Tuesday, September 11, 2012

Shtatë të lënduar në aksidentin në Ohër

Shtatë veta janë lënduar, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë në aksidentin që ka ndodhur të martën në mbrëmje në hyrje të Ohrit.

Lajmi për aksidentin dhe të lënduarit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski. Sipas tij, në këtë aksident të rëndë në hyrje të Ohrit janë përplasur një makinë e tipit "Fiat Siecento" me targa të Prilepit dhe një makinë e tipit "Ford Focus" me targa të Ohrit.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur makina Ford ka humbur kontrollin dhe ka dalur në kahjen e kundërt të rrugës në kryqëzoren në dalje të Ohrit. Nga humbja e kontrollit të shoferit dhe pas një shpejtësi jominimale, makina që shkaktoi aksidentin "Ford Focus" është përplasur me Fiatin që ishte në kahjen e rregullt dhe me një makinë të dytë.

Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spitalin e Ohrit, tre prej të cilëve ishin në makinën që shkaktoi aksidentin dhe katër të tjerët në makinat që pësuan në këtë aksident. (INA)



No comments:

Post a Comment