Monday, September 10, 2012

Janullatos duhet të largohet nga Kisha Ortodokse Shqiptare

At Nikollë Marku, që është në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Elbasan, thotë se nuk e njeh kryepeshkopin Anastasi Janullatos, për arsye se ai nuk është shqiptar.

"Janullatosi nuk mund të qëndrojë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, sepse sipas Kushtetutës së KOASH, në krye të sajë mund të jetë vetëm person që i takon gjakut shqiptar, pra duhet me qenë me kombësi shqiptare", deklaroi Marku për agjencinë e lajmeve INA.

Në rastin konkret, meqenëse Janullatosi është grek, At Nikollë Marku, dhe Kisha e tij, me plot të drejtë nuk e njohin juridiksionin e tij. Rebelimi i At Nikollë Markut është në favor të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi.

At Nikollë Marku, ishte mbrëmë mysafir në Strugë, i ftuar në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në organizim të komunës së Strugës, ku me kënaqësi ndoqi edhe monodramën "Unë jam Adem Jashari".

Anastas Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi. Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij.

Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë).

Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.

Figura e tij shihet me dyshim nga shumë ortodoksë shqiptarë, të cilët njohin At Nikollë Markun që është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. (Mehmet Latifi/ INA)



No comments:

Post a Comment