Wednesday, September 5, 2012

I jep fund beqarisë Bujar Osmani, Ali Ahmeti i luajti valle

Ish- ministrit të shëndetësisë , Bujar Osmani si duket i ka buzëqeshur fati.

Osmani i cili tani ushtron funskionin e zëdhënësit të  BDI-së, pasi ka gjetur shpirtin e tij binjak, ka marr një  vendim të rëndësishëm për tu martuar me të dashurën e tij nga Shkupi. 

Bëhet fjalë për Valbona Hoxhën (23), e diplomuar në fakultetin e shkencave politike pranë Universitetit Shën Kirili e Metodi në Shkup. Ajo aktualishtë është nëpunëse në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA. 

Për ta shënuar këtë  moment, Osmani ka organizuar një dasëm të madhe, në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike në Maqedoni, ndërta edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në shenjë nderimi dhe respekti për mikun e tij, ka hedhur disa valle në këtë  mbrëmje gazmore. (INA)

 



No comments:

Post a Comment