nga shteti Michigan. (INA)

Saturday, July 21, 2012

Gjendet trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja

Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë.

I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës.

"Humbja e poetit me renome ndërkombëtare Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.

Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë "Voix de la Méditerranée", në qytetin e Lodève.

Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti. (INA)

MPJ: Kërkime intensive për gjetjen e poetit Ali Podrimja

9:00 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me keqardhje ka marrë informacionin nga Ambasada e Kosovës në Francë dhe autoritetet franceze për humbjen e kontakteve me poetin e njohur kosovar, Ali Podrimja.

Podrimja, po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë "Voix de la Méditerranée" në qytetin e Lodève, ndërsa me zyrtarët dhe kolegët e festivalit i ka humbur kontaktet që nga 17 korriku në mbrëmje. 

Ndërkohë, me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, Podrimja ka kontaktuar për herë të fundit me 18 korrik në mëngjes. 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, menjëherë pas marrjes së informacionit, ka komunikuar dhe e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, gjë që ka rezultuar me një mobilizim të madh të autoriteteve qendrore dhe lokale në Francë në kërkim të poetit Podrimja.

Ministri Hoxhaj vazhdon të jetë në kontakt me autoritetet franceze dhe Ambasadën e Kosovës në Paris, me qëllim që në çfarëdo forme të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të vendndodhjes së z. Podrimja.

Ndërsa, autoritetet franceze pas njoftimit me çështjen dhe konfirmimit të të dhënave të poetit Podrimja, kanë angazhuar xhandarmerinë e qytetit Lodève dhe të gjitha autoritetet tjera kompetente qendrore dhe lokale, duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të gjetur vendndodhjen e poetit Podrimja.

Aktualisht, autoritetet kompetente franceze, po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të hulumtimeve jo vetëm në qytetin e Lodève por edhe në periferinë e qytetit dhe më tej. 

Në ndihmë të kërkimeve për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimja, janë vënë edhe pjesa dërrmuese e stafit të Ambasadës ë Kosovës në Francë, me ç'rast stafi i lartë diplomatik dhe konsullor kanë udhëtuar në qytetin Lodève për të ofruar asistencën e tyre, për të qenë në kontakt të vazhdueshëm  me autoritetet lokale si dhe për përcjelljen e aktiviteteve për gjetjen e poetit Ali Podrimja. 

Ndërsa, në Ambasadën tonë në Paris të gjitha aktivitetet janë përqendruar në komunikimin me autoritetet qendrore franceze për gjetjen sa më shpejtë të vendndodhjes së poetit Podrimja. (INA)

08: 13 - Poeti i njohur kosovar Ali Podrimja është zhdukur në Francë, teksa po qëndronte atje si pjesëmarrës në festivalin e poezisë "Voix de la Mediterainee" (Zërat e Mesdheut). Me poetin kosovar nuk ka biseduar askush që nga e mërkura paradite. Policia e qytetit Lodeve në Francë, ku po mbahet edicioni i 15-të i festivalit të poezisë, është vënë në kërkim të poetit kosovar.

Afishe me fotografi të poetit janë vënë gjithandej qytetit, ndërsa policia franceze ka mobilizuar edhe forcat ajrore për të gjetur Podrimjën. Edhe Ambasada e Kosovës në Francë dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë shprehur të shqetësuara. Deri të premten vonë nuk ka pasur ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

Podrimja në Francë po e përfaqësonte Shqipërinë. Gazeta ka kontaktuar gjatë ditës së martë me poetin, i cili ka shprehur përshtypjet e tij për festivalin. Me të, drejt Francës nga Aeroporti i Prishtinës kishte udhëtuar edhe poetja nga Kosova, Ilire Zajmi-Rugova. Në një bisedë për "Kohën Ditore", Zajmi-Rugova të premten  ka dhënë detaje nga takimi i fundit me poetin, si dhe për atë që po ndodh në qytetin e qetë e të vogël në jug të Francës. (INA)

Dy shtetas grek humbin jetën në autostradën Veles

Dy shtetas grek kanë humbur jetën sot në mëngjes në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Veles – Shkup. 

Policia informoi se aksidenti ndodhi në orën 5:20 të mëngjesit kur u përplasën dy makina, “Voksfagen Tuareg me targa gjermane në të cilën gjendeshin dy shtetasit grek dhe një autobus me targa serbe. 

