Tuesday, September 11, 2012

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami flasin pas ndeshjes me Shqipërinë

Tre lojtarët kyç shqiptarë të kombëtares zvicerane kanë folur me emocione pas fitores së Zvicrës ndaj kombëtares shqiptare.

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se edhe përkundër golit të shënuar, ai nuk e festoi ate dhe se ai hodhi poshtë akuzat ndaj tij se është tradhëtar.

"Në media është folur shumë për mua se jemi tradhtarë. Nuk është kështu, por ata që thonë nuk e din punën si është. Unë pata premtuar se nëse shënoi nuk do të festoi, gjë të cilën e bëra, sepse jam shqiptar dhe ndihem krenarpër këtë" deklaroi Shaqiri.

Edhe Granit Xhaka ka deklaruar pas ndeshjes, se i gëzohet fitores së Zvicrës por gjithmonë e ndjen atë se ka gjak shqiptari.

"Unë kam gjak shqiptari, këtë e dini. Kjo është një gjë që më bën krenar. Me Zvicrën besojmë se do të jemi në Botëror, ndërsa më pëlqej shumë loja e Shqipërisë. Ata po përparojnë shumë, kanë tifoz fantastik dhe lojtarë të mirë. I uroj suksese Shqipërisë në të ardhmen" deklaroi Xhaka.

Valon Behrami ka deklaruar se ndihet krenar që është shqiptar pavarësisht asaj se tifozët e fishkëllyen në fushë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

"Unë jam krenar që jam shqiptar. Ata le ta kuptojnë në çfarëdo mnyre lojën time por unë jam shqiptar. Jam djalë i prindërve nga Kosova gjë e cila nuk harrohet. Ne e bëmë punën si duhet në këtë ndeshje, ndërsa Shqipëria më pëlqen se është luftarake, duke patuar në lojë lojtarë të mirë siç është Bogdani.Ne jemi të bindur se do të jemi në Botëror, ndërsa i uroj fat edhe Shqipërisë" deklaroi Behrami. (INA)



No comments:

Post a Comment