Saturday, June 23, 2012

Arbeloa: Spanja nuk mund të jetë briliante çdo herë

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Spanjës, Alvaro Arbeloa ka folur kundër atyre që janë duke kritikuar paraqitjen e kombëtares së tij, duke thënë se ajo nuk mund të jetë në formë çdo herë.

"Ne nuk mund të fitojmë secilën ndeshje me rezultat 3-0, ne nuk mund të jemi briliant çdo herë. Do të ishte kështu vetëm nëse kundërshtari nuk do të ekzistonte".

"Unë kam luajtur në Angli, dhe e di se çfarë lloj ndeshjeje pëlqejnë ata: Të hapur, shumë raste për shënim. Ndoshta kur njerëzit shohin llojin tonë të lojës, ndeshje e definuar nga kontrolli, atëherë ata mërziten".

"Kjo është normale. Unë mund të kuptoj këtë gjë", tha Arbeloa. (Lajmesport/INA)



No comments:

Post a Comment