Në këtë aksident që ndodhi në afërsi të pikës së pagesës rrugore Petrovec kanë ndërruar jetë dy shtetasit grek, Atanafios.K, 44 vjeç dhe bashkëudhëtarja e tij Vaiani.D, 57 vjeç. Lëndime të rënda kanë pësuar  edhe një pjesë e udhëtarëve të autobusit serb. (INA)

Strugë, huliganët maqedonas demolojnë varrezat dhe sulmojnë Adil Gazaferin

Varrezat myslimane në Strugë sërish kanë qenë cak i sulmeve dhe demolimeve nga ana e huliganëve maqedonas. Në shënjestër të dëmtimit janë ndriçueset përreth murit rrethues të varrezave. 

Kështu ka ndodhur edhe ditën e pardjeshme, kur një grup vandalësh të nacionalitetit maqedonas, duke kaluar skaj varrezave, kanë filluar të thyejnë kandelabrat e rrethojave. Ky akt i huliganëve është vërenjtur nga Adil Gazaferi, ish-gjeneral në pension dhe kryetar i këshillit organizativ për rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave. 

Gazaferi i shoqëruar nga djali i tij ka dalur pranë varrezave dhe kanë kërkuar që huliganët maqedonas të ndalojnë aktet e tilla. 

"Kush është ai që ndjek e përndjek maqedonasit?", ka qenë përgjigja e huliganëve, të cilët kanë sulmuar ish-gjeneralin Gazaferi dhe birin e tij me mjete të forta dhe grushte. Policia pas një kohe të shkurtër ka arritur të vendin e ngjarjes, me ç`rast ka arrestuar menjëherë grupin e huliganëve. 

"Kjo po ndodhë në ditën kur fillon muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit, që ngacmon thellë ndjenjat fetare të muslimanëve. Kemi tentuar që pas faljes së namazit në xhami ta bllokojmë rrugën që shkon për në Ohër e cila kalon përskaj varrezave. Por nëse vandalët nuk ndëshkohen, këtë do ta bëjmë të premten tjetër"-është shprehur gjenerali në pension Adil Gazaferi.

Kjo nuk është hera e parë që dëmtohen rëndë kandelabrat në varrezat e Strugës dhe deri më tani janë thyer mbi 140 kandelabra, ndërsa askush nuk është përgjegjur para organeve të drejtësisë.

Nga SPB në Ohër, kanë bërë të ditur se "nuk ka pasë kurrfar dëmtimi të kandelabrave dhe se nuk ka pasë incident fizik, por vetëm fjalosje, dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike". 

"Është kjo kush e din se cila herë  që përdhosen varrezat muslimane në Strugë. Fillimisht na janë vjedhur 100 pisha që i kemi mbjellur skaj rrethojave. Ndërsa disa herë  na thyhen kandelabrat që ndriçojnë natën dhe i japin një bukuri të veçantë qytetit dhe ambijentit në përgjithësi. Akte të tilla të shëmtuara na detyrojnë që të vendojmë roje ose të ngjashme që ti kapim vandalët në vepër, sepse kjo dukuri po merr  përmasa shqetësuese. Poashtu shqyrtojmë edhe mundësinë për vendosjen e kamerave investiguese, sepse mjetet për rregullimin e varrezave i kanë ndarë vetë qytetarët dhe kurbetqarët në botën e jashtme", ka përfunduar prononcimin e tij  gjenerali në pension Adil Gazaferi. (M.Latifi/INA)

Friday, July 20, 2012

Mema: Vrasjet, rreth 250 mijë armë ndodhen në duart e shqiptarëve

Pas çdo ekzekutimi fshihet një armë. Dhe armët në këtë vend ku ndodhin vrasje në familje, vrasje për pronën, për gjakmarrje apo edhe eliminime e larje hesapesh janë një mall i lirë për t'u gjetur.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, zbardh një fakt tronditës sa i përket armëve që u shpërndanë më '97. 

 "Në duart e shqiptarëve gjenden ende rreth 250 mijë armë, të cilat nuk u mblodhën dot pas trazirave",-thotë ai, ndërsa bën edhe një analizë të vrasjeve në rritje apo të performancës së policisë, për t'i mbajtur konfliktet nën kontroll.

Në  një intervistë për gazetën  "Mapo" ai jep edhe sugjerimet e tij se si mund të dilet nga kjo situatë.

Sipas tij , është një moment i rritjes dhe i shtimit të krimeve, të cilat kanë si bazë përdorimin e armëve të zjarrit. 

"Po ashtu, mund të them se ka një ulje të ritmit të punës së policisë, e cila mori masa për riorganizimin e saj disa kohë më parë, por ky ristrukturim u ndërpre. Policia nuk e çoi deri në fund ristrukturimin e asaj që në zhargon njihet si Policia Kriminale. Po ashtu, në lidhje me situatën e kriminalitetit dhe për ngjarje të ndryshme të rënda, mendoj se duhet në tërësi një analizë për ngjarjet e ndodhura për një periudhë prej një muaji e gjysmë. Kjo analizë mendoj se duhet bërë në mënyrë të veçantë për vrasjet, ato që kanë bërë jetën më të pasigurt në shumë qytete të vendit. Për mendimin tim, pas një analize që duhet bërë për çdo rast kriminal apo krimi të rëndë, duhet reflektuar menjëherë", është shprehur Bilbil Mema. (INA)

Starton ndërtimi i fabrikës belge "Van Holl"

Me vendosjen e gur-themelit sot në ZZHTI Shkup 2 filloi ndërtimi i fabrikës për autobusë të kompanisë belge “Van Holl”, investim në vlerë prej 20 milionë eurosh, i cili duhet të mundësojë punësimin e 400 deri 500 personave.

Në fillimin e ndërtimit mori pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nënvizoi se bëhet fjalë për investimin e parë më të madh belg në vend me të cilin, siç tha, vazhdon edhe me dinamikë më të madhe cikli investues, i cili e kaploi Maqedoninë.

Sipas tij, ky investim është edhe një rrëfim i suksesshëm i serisë së investimeve të reja të huaja në shtet të cilat janë tregues i shkëlqyeshëm se Maqedonia ofron kushte të mira për investim dhe zgjerim të biznesit të tyre.

“Për një muaj jo të plotë gjiganti botëror në industrinë e automobilave ‘Kromberg dhe Shubert’ filloi me ndërtimin e fabrikës së saj në Manastir. ‘Arçelor mital’ e publikoi investimin e saj të parë në vend dhe e lëshoi në funksion furrën e rikonstruuar nga fabrikat e saj prodhuese. Para disa ditësh e nënshkruam marrëveshjen me kompaninë gjermane ‘Drekslermaer’ për ndërtimin e fabrikës së re për instalime kablloje për nevojat e ‘Mercedes Benz’-it në Kavadar. Gjithashtu, para disa ditësh kompania turke ‘Xhevahir holding’ filloi t’i ndërtojë shumëkatëshet në Shkup në vlerë prej 300 milionë euro. Disa firma të tjera vendore dhe të huaja po i përfundojnë objektet e tyre në vend, ndërsa në këtë grup hyn edhe ‘Van Holl’-i belg i cili sot fillon me ndërtimin e fabrikës së saj”, tha Gruevski.

Sipas tij, ky investim do të ketë shumë efekte pozitive për Maqedoninë për shkak se në fabrikën e re drejtpërdrejt do të punosohen rreth 400 deri 500 persona, ndërsa në mënyrë indirekte dobi do të kenë më shumë firma të cilët do të bashkëpunojnë me “Van Holl”-in dhe do ta ofrojnë logjistikën dhe shërbimin e tyre.

“Midis të punësuarve të ri besoj se vend të tyre do të gjejnë edhe ish të punësuar në FAS ’11 Tetori’ si dhe persona të tjerë të cilët kanë kualifikime ose përvojë paraprake në prodhimin e autobusëve ose kanë qenë pjesë e industrisë makinerike dhe elektronike. Fabrika e re do të sjellë edhe në dije të reja për industrinë e suotmobilave dhe teknologjive të reja në botë”, tha Gruevski.

Duke ua uruar 65-vjetorin kompanisë “Van Holl” e cila është biznes familjar, shefi i Qeverisë nënvizoi se ky investim do të rezultojë edhe me rritje të eksportit të Maqedonisë dhe përmirësim të balancit tregtar ndaj SHBA-së dhe vendeve të Evropës Perëndimore.

Drejtori i kompanisë belge “Van Holl”, Filip Vanholl nënvizoi se ky është investimi i vetëm i tyre më i madh strategjik jashtë Belgjikës. marrja e vendimit që të investohet në Maqedoni nuk ka qenë aspak i shpejtë dhe i lehtë, por, thotë, në këtë u ka ndihmuar mbështetja nga Qeveria e Maqedonisë. (INA)

Filloi manifestimi “Mirë se erdhe muaji Ramazan”

Forumi Rinor Islam, dega Shkup, me rastin e fillimit te muajit të shenjtë të Ramazanit organizoi manifestimin "Mirë se erdhe muaji Ramazan", tashmë tradicional i cili realizohet me rastin fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Ky aktivitete është vetëm se pikënisja e një sërë aktivitetesh që Forumi Rinor Islam do ti realizojë gjatë muajit Ramazan nën moton "Ramazani, muaj I fitoreve".

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që simbolikisht të bëhet shënimi i fillimit të muajit Ramazan dhe e gjithë kjo u realizua me një program modest që u mirëprit me shumë dashamirësi nga publiku i madh që ishte i pranishëm në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Siç e do Islami, ky aktivitet u hap me një recitim mahnitës të disa ajeteve Kur'anore nga hafizi i mirënjohur Xhemajl Nuhiu. Pastaj programi vazhdoi me një fjalë përshëndetëse nga kryatari i FRI-së, z, Fevzi Musliu, i cili mes të tjerash theksoi rëndësinë e këtij muaji të shenjtë. Këtë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti i cili shfrytëzoi rastin të përgëzojë këtë aktivitet të rëndësishëm dhe falënderoi Forumin Rinor Islam për punën e palodhshme që bën në realizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të ndryshme që pasurojnë jetën kulturore dhe fetare në vendin tonë.  

Komuna e Çairit edhe sivjet ishte përkrahëse e këtij manifestimi. Duke marrë parasysh se ky manifestim ishte organizuar nga dega e Shkupit, fjalën e morri edhe z. Hasan Baftijari, kryetar i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup. 

z. Baftijari bëri shpalosjen e kalendarit të aktiviteteve që planifikon ti realizojë Forumi Rinor Islam  gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Shkup dhe rrethinë. Këto aktivitete në vete ngërthejnë: tribuna, ligjerata, iftare, mbrëmje Kur'anore etj. 

Pas fjalimeve përshëndetëse pasoi lëshimi i fishekzjarrëve që mes të tjerash shënoi simbolikisht fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në fund publiku i cili kishte vërshuar sheshin para Xhamisë së Murat Pashës dhe rrugët e Çarshisë së Vjetër kishte mundësinë të ndjekë një mini koncert me ilahi të performuara nga kënduesi i njohur i ilahive Adem Ramadani nën shoqërinë e hafizit Xhemail Nuhiu. 

Me të përfunduar manifestimi, të pranishmit u ëmbëlsuan me bakllavatë që aktivistët e Forumit Rinor Islam i shpërndanë në vendin e ngjarjes.

Për në fund vlen të përmendet se në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe media të ndryshme të shkruara dhe elektronike, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.

Poashtu edhe në Tetovë, Sektori i Femrës pranë FRI-së në Tetovë e shënoi fillimin e muajit të ramazanit me shpërndarjen e disa hurmave nëpër qytet duke ua uruar kalimtarëve të rastit këtë muaj dhe duke u dhënë nga një hurmë dhe duanë e ifatrit.  (INA)

Mema: Vrasjet, rreth 250 mijë armë ndodhen në duart e shqiptarëve

Pas çdo ekzekutimi fshihet një armë. Dhe armët në këtë vend ku ndodhin vrasje në familje, vrasje për pronën, për gjakmarrje apo edhe eliminime e larje hesapesh janë një mall i lirë për t'u gjetur.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, zbardh një fakt tronditës sa i përket armëve që u shpërndanë më '97. 

 "Në duart e shqiptarëve gjenden ende rreth 250 mijë armë, të cilat nuk u mblodhën dot pas trazirave",-thotë ai, ndërsa bën edhe një analizë të vrasjeve në rritje apo të performancës së policisë, për t'i mbajtur konfliktet nën kontroll.

Në  një intervistë për gazetën  "Mapo" ai jep edhe sugjerimet e tij se si mund të dilet nga kjo situatë.

