Sunday, September 9, 2012

Deputetët duan “i-Pad 3” të “Mollës”

Deputetët duan "i-Pad 3" të "Mollës"

Kuvendi i Kosovës synon t'i "gjejë" punë njërës nga kompanitë që njihet si ndër më të fuqishmet në botën e teknologjisë dhe që ka përfaqësinë edhe në Kosovë. Nëpërmjet tenderit publik, organi më i lartë ligjvënës i vendit kërkon tabletë "Apple i-Pad 3 – 16 GB", pajisje këto që i shet vetëm një kompani private brenda kufijve të vendit. Zyrtarisht, kompania "Molla" e ka të drejtën ekskluzive dhe të garantuar të shitjes dhe importimit për të gjitha produktet e "Apple-s" për Kosovë.

Zyra e prokurimit në Kuvendin e Kosovës synon që t'i pajisë me "tabletë" të gjithë deputetët. Nuk ka kaluar shumë kohë kur i njëjti institucion pati shpenzuar mijëra euro kur pati pajisur deputetët me lap-topë të serisë së fundit, porse "tableti" konsiderohet një lloj më i avancuar i kompjuterit e që punon në bazë të "prekjeve" në ekran apo "touch-screen". Për 120 deputetët e Kuvendit parashihet të shpenzohen dhjetëra e mijëra euro vetëm për pajisje me "tabletë" të serisë së fundit të prodhuar nga "Apple"./Koha/



No comments:

Post a Comment