Monday, September 10, 2012

Obama: Heqja e mbikëqyrjes, arritje historike

Obama: Heqja e mbikëqyrjes, arritje historike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si arritje historike, ndërkohë që vendi merr përsipër kontrollin e plotë të sovranitetit të tij.

"Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik", ka thënë presidenti Obama në një komunikatë të lëshuar për shtyp. /rel/



No comments:

Post a Comment