Sipas tij , është një moment i rritjes dhe i shtimit të krimeve, të cilat kanë si bazë përdorimin e armëve të zjarrit. 

"Po ashtu, mund të them se ka një ulje të ritmit të punës së policisë, e cila mori masa për riorganizimin e saj disa kohë më parë, por ky ristrukturim u ndërpre. Policia nuk e çoi deri në fund ristrukturimin e asaj që në zhargon njihet si Policia Kriminale. Po ashtu, në lidhje me situatën e kriminalitetit dhe për ngjarje të ndryshme të rënda, mendoj se duhet në tërësi një analizë për ngjarjet e ndodhura për një periudhë prej një muaji e gjysmë. Kjo analizë mendoj se duhet bërë në mënyrë të veçantë për vrasjet, ato që kanë bërë jetën më të pasigurt në shumë qytete të vendit. Për mendimin tim, pas një analize që duhet bërë për çdo rast kriminal apo krimi të rëndë, duhet reflektuar menjëherë", është shprehur Bilbil Mema. (INA)

Filloi manifestimi “Mirë se erdhe muaji Ramazan”

Forumi Rinor Islam, dega Shkup, me rastin e fillimit te muajit të shenjtë të Ramazanit organizoi manifestimin "Mirë se erdhe muaji Ramazan", tashmë tradicional i cili realizohet me rastin fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Ky aktivitete është vetëm se pikënisja e një sërë aktivitetesh që Forumi Rinor Islam do ti realizojë gjatë muajit Ramazan nën moton "Ramazani, muaj I fitoreve".

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që simbolikisht të bëhet shënimi i fillimit të muajit Ramazan dhe e gjithë kjo u realizua me një program modest që u mirëprit me shumë dashamirësi nga publiku i madh që ishte i pranishëm në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Siç e do Islami, ky aktivitet u hap me një recitim mahnitës të disa ajeteve Kur'anore nga hafizi i mirënjohur Xhemajl Nuhiu. Pastaj programi vazhdoi me një fjalë përshëndetëse nga kryatari i FRI-së, z, Fevzi Musliu, i cili mes të tjerash theksoi rëndësinë e këtij muaji të shenjtë. Këtë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti i cili shfrytëzoi rastin të përgëzojë këtë aktivitet të rëndësishëm dhe falënderoi Forumin Rinor Islam për punën e palodhshme që bën në realizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të ndryshme që pasurojnë jetën kulturore dhe fetare në vendin tonë.  

Komuna e Çairit edhe sivjet ishte përkrahëse e këtij manifestimi. Duke marrë parasysh se ky manifestim ishte organizuar nga dega e Shkupit, fjalën e morri edhe z. Hasan Baftijari, kryetar i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup. 

z. Baftijari bëri shpalosjen e kalendarit të aktiviteteve që planifikon ti realizojë Forumi Rinor Islam  gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Shkup dhe rrethinë. Këto aktivitete në vete ngërthejnë: tribuna, ligjerata, iftare, mbrëmje Kur'anore etj. 

Pas fjalimeve përshëndetëse pasoi lëshimi i fishekzjarrëve që mes të tjerash shënoi simbolikisht fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në fund publiku i cili kishte vërshuar sheshin para Xhamisë së Murat Pashës dhe rrugët e Çarshisë së Vjetër kishte mundësinë të ndjekë një mini koncert me ilahi të performuara nga kënduesi i njohur i ilahive Adem Ramadani nën shoqërinë e hafizit Xhemail Nuhiu. 

Me të përfunduar manifestimi, të pranishmit u ëmbëlsuan me bakllavatë që aktivistët e Forumit Rinor Islam i shpërndanë në vendin e ngjarjes.

Për në fund vlen të përmendet se në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe media të ndryshme të shkruara dhe elektronike, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.

Poashtu edhe në Tetovë, Sektori i Femrës pranë FRI-së në Tetovë e shënoi fillimin e muajit të ramazanit me shpërndarjen e disa hurmave nëpër qytet duke ua uruar kalimtarëve të rastit këtë muaj dhe duke u dhënë nga një hurmë dhe duanë e ifatrit.  (INA)

Thursday, July 19, 2012

Isufi: Në Qeveri vetëm me Ramushin kryeministër

Zërat se do të mund të ketë ndryshime në konfiguracionin qeveritar, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cilëson si kalkulime nga qarqe të caktuara, të cilat nxiten për shkak se Qeveria aktuale është e çakorduar.

