Saturday, September 8, 2012

Shaqiri: Zemra ime është me “kuqezinjtë”

"Shumë e kom vështirë të luaj ndeshjen që do të vjen me kombin tim me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë dhe nëse humbim prap zemra ime osht kuq e zi".

Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.

I cilësuar si "tradhtarë" bashke me koleget tjerë si: Vll. Xhaka,Behrami, Dzemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve "kuq e zinj", ai përsëri nëpërmjet rrjetit social Twitter tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherit edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë  duke theksuar se çdoherë ai do jetë "kuq e zinj", pa marr parasysh rezultatin e takimit emocionues: Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasiqë 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherit edhe emra të mëdhenj në futbollin europian.

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasiqë këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.

Sidoqoftë duhet të tregojmë maturi dhe respekt për këto lojtarë të cilët edhe pse luajnë për Zvicrën etiketohen si shqiptarë dhe origjinën e tyre nuk do mund t'ua mohojë askush. TË PRIFTË E MBARA SHQIPËRI …JE NË ZEMËR TË CDO SHQIPTARI….

Besnik Beqiri/INA



No comments:

Post a Comment