Tuesday, September 4, 2012

Eurostat: Maqedonia me çmim më të ulët të energjisë elektrike në rajon

Maqedonia me 6,25 denarë për kilovat orë është me çmim më të ulët të energjisë elektrike në rajon, tregon analiza e “Eurostat”-it.

Sipas Eurostat-it, çmimi i energjisë elektrike në nëntor të vitit 2011 ka qenë 7,01 denarë në Turqi dhe Kroaci, në Shqipëri është 7,07 denarë, në Greqi 8,55 denarë, ndërsa në Bullgari çmimi më i ri nga korriku i këtij viti është 8,18 denarë.

Çmimi në Slloveni arrin 10,05 denarë, në Sllovaki 11,06 denarë, ndërsa në Çeki 9,39 denarë. Në Bashkimin Evropian energji më të shtrenjtë elektrike në gjysmën e dytë të vitit 2011 ka pasur Danimarka, 18,41 denarë, pastaj Gjermania 15,64 denarë dhe Qiproja 15 denar. (INA)



No comments:

Post a Comment