Sunday, September 9, 2012

Në veri është krijuar situatë e padurueshme

Në veri është krijuar situatë e padurueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, një ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës (PK) dhe të EULEX-it në veri, ka deklaruar se kjo pjesë e Kosovës edhe më tutje ka probleme dhe sfida të shumta dhe se aty është krijuar një situatë e padurueshme. Si zgjidhje për këtë situatë ai ka konsideruar se do të ishte një dialog i brendshëm me përfaqësues të komuniteteve.Sipas Rexhepit, Qeveria e Kosovës, si dhe ndërkombëtarët kanë qenë të vetëdijshëm para se të vendoset për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë se Pakoja e Ahtisasrit nuk mund të implementohet komplet në veri të vendit.

"Pakoja e Ahtissarit komplet nuk mund të implementohej në veri për shkak se janë rrethana objektive që përveç institucioneve tona kanë përgjegjësi edhe ndërkombëtarët. Për pjesët e tjera ku është nën përgjegjësitë tona është përmbushur dhe ka ardhur më në fund edhe përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë", ka thënë Rexhepi.

Në pjesën veriore vazhdojnë problemet, mirëpo ministri Rexhepi, "beson" se në ditët apo javët e ardhshme do të ketë lëvizje pozitive.

"Kjo situatë është e padurueshme dhe paqëndrueshme", ka thënë ai./Koha/



No comments:

Post a Comment