Monday, June 18, 2012

Universiteti i Bremenit në listën e universiteteve elitare, ISPE partner i denjë

Në Gjermani nëntë universitete janë radhitur në listën e universiteteve më elitare. Të premten u morr vendimi.

Titullin universitet elitë mund ta mbajnë në pesë vitet e ardhshme njëmbëdhjetë universitete: Universiteti Humboldt i Berlinit, Universiteti i Bremenit, Universiteti teknik i Dresdenit, si dhe universitetet e Këlnit, Tübingenit, etj.

Radhitja e këtyre universiteteve elite gjermane ka nxitur edhe kurreshtjen në Kosovë.  Studentët dhe Kolegji ISPE në Prishtinë si universitet privat partner me Universitetin e Bremenit ka mirëpritur lajmin. 

“Kjo radhitje e Universitetit të Bremenit ndikon edhe në imazhin e Universitetit ku po studiojmë ne. Me këtë rriten edhe mundësitë tona që të ndjekim procesin studimor edhe në këtë universitet elitar. Favori tjetër është se nga Bremeni kemi edhe profesorët e mirënjohur gjerman, që kanë arritur të radhisin këtë universitet në rangun e universiteteve elitare në Gjermani”, theksoi studentja e ISPE, Fitore Osmani, e cila po vijon një semestër në Universitetin e Bremenit.  

Para gjashtë javësh qeveria gjermane dhe 16 landet u ulën bashkë për të parën herë dhe krijuan një konkurs për kërkime të nivelit të lartë, të ashtuquajturën “nismë ekselence”.  Në këtë kuadër përzgjidhen universitetet dhe grupet kërkimore më të mira dhe mbështeten me mjete financiare prej qeverisë.

Rektori i Universitetit të Bremenit Wilfried Müller e konsideron universitetin e tij si ekselent dhe për këtë arsye është regjistruar me koncepte për të ardhmen në disiplinën më të vështirë. 

Mirëpo, konkurrenca është e fortë: Në raundin final për titullin elitë dhe për shumë para marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë universitete. Çdo fitues merr 50 milionë euro në 5 vjet. Müller spekulon: “11 ose 12 do të dalin fitues.” 

Në çdo tender mund të konkurrojnë për vlerