Monday, September 3, 2012

Mbaroj me suksese Konferenca Mbarëshqiptare në Njujork për Çështjen shqiptare në Ballkan

Më 2 shtator në Njujork u mblodhën rreth 350 shqiptar nga të gjitha trevat Kombëtare ku u diskutua zgjidhje e çështjeve shqiptare të lënë pezull në Ballkan.

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri ish-kandidati demokrat për në Kongresin Amerikan z.Emin Eddi Egriu. I cili është me origjinë nga Dibra dhe një vëlla i tij ka qenë pjesëmarrës më 1999 në UÇKosovës.

Më tej foli ish-deputeti në Kuvendin e Malit të Zi z.Xheladin Zeneli ku i bëri kritika qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Tiranës për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe ndalimin me Ligj të flamurit kombëtar. Nga Maqedonia folën prof. Teuta Kamberi Llalla dhe prof.Sazan Papraniku rreth gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, gjuhës, flamurit, mbylljen e shkollave shqipe dhe trajtimin si qytetar të dorës së dy të shqiptarëve.

Po ashtu folën Haxhi Dauti, Rerrok Nikci, Flutur Zavalina, Kalosh Sela,Sali Bollati, Nosh Camaj nga Hoti i Malit të Zi etj. U lexuan edhe përshëndetjet nga Sevime Nebija nga Kumanova, nga Shqipëria përshëndetja e gjeneral Sulejman Abazit, dhe nga Lugina e Preshevës etj.

Më tej u kalua në diskutimet e pikave si për politikën e keqe të Shqipërisë, për Kosovën e destabilizuar, për shtypjen e shqiptarëve në Maqedoni, Çamëria e harruar, mërgata shqiptare në Turqi e përçarë etj.

Në fund u firmos një dokument Rezolutë për zgjidhjen e Çështjes shqiptare në Ballkan e cila do të dërgohet në Institucionet shtetërore të SHBA, OKB dhe BE.
Konferenca vazhdon punimet me takimet nëpër shoqatat dhe organizatat e shqiptarëve në SHBA për të bërë të njohur Rezolutën dhe nënshkrimin e saj nga të gjithë personalitetet dhe shoqëritë shqiptare që veprojnë në Amerikë dhe Kanada.(INA)



No comments:

Post a Comment