Saturday, September 1, 2012

Sërish kapen trafikantë shqiptarë në kufirin kroat

Në vendkalimin Karasoviqi mes Kroacisë dhe Malit të Zi janë ndaluar tre shtetas shqiptarë në tentimin e tyre për të hyrë në territorin kroat me një sasi të madhe të drogës, informon INA. 

Policia kufitare e rajonit të Dubrovnikut bëri të ditur se në bagazhin e makinës që drejtohej nga një shtetas shqiptarë dhe dy shoqërues të tij janë gjetur 45 pako drogë të llojit marihuanë me një peshë prej 24 kilogramëve. 

Makina drejtohej nga një 30 vjeçar, emri dhe të dhënat e të cilit nuk janë publikuar, ndërsa dy të tjetër janë të moshës 26 vjeç.  Ndaj tre shtetasve shqiptarë është shqiptuar masë paraburgimi dhe hetime të mëtejme. Policia kroate ka rritur masat e sigurisë në këtë pikë kufitare ku brenda dy muajve të fundit janë kapur disa shtetas shqiptarë me lëndë narkotike. (INA)



No comments:

Post a Comment