Thursday, September 6, 2012

Marrëveshja e Ohrit kusht për Maqedoninë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit është bazë për një shtet multietnik dhe një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Këtë mesazh zëvendëskryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e ka thënë sot pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin polak në Shkup, Przemysalav Czyz.

Zëvendëskryeministri Xhaferri e ka njohur ambasadorin polak për funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe angazhimet që bënë për zbatimin e këtij dokumenti paqësor. Ai tha se po përgatitet Raporti për zbatimin deritanishëm të MO-së, i cili do të jetë bazë për punën në të ardhmen. Ai ka theksuar se ky dokument mbetet prioritet për të ardhmen e vendit. Mesazhet e njëjta janë përcjellur edhe në takimin që Xhaferri ka zhvilluar me ambasadorin e Hungarisë në Shkup, Dr. Jozsef Bencze. (INA)



No comments:

Post a Comment