"Kemi të bëjmë me zëvendëskryeministra të cilët ballafaqohen me ligjin, ministra po ashtu. Kemi shkarkime në nivelin qeveritar, kemi dorëheqje dhe kthime", ka thënë Isufi, në një intervistë për "Tribuna Shqiptare".

Ndërkohë, ai ka mohuar se aktualisht AAK-ja është në negociata për të hyrë në Qeveri. Sipas tij, ata nuk duan që t'i bëjnë këto pazarllëqe për interesa të ngushta partiake e personale. Ahmeti thekson se AAK do të mund të hynte në qeverisje nëse do të bëhej kryeministër Ramush Haradinaj.

Isufi vlerëson se tashmë është bllokuar procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zgjedhore. Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, thotë se gjendja në veri është më e keqe sesa para 25 korrikut të vitit të kaluar. (KD/INA)

Mesazhet me rastin e Muajit të Ramazanit

Krerët e bashkësive fetare islame në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë kanë uruar besimtarët mysliman me rastin e Muajit të bekuar të Ramazanit.

Reis ul Ulemasë së BFI-së në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Muajit të bekuar të Ramazanit 2012 përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.

"Muaji i madhërishëm i Ramazanit paraqet kënaqësi të veçantë dhe mundësi që me plotë përkushtim dhe vullnet t'i përgjigjemi thirrjes së Allahut për agjërim, ibadet, respekt ndaj Kuranit, leximit të Kuranit, humanitet, afërsi vëllazërore, përkujdesje ndaj fëmijve dhe jetimëve. Ky është muaji i Kuranit, librit të shenjtë i cili është i shpallur nga Zoti për t'i shërbyer qenies së njeriut për të gjetë besimin e vërtet, për të kuptuar vlerat shoqërore, për ndërtuar standarde të jetës, të bashkëjetesës, koekzistencës, tolerancës dhe për të respektuar dallimet, ku në Kreun e II, El- Bekare neni 185, Allahu i Plotëfuqishëm thotë: " Muaji i Ramazanit është muaji kur filloi të shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra", thuhet në mesazhin e kreut të BFI-së.

Sipas tij, ky është muaji kur të gjithë Ne i shijojmë në mënyrë të veçantë begatitë e Ramazani, ngase përmes tij hartohet rruga për të bërë miraxhin tonë dhe për të ngritur besimin në shkallë më të larta.

"Ky është muaj i solidaritetit dhe afrimit mes vete gjithsesi duhet shtri dorën e mëshirës dhe ndihmës skamnorëve dhe nevojtarëve, numri i kësaj kategorije të shoqërisë tonë për fat të keq po rritet, andaj sinqerisht kjo e dhënë po na shqetëson nga koha në kohë. T'ia shtrijmë dorën njëri- tjetrit dhe të mos nxisim urrejtje, ngase çështja jonë nuk duhet të jetë viktim e mosrespektit të ndërsjellt vëllazëror. Kemi parasysh nevojën për një jetë sa më të mirë për brezat e ri gjegjësisht për ardhmërinë tonë, megjithatë kjo tokë nuk duhet braktisur, por qëndruar dhe bashkëvepruar në te. Atdheu është i shenjtë, andaj e kemi parim që atë ta ndihmojmë me kapacitetin tonë që kemi intelektual dhe shkencorë. Ramazani, është muaji i dijes, shkencës ngase piknisja e shpalljes Hyjnore ishte pikërisht në këtë muaj", theksoi Rexhepi. 

Bashkësia Fetare Islame përcjell bekimet e Allahut Fuqiplotë kudo që gjenden besimtarët, në vendlindje dhe diasporë, duke ua uruar me plot sinqeritet muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përmes një mesazhi ka uruar besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke e quajtur këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë muaj të fitores mbi të keqen. 

"Muaji i agjërimit ka për qëllim bindshmërinë ndaj Krijuesit, fisnikërimin e shoqërisë, ngase gjatë këtij muaji besimtari shton adhurimet, është më i kujdesshëm, behet më human, më i dashur e më paqësor. Muaji i Ramazanit është muaji i rahmetit e bereqetit, është muaj i Shpalljes së Kuranit, është muaj i fitores mbi të keqen, është muaj në të cilin është Nata e madhe e Kadrit, është muaj që na ofron të gjithëve në të njëjtën kohë rreth sofrës së iftarit e syfyrit, na tubon rreth nimetin e bereqetit të Allahut. Na ofron te skamnorët, jetimët, na ofron me të gjithë nevojtarët", theksoi Tërnava.

