Saturday, September 1, 2012

Ilirida dhe ca “Maqedoni” tё tjera

Pёrderisa skotat e frotat "politike",tё  ardhura tinёzaj ndёr  shqiptari bёjnё zhuzhitje fjalёsh karagjoze mbi  gjasme "krizёn politike" tё bujtinarёve, qoleve e qiraxhinjve karagjozё nё qeveri, tё cilёt  sa herё qё mbёrrijnё nё kёso derexhe shёmtie kur sikterisen e zvarranisen nёpёr qeveri,bёjnё e qesin ojna "krizash" e  pajtimesh historike(!) me "tradhёti tё ndershme" si marrёveshje(!); nga anё e tjetёr e Vardarit,kёtij Aksiusi tё lashtёrishёm qё çante mespёrmes  Ilirisё nё Maqedoni, ca borizanё tё çakorduar e kakafonikё tё guvave tё pansllavizmit nё anё tё qeverisё, ca Milanka e ca M.Velinovska nisёn krrokatjet shёmtaqe pёr tё ndjellё monstrёn e tyre  politike  nё "zgjedhjet" qё do vijnё, pёr tё vazhduar monstrёn policore tё kaluar qё e bёnё mbi shqiptari..!

Kёto hije monstrash qё na kujtojnё se vёrtet kemi rёnё nё gjunjё dhe s`do ndihemi mё pёr sё gjalli ndёr orё tё tjera, sikurse s`ndihemi tash nё kёtё orё tё ligё mashtrimesh e dёshpёrimesh, qё na kujtojnё se vёrtet jemi bёrё tё mpirё nё mendje nga egjra e mashtrimeve dhe e  dokrrave "politike' tё skotave katrane qё pas fjalёve dhe ojnave shёmtaqe "parti" si pozitё e opozitё fshehin pas "politikёn qё e kanё kuptuar si bakallёk "shqiptarie", kёto hije monstrash pansllave tashti shpallin krekosjen e tyre tё marrёzishme e karagjoze se do bёjnё ca tё liga tё reja mbi shqiptari,se do bёkan "qeveri tё veten dhe pёr veten e tyre", "sllavo-maqedonase", duke i sikterisur dhe kёto skota bujtinarёsh e qolesh qё i kanё tё lidhura pёr vath, pёr shtrungёn e tyre me ca koqe tenderash dhe maunash.

Kёto hije monstrash tё errёta pansllave qё janё ulur shesh nё kёtё qeveri,kёta borizanё tё ligё e tё shёmtuar tё kёsaj qeverie,na kujtojnё gabuar se gjasme ne jemi vёrtet tё mpirё nё mendje sa pёr tё na "mёrzitur" se do bёjnё "qeveri mё vete dhe pёr vete",duke kujtuar se ne nuk kemi gojё e trimёri pёr t,u thёnё qё ta bёjnё njё ditё e mё parё andejna Strumicёs,andejna Strymonё-s,nё Maqedoninё e Poshtme tё historisё nga kanё ardhur duke shkretuar kёta skota kolonёsh nga moti 1946 dhe gjer mё sot.

Dhe, u themi prapё kёtyre monstrave: le ta bёjnё atё "fantom qeverinё" mё vete dhe pёr vete,nё atё Strymonёn e "Maqedonisё" sё tyre tё marrё me qira si "Maqedoni bullgare",le ta bёjnё nё Strymonё e poshtё Strymonёs e nё veri tё saj; se aty e lart Strymonёs, Nё PERENDIM,ku e kishte kufinё e jugut Dardania,nё Byklazorё, nё anё tё djathtё tё Vardarit,nis ILIRIDA , NGA KёSAJ TOKE I THONё ILIRIDA, ky shtet-regjion qё e njeh dhe hartё e Ptolemeut e vitit 150 pas Krishtit.Kёsaj Iliride tё njohur nё histori,kёsaj luleje tё hirshme DHE Tё NGJALLё tё historisё iliro-shqiptare do t,I bёjmё ne qeveri, Nё Shkupje,si i thoshte Biogdani,"pёr ne dhe pёr veten tonё", qё vjen me thёnё  SHIN FEIN,SIKUNDёR THONё KёSHTU IRLANDEZET.

Vёrtet,le tё mos vonohen pa e bёrё "qeverinё e tyre,me vete dhe pёr vete" kёto hije monstrash,se kjo "Maqedoni" e karashtisur kёshtu si floktё e harapit,dhe e njohur historikisht dhe realisht nё ca copёra Maqedonie, me ca kolonё qё ku kanё zaptuar kanё qitur fjalё se ёshtё "tokё e tyre", vёrtet nuk mund dhe nuk duhet tё ketё "njё qeveri pёr tё gjithё", njё qeveri "padronёsh dhe zuzarёsh tё tjerё".

Sa mirё mund tё dalin kёto zgjedhje qё do vijnё,  se mund tё qesin njё " qeveri mё vete dhe pёr vete-prosllave  pёr ca "Maqedoni" tё tjera,si e duan ata dhe "njё qeveri mё vete dhe pёr vete-qeveri shqiptare",pёr Maqedoninё veri-perendimore, qё vjen me thёnё- njё qeveri pёr Iliridёn,si e duam ne..!

nё u bёftё e gjallё shqiptaria dhe vendos tё gjallnojё e papёrkultur dhe me denjёsi shqiptare nё histori dhe nё tokёn e vet..!

Ilirida dhe kjo punё e mbarё qoftё, do thoshte dhe tash,si thoshte pёrherё,  Josif Bageri nga Nistrova e Rekёs sё Epёrme, nё kёtё hise historike tё Ilirisё sё Shkretnueme..!

 



No comments:

Post a Comment