Thursday, May 31, 2012

EULEX: Nuk ka kontenier të policisë serbe në veriun e Kosovës

EULEX-i sot ka përgënjeshtruar informacionet për vendosjen e një kontenieri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës në veriun e Kosovës. 

“EULEX-i  nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244″, thuhet në deklaratën e misionit evropian.

Mediat kosovare sot raportuan se në pjesën veriore të Kosovës në afërsi të pikës së kalimit Jarinjë policia serbe kishte vendosur një kontejnerë për kontroll dhe kryerjen e detyrave zyrtare brenda territorit të Kosovës. (INA)



No comments:

Post a Comment