Sunday, June 24, 2012

Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit

Dorëheqja e Kuçit i prin riformatizimit

Dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, nga këto dy pozita qeverisëse ia ka hapur derën riformatizimit të ekzekutivit – një paralajmërim i dikurshëm nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kështu thonë burime të "Zërit" të afërta me qeverinë, të cilat nënvizojnë se së shpejti do të ndryshojë përbërja e kabinetit qeveritar, ndërsa, gjasat janë minimale që në ndonjërin prej dikastereve të vijë tashmë ish-ministri Kuçi.

Ky person, që ?et në kushte anonimiteti, thekson se brendapërbrenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke qarkulluar ideja që në kuadër të riformatizimit, në përbërjen e re të qeverisë të jenë të përfshirë edhe disa nga njerëzit e fuqishëm të PDK-së.

"Njëri prej këtyre njerëzve të PDKsë do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë, e tjetri ka gjasa që ta marrë atë të Punëve të Brendshme. Por, e tëra kjo është vetëm si ide, sepse ende nuk kas asgjë konkrete", ka thënë ky person./zeri/



No comments:

Post a Comment