Sunday, September 9, 2012

Hitzfeld: Ndeshje e vështirë, Shqipëria ka shpirt luftarak

Në prag të takimit të shumëpritur në mes të përfaqësueses shqiptare dhe asaj zvicerane vazhdojnë deklaratat nga më të ndryshmet.

E fundit është ajo e strategut të mirënjohur botëror dhe njëherit trajnerit të 'Helvetikëve',Ottmar Hitzfeld i cili lëvdon shpirtin luftarak të 'Kuq e Zinjëve' dhe tregon se kjo ndeshje do jetë e veçantë sepse në taborin e tij luajnë 5 shqiptarë.

"Gjithmonë e kam potencuar se në grupin tonë nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe për dallim nga grupet tjera këtu kemi një balancim të forcave. Takimi i radhës ka shumë domethënie dhe do jetë njëri nga më të vështirët në këto eliminatore pasiqë Shqipëria ka një ekip me shpirt luftarak dhe një arsye tjetër është edhe ajo se në përfaqësuesen tonë kemi lojtarë cilësorë që janë me kombësi shqiptare dhe padyshim do jetë shumë emocionale për ta, theksoi Hitzfeld për mediat zvicerane,njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai gjithashtu shfaqi befasinë e tij kur dëgjoi për fitoren 3:1 të Shqipërisë ndaj Qipros
"Mendoja se ky takim do përfundon me shifra të barabarta mirëpo nuk doli ky parashikim, pas përfundimit të ndeshjes më informuan se Shqipëria ka fituar 3:1 dhe me të vërtet më befasoi pak",tha Hitzfeld. 

Interesimin e madh nga tifozët e kombëtares shqiptare për të qenë prezent në shkallët e stadiumit të Lucern-it ,Hitzfeld e komenton kështu:
"E dimë së në karriget e stadiumit  do jetë  një përkrahje e zjartë dhe ne do duhet të dimë t'a menaxhojmë atë në terrenin e gjelbërt dhe të bejmë punën tonë,shpresoj gjithcka të shkon mirë, përfundoi Hitzfeld.

Tashmë parakushtet janë krijuar andaj të Martën në  Luzern( Qemal Stafa ,në bazë të parashikimeve për prezencën e tifozëve kuq e zinj ), djelmoshat e trajnerit De Biassi  do ngelin që ta kryejnë misionin e tyre me sukses….PËRPARA DJEMA …TË REALIZOJMË ËNDRËN NË PRAG TË 100 VJETORIT TË PAVARSISË…

Besnik Beqiri/INA



No comments:

Post a Comment