Wednesday, September 12, 2012

Në USHT, u organizua Kongresi i IV ndërkombëtar i shkencave sociale në Ballkan

Universiteti Shtetëror i Tetovës, gjatë dy ditëve (11 dhe 12 shtator 2012), ishte nikoqir i Kongresit IV ndërkombëtar të shkencave sociale në Ballkan, në të cilën morën pjesë me kumtesat e tyre rreth 90 profesorë dhë mësimdhënës universitarë, nga USHT-ja si dhe Universiteti i Sakaryas dhe Universiteti Celal Bayar nga Republika e Turqisë.

Fillimisht rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Arbër Çeliku, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtarë, Prof. Dr. Fehari Ramadani, prorektor për arsim dhe nga sekretari i përgjithshëm i universitetit, z. Adem Beadini, në ambientet e rektoratit të USHT-së, pritën në takim përfaqësuesit e universiteteve nga Republika e Turqisë, me ç'rast u bisedua për nxitjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre universiteteve.
Hapja solemne e Kongresit IV ndërkombëtar të shkencave sociale në Ballkan, u bë në Amfiteatrin e USHT-së, me ç'rast para të pranishmëve, rektori i USHT-së,

Prof. Dr. Vullnet Ameti, duke konfirmuar mbështetjen e përkushtimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës për zhvillimin e kërkimeve në shkenca sociale, duke cekur me këtë rast, fushën e publikimeve akademike dhe realizimin e projekteve të përbashkëta siç është Kongresi i organizuar bashkërisht me Universitetin Sakarya dhe Universitetin Celal Bayar nga Republika e Turqisë.

"Universitetet në vend dhe rajon janë shndërruar në qendra ku zhvillohen ide të reja dhe ndërmerren iniciativa të rëndësishme për të gjitha fushat e jetës shoqërore, përgatiten kuadro profesionale, të cilët hartojnë literaturë akademike, prandaj mund të themi lirisht se prosperiteti dhe  modernizimi i shoqërisë dhe demokratizimi i saj nuk mund të ecin përpara pa njerëz të arsimuar. Viteve të fundit janë shtuar programet studimore të  shkencave sociale në arsimin e lartë, si në atë publik po ashtu edhe në universitet private, tha në mes tjerash rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, duke potencuar faktin se nevoja më e madhe për shkencat sociale në vendet tona ka të bëjë me rolin e tyre në trajtimin e dukurive shoqërore, zgjidhjen e problemeve, analizën shkencore të ndryshimeve të thella dhe të gjithanshme të procesit të tranzicionit dhe konsolidimit demokratik dhe të vetë jetës sonë intelektuale.

Sipas Prof. dr. Erdogan Ozkaya, prorektor i Universitetit Celal Bayar nga Republika e Turqisë është shumë e rëndësishme që kongresi IV ndërkombëtar për shkencat shoqërore në Ballkan organizohet në Tetovë.

"Për Universitetet tona është shumë e rëndësishme që kongresin IV ndërkombëtar për shkencat shoqërore në Ballkan ta organizojmë në Tetovë. Viteve të fundit investojmë mjete të konsiderueshme, për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë për avancimin  e shkencave në vendet tona, Shqipëri, Turqi Maqedoni, Bullgari dhe Rajon", theksoi në mes tjerash, Prof. Dr.  Erdogan Ozkaya, prorektori i Universitetit Celal Bayar nga Republika e Turqisë.
Gjatë ditës së djeshme (11.09.2012), Rektori i USHT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe prorektori i Universitetit Celal Bayar, Prof. Dr. Erdogan Ozkaya nënshkuan Marrëveshje bashkëpunimi në mes këtyre dy Universiteteve.



No comments:

Post a Comment