Monday, September 10, 2012

Majko: pesë shqiptarët e Zvicrës nuk janë tradhtarë

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, një ditë para takimit mes kombëtares së Shqipërisë dhe Zvicrës, për pesë lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, ka thënë se ata na nderojnë duke luajtur me Zvicrën.

"Ky është një shkrim i ndjerë dhe njerëzor për pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrën e Zvicrës…Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë "tradhtarë"! Ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Është vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zvicerane", thotë Majko në profilin e tij në Facebook. (INA)



No comments:

Post a Comment