Wednesday, September 12, 2012

Aliu: PDSH do ta bllokoj këtë shtet antishqiptar

Pasi BDI njoftoi se, do të ndaloj bojkotin dhe do të kthehet në karriget e parlamentit për të mos i dëmtuar proceset eurointegruese, PDSH reagoi ashpër kundër këtij vendimi.

"Ky vendim është tërësisht komprimitues për BDI-në. Shihet se kush e bllokon punën e Parlamentit. Ju po ndryshoni brenda ditës qëndrimin. Ju duhet të merrni vendim të lëshoni Qeverinë. Nëse Gruevski ju ka gjuajtur ndonjë tender, prej kësaj  do të vuajnë të gjithë shqiptarët", deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Ai tha se deputetët e BDI janë të gjymtuar dhe se ata nuk do të munden të ndalojnë miratimin e Ligjit për 'branitellat'.

"PDSH nuk do ta lejojë miratimin e ligjit për të ashtuquajturit branitella, prej nesh do të shihni se si bllokohet ky shtet antishqiptar", theksoi Aliu. (INA)



No comments:

Post a Comment