Thursday, June 14, 2012

Barroso: Kosova është kusht për Serbinë

Zyrtarët e lartë të BE-së ia kanë bërë me dije presidentit të ri të  Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së është përmirësimi i raporteve me Kosovën.

"Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së)", ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas një takimi me Nikoliqin në Bruksel, transmeton REL. 

"Me fjalë të tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t'i mundësuar Komisionit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim", ka shtuar Barroso. (KD/INA)

 

 



No comments:

Post a Comment