Monday, September 3, 2012

Kërçovë, vritet brutalisht çifti i emigrantëve nga SHBA

Në fshatin Sërbicë të Kërçovës mbrëmë janë gjetur trupat e pajetë të dhunuara të dy bashkëshortëve, emigrantë nga SHBA-të, që po qëndronin për pushime në vendlindje. 

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për Isa Imeri dhe Selime Imeri, të moshave 68 – 69 vjeç, që u gjetën të vdekur me duar dhe këmbë të lidhura. 

Dëshmitarët fqinj kanë theksuar se për disa ditë nuk kishin parë dy të moshuarit në shtëpinë e tyre dhe kur kanë shkuar për të parë se çfarë po ndodhë me ta, ata kanë parë trupat e tyre të vdekur. Ata çdo vit vinin për pushime në vendlindje, por kësaj radhe pushimi i tyre ka rezultuar fatal dhe i fundit. Trupat e dy viktimave janë dorëzuar pranë Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup, ku do të kryhet obduksioni i tyre. MPB ka bërë të ditur se po kryen hetime të hollësishme për të zbardhu motivet e kësaj vrasje makabre. (INA)



No comments:

Post a Comment