Wednesday, September 5, 2012

SPB në Ohër ngrenë kallëzim penal për mashtruesin

SPB në Ohër, në bazë të dyshimit se ka kryer vepër penale "mashtrim", ka ngritur kallëzim penal kundër V.K. (39) nga fshati Trebenishtë-Ohër.

Për qëllime të përfitimit material, ai gjatë vitit 2010, i ka premtuar personit N.D. nga Struga se përmes shokëve dhe miqëve të tij në Shkup, mund ti sigurojë tre vetura të reja të markës "Peugeot-308" ("Pezho-308), me një vlerë prej 30 mijë euro, nga salloni i automobilave në Shkup, në afët prej një muaji dhe do tia sjell në Strugë.
Ai palën e ka ftuar në auto salon në Shkup për ta përzgjedhë edhe ngjyrën e veturave, duke pohuar se të punësuarit janë në dijeni dhe se janë miq të njohur të tij që do ti mundësojnë blerjen nën vlerën reale, respektivisht nga 10 mijë euro për veturë.

Pala e dëmtuar për blerjen e këtyre veturave, të pandehurit i ka dhënë të holla "cash" dhe pjesërisht nga një xhiro llogari e prindërve, por veturat nuk kanë arritur deri te porositësi, ndaj SPB në Ohër, në bazë të dyshimit të kryerjes së veprës penale mashtrim, ka ngritur kallëzim penal kundër V.K. (39) nga Trebenishta e Ohrit. (INA)



No comments:

Post a Comment