Sunday, September 9, 2012

Skandal në ueb faqen zyrtare të Federatës së Maqedonisë

Asnjë informatë zyrtare për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë në futboll

Si duket edhe përkundër ndryshimeve që u bënë në shtëpinë më të madhe të futbollit në vend, përsëri jo profesionalizmi del në shesh.

Sot me fillim ne ora 15:30 ne terrenet futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen ndeshjet e para të 18-së finales së Kupës ,eveniment që është e dyta për nga rëndësia pas Kampionatit.

Edhe pse zyrtarisht këto ndeshje dhe informatat në lidhje me emrat e gjyqtarëve dhe delegatëve që duhet të drejtojnë këto takime duhet të jepen në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM-së (FFM.COM.MK), kjo e fundit si duket është në gjumë.

Gjatë hapjes së linkut ku duhet të jenë këto informata aty hasim ende rezultatet nga 116 e finales që janë zhvilluar kohë më parë ,gjë që tregon një shkallë të lartë të jo profesionalizmit duke anashkaluar edhe rejtingun e futbollit në vend.

Gjithashtu mungojnë edhe informacionet  dhe një raport lidhur me ndeshjen që u zhvillua në mes Kroacisë dhe Maqedonisë e vlefshme për kualifikimet në kampionatin botëror në Brazil.

Lirisht mund të themi se kjo ueb faqe zyrtare vetëm figuron si e tillë ndërsa në praktikë është e barabartë me zero. Ngelet që në vazhdim personat zyrtarë të marrin masa për përmirësimin e këtij fenomeni amatoresk dhe në të ardhmen informatat zyrtare nga ana e FFM-së të plasohen në kohën e duhur.

Besnik Beqiri/INA



No comments:

Post a Comment