Ai nënvizoi se Ramazani i sivjetshë, për ne ka një rëndësi të veçantë, ngase siç dihet ne jemi në vitin jubilarë të pavarësisë së shqiptarëve, andaj në këtë muaj të mëshirës apeloj te të gjithë faktorët relevant që në këtë përvjetor, të jemi mirënjohës ndaj Zotit, të njohim kontributin dhe flijimin e brezave që sakrifikuan për pavarësi e mëvetësi, të angazhohemi që idealet e të parëve tanë të jetësohen, pra të ndërtojmë një shoqëri me integritet, e bashkuar, unike, e zhvilluar, paqësore dhe e lirë.

Edhe kryetari i Komuniteti Mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Ramazanit.

Selim_Muca

"Ramazani është muaji i faljes, ta falim njëri-tjetrin, sepse gjithsecili ka dikë për të falur. Ky është muaji i dashurisë, ta duam njëri-tjetrin për hir të Krijuesit. Ky është muaji i mëshirës, ti mëshirojmë krijesat e Zotit, që të na mëshirojë Krijuesi ynë. Ky është muaji i ndihmës. Mos të mbetet njeri i varfër në këtë muaj. Ramazani vjen që të begatojë shpirtërat dhe mendjet tona, që të krijojë një atmosferë mirëkuptimi, mirësjelljeje, devocioni; një atmosferë bujarie e paqtimi duke na emancipuar në veprat dhe mendimet tona.Ramazani ka për qëllim kryesor devotshmërinë e njeriut, pastrimin shpirtëror dhe edukimin e tij me vlera dhe aspirata të larta. Ky muaj na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëhemi më humanë dhe udhërrëfyes për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. Së fundi i lutem Zotit që ky muaj të sjellë në familjen e çdo  shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera", thuhet në mesazhin e kreut të KMSH-së, H.Selim Muça. (INA)

Policia aksion kundër lypsarëve në Tetovë

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:”";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:
mso-fareast-language:
mso-bidi-language:}

Policia e Tetovës ka arrestuar një grup grash dhe fëmijësh lypsarë nëpër rrugët e Tetovës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni policor të ndërmarrë në pjesën qendrore të qytetit, rrugët kryesore dhe tregun e qytetit.

Zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski deklaroi se aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale dhe se pas arrestimeve, tërë grupi është dërguar në këtë qendër.

Sipas tij, janë ndaluar shtatë gra dhe gjashtë fëmijë të moshës së mitur. Policia theksoi se lypsarëve i është tërhequr vërejtja që të mos vazhdojnë, përndryshe do të përballen me sanksione ligjore. (INA)

Wednesday, July 18, 2012

Nëntë izraelitë të vdekur dhe 33 të plagosur në Bullgari

Nëntë turistë izraelit kanë humbur jetën dhe 33 janë plagosur në shpërthimin e bombës që ka ndodhur dje pasdite në autobusin me turistë izraelit në aeroportin e Burgasit në Bullgari. 

Dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës që ka ndodhur në pikën turistike bullgare. 

Vendi ku ndodhi shpërthimi është shëndërruar në një kasaphane dhe flakë zjarri, me copa të trupave të shpërndarë. Zjarri nga shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë edhe dy autobusë të tjerë. 

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov deklaroi se autoritetet po hartojnë listën e të gjithë turistëve izraelit që kishin mbërritur në Aeroportin e Burgasit dhe më pas do të bëhet identifikimi i tyre. Sipas tij, deri tani po shënohet rritja e numrit të viktimave, ndërsa mbi 33 veta janë shtrirë në spita, prej të cilëve tre janë në gjendje kome. 

Autoritetet bullgare sulmin e cilësuan si terrorist dhe se po hetohen motivet plotësuese. 

Kryeministri izraelit Benjamin Njetanjahu deklaroi se pas sulmit qëndron Irani. Sipas raporteve të izraelitëve, në autobus ishin 40 udhëtarë, të cilët do të transportoheshin nga aeroporti në hotele. 

Policia bullgare informoi se aeroporti në Burgas është mbyllur dhe se avionët e tjerë urdhërohen që të aterojnë në Varne. 

Dëshmitarët okularë theksuan se shpërthimi ka ndodhur pasi që në autobus është futur një person vetëvrasës i rrethuar me mjetin shpërthyes. Mediat shtetërore thanë se zjarri ka përfshirë edhe dy autobusë të tjerë që ishin afër dhe ku duhej të transportoheshin pjesa tjetër e udhëtarëve izraelit. (INA)

Imami: Ne shesim, nuk trafikojmë armë

Pas debateve me dyer të mbyllura në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi për mediat se është shfryrë tullumbacja e parë me akuzat e opozitës për trafik armësh.

Imami tha se Ministria e Mbrojtjes shet armë dhe nuk trafikon, dhe se për këto shitje raporton çdo tre muaj tek Kryetarja e Kuvendit, kryeministri dhe Presidenti i Republikës.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se kontrolli parlamentar është shumë i rëndësishëm, por shkelja e ligjit për të kryer një kontroll është precedent, që ai nuk do ta lejojë.

Sipas ministrit Imami për çdo kontroll, Komisioni duhet të dorëzojë kërkesë pasi vetëm kështu kryhet kontroll serioz dhe demokratik.

"U shfry tullumbacja e parë. Nuk mund të ketë trafik armësh. Unë raportoj çdo tre muaj tek Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Çështja e kontrollit nuk është çështje e ministrisë, por e Parlamentit. Mbasi të kem një copë letër në dorë ku të kem të përcaktuar llojin e kontrollit me një plan konkret unë do t'i përcjell të gjitha përgjigjet. Duhet të ketë një plan konkret kontrolli, edhe kryeministri kur vjen për kontroll e ka këtë plan. Kontrolli parlamentar është shumë i rëndësishëm, por shkelja e ligjit është një precedent, që unë nuk do ta lejoj", deklaroi Imami.

Ministri i Mbrojtjes tha se dikasteri që drejton e ka për detyrë që të shesë armë që janë të vjetra, një tregti që është në interesin më të mirë të vendit, dhe nuk është trafik.

I pyetur për përgjimin e përfaqësuesve të opozitës dhe diplomatëve të huaj në Tiranë, ministri i Mbrojtjes tha se nuk ekzistojnë të tilla gjëra.

"Provokimi që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon, pasi nuk jemi në kohën e traktatit të Varshavës. Këto provokime nuk mund të shkojnë, do të shpohet edhe kjo tullumbace", tha Imami, duke nënvizuar se duhet të ngrihet një komision parlamentar për të hetuar mbi akuzat për përgjime.

"Do të duhet të ngrihet një komision për të ruajtur sekretin, në mënyrë që askush të mos i tregojë as gruas së vet. Unë jam i interesuar në këtë moment që të ngrihet ky lloj komisioni. Pasi ne punojmë kundër terrorizmit, së bashku me ushtri të tjera të NATO-s. Ne nuk kemi kapacitete të përgjojmë zyrtarët e diplomatët", tha Imami.

Ai nënvizoi se "ky komision le të dijë më shumë se ministri, po ama të jetë i krijuar sipas ligjit".

I thirrur për të raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare edhe për "Planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani", ministri i Mbrojtjes tha se plani është jashtëzakonisht i mirë.

Në përfundim të seancës dëgjimore me ministrin Imami, u prononcua për mediat edhe deputeti socialist Ilir Gjoni, i cili deklaroi se "Vërehet një tendencë për ta shmangur kontrollin parlamentar, ndonëse u vendos që kryetari i komisionit Leonard Demi, t'i drejtohet ministrit me një shkresë", njoftoi Noa.

Deputeti Gjoni tha se ishte e rëndësishme që opozita ngriti zërin për një kontroll parlamentar në dikasterin e Mbrojtjes, dhe të imponojë vendimin e marrë në komision që më 18 maj.

Sipas tij Komisioni i Sigurisë ka rënë parimisht dakord që kërkesa për kontroll në këtë dikaster të kalojë ditën e hënë.

Pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se është i gatshëm t'i përgjigjet akuzave të opozitës, duke nënvizuar se nuk do të lejojë asnjë kontroll punëtor fshatar në dikasterin që drejton. (INA)