Wednesday, September 5, 2012

Kompani amerikane dhe japoneze interesohen për investime në Maqedoni

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot në Detroid realizoi takime të drejtpërdrejta me ekipet ekzekutive të tre kompanive globale, prodhues të komponeteve automobilistike.

Bëhet fjalë, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, për një kompani japoneze dhe dy amerikane nga kjo degë e industrisë. Të tre kompanitë prodhojnë lloje të ndryshme  të pjesëve automobilistike dhe janë furnizues të njohur në sektorin automobilistik në SHBA.

Kompanitë e kanë përshëndetur marrëdhënien proaktive të cilën Qeveria e Maqedonisë e ka ndaj investitorëve. Kanë shprehur  kënaqësi nga kushtet për udhëheqjen e biznesit në Maqedoni, tatimet e ulëta  dhe fuqinë punuese konkurrente. Drejtorët e këtyre kompanive kanë theksuar se rëndësi të veçantë për ato kanë benfitet  të cilat Maqedonia i ofron në Zonat për zhvillim tekonologjik-industrial duke pasur parasysh se prodhimet e tyre në tërësi do të transportoheshin në vende tjera në Evropë.

Kryeministri Gruevski në takimet ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen e investitorëve në procesin e sjelljes së vendimit të tyre përfundimtar. Ai theksoi se ekonomia stabile, pakoja investuese të cilin e ofron shteti për mbështetjen e investitorëve, tregtinë liberalizuar  me të gjitha vendet nga kontinenti i Evropës dhe më gjerë, si dhe të dhënat për lëvizjen e indikatërëve makroekonomik në Republikën e Maqedonisë, janë garancë e mirë se investitorët të cilët do të vendosin për investim në Maqedoni mund të presin zhvillim të biznesit të tyre. Kryeministri theksoi se në këtë kohë të krizës së vazhduar ekonomike dhe vëllim më të madh të krizës debitore evropiane Qeveria e Republikës së Maqedonisë arrin të sigurojë stabilitet dhe të bëhet destinim tërheqës për investimet e huaja për të cilat flasin vizitat e deritanishme intensive të kompanive të huaja me renome të cilët janë të disponueshme dhe tashmë startojnë me fillimin e biznesit në shtet.

Kryeministri Gruevski ka theksuar se me vizitën e paralajmëruar në Maqedoni nga ana e përfaqësuesve nga kompanitë e industrisë automobilistike do të intensifikohen komunikimet të cilat do të mundësojnë edhe realizimin e biznes projekteve konkrete.

Delegacioni qeveritar në përbërjen e të cilit është edhe ministri për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Bil Pavleski, drejtoi i Drejtorisë për Zonat zhvillimore teknologjike-industriale Vitkor Mizo  vazhdon në Atlantë, Gjeorgji, ku gjatë ditës së sotme  do të mbahet prezantim i potencialeve investuese nën titullin “Maqedonia – vend evropian i mundësive” para  shumë korporatave dhe investitorëve nga Atlanta dhe rrethina. (INA)



No comments:

Post a Comment