Monday, September 10, 2012

Bashkohen lojtarët shqiptarë në Lucern të Zvicrës

"Cana dhe Edgar Cani së bashku me Xhakën dhe Shaqirin"

Të jesh kapiten nuk është punë e lehtë dhe duhet përkushtim maksimal për të qenë shembull për pjesën tjetër të ekipit.

Këtë më së miri e tregon edhe gjesti vëllazëror që sot Loriku e realizoi në bashkëpunim me Edgar Canin duke u takuar me Xhakën dhe Shaqirin në një nga lokalet e Lucern-it.

Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook duke na përcjell edhe përshëndetjet që vinë nga këta lojtarë.

"Sapo dola nga lokali ku isha së bashku me Edgar Canin ,Xherdanin dhe Granitin dhe shfrytëzoj rastin të u'a përcjell përshëndetjet e të tyre në adresë tuajën", ka shkruar Cana.

Ai gjithashtu tregon edhe një pjesë të bisedës dhe na siguron se ata do jenë më tolerantë ndaj kombëtares shqiptare.

Xherdani më tha :Je një lojtar shumë i fortë në fushën e lojës dhe kujdes me ndërhyrjet sepse do na thyesh këmbët nesër” hahah . Gjithsesi ata do të jenë më tolerantë kundrejt neve për këtë të jeni të sigurte .!, përfundon Cana në profilin e tij.

Ndërsa një porosi  tjetër vjen nga Xherdani nëpërmjet rrjetit social Twiter ku ai thotë:

"Nesër më pret  një ndeshje shumë historike për mua. Por edhe nëse fitojmë ka me ja kushtuar kombëtares sime shqiptare".

Kjo është një shenjë pozitive që tregon se sa zemërgjerë janë shqiptarët dhe padyshim mbas këtij dueli zemra për atdhe do ju rrahë më tepër këtyre djelmoshave që fati i ka drejtuar në një rrugë në të cilën e kanë vështirë që të ndihmojnë kombëtaren shqiptarë edhe pse ndjenjat e tyre gjithmonë do i takojnë shqiponjës dy krenare.

Besnik BeqiriINA

 

 



No comments:

Post a Comment