Saturday, September 8, 2012

BDI të mbaj përgjegjësi për nxënësit e Podgorçës

Dega e RDK Strugë, në mbledhjen e mbajtur ditën e premte ka shqyrtuar situatën e re të krijuar pas protestës së prindërve të fëmijëve shqiptar të fshatin Podgorçë në Struge, të cilëve u mohohet e drejta elementare që të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në vendlindjen e tyre.

RDK Strugë shpreh keqardhjen e saj, për siç thonë ata hipokrizinë e treguar nga ana e institucioneve kompetente në lidhje me Shkollën Filore"Goce Delcev"në  fshatin Podgorcë të Strugës.

"RDK dega Struge vlerëson se prindërit e fëmijëve përfundimisht e gjetën adresën e vërtetë se ku duhet të protestohet dhe të kërkohet përgjegjësi për mashtrimin dhe manipulimin për motive të ulëta politike që u është bërë për 3 vite me radhë, dhe kjo adresë është pikërisht Komuna e Strugës, respektivisht kryetari I komunës dhe titullarët e tjerë përgjegjës të arsimit në të, nga ku edhe lindi manipulimi dhe premtimi bosh se këta fëmijë do të mësojnë në gjuhën shqipe në f.Podgorçë të Strugës", thuhet në reagimin e RDK-së.

Në reagim më tej theksohet se, "në kontekstin e manipulimit për qëllime të ulta politike dëshmi plus është edhe deklarata e zëvendës ministrit për arsim të R,Maqedonisë, Safet Neziri, dhe deklarata qesharake e djeshme e kryetarit të komunës së Strugës se në Podgorçë nuk paska kushte ligjore dhe kushtetuese që të hapen paralelet në gjuhën shqipe".

RDK- dega Strugë shtron pyetjen se nëse qenka kështu situata me ligjin dhe kushtetutën, atëherë pse këta zotri nuk u thanë që në fillim kë tyre hallexhinjve se nuk ka mundesi ligjore dhe kushtetuese që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

"Përkundrazi prindërit  u manipuluan nga të gjithë, duke nisur nga struktura të larta të BDI (kryetari I BDI Ali Ahmeti, e deri tek strukturat më të ulëta. Që kjo çështje nuk është zgjidhur, dëshmi janë protestat e prindërve të këtyre fëmijëve. Sa për informacion, të gjithë e dinë se në pjesën e Mariovës, ministria për 1 nxënës hapi klasë, dërgoi mësues, e çka s'bëri që të vijohet mësimi normalisht, kurse këtu, në Podgorçë  për 21 nxënës nuk lejoka ligji dhe kushtetuta. Totalisht e papërgjegjshme", theksohet në reagim. 

Ne reagimin e RDK dega Strugë kërkon përgjigje për atë se çfarë do të ndodhë me fatin e nxënësve shqiptarë të kësaj anë.

RDK dega ne Strugë kërkon që urgjentisht "të gjithë ata persona – titullarë të  cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të përfshirë në mashtrimin e  prindërve të këtyre fëmijëve qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, urgjentisht për arsye morale si prindër që janë TE JAPIN DORHEQJE të parevokueshme nga pozitat që I mbajnë dhe tu kërkojnë falje publike për demin e shkaktuar  fëmijëve të tyre".(INA)

 



No comments:

Post a Comment