Thursday, September 6, 2012

Një i vdekur në aksidentin në Strugë

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në aksidentin që ka ndodhur të enjten pasdite në afërsi të fshatit Livadhi të Strugës.

Aksidenti ka ndodhur me ç`rast janë përplasur një motoçikletë dhe një furgon, ku jetën e ka humbur drejtuesi i motoçikletës, Mirsad Abdurrahmani, 37 vjeç nga fshati Dollogozhdë i Strugës. I lënduari rëndë është bashkudhëtari i motoçikletës Isa Abdurrahmani i moshës 20 vjeçare.
 
Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e pjesëmarrësve në komunikacion në momentin e parakalimit, duke lëvizur në drejtime të kundërta motori dhe furgoni. Ekipet e policisë, SPB-së, hetuesisë dhe prokurorisë së bashku me ekipin për ekspertizë kanë dalë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit tragjik. (M.Latifi/INA)



No comments:

Post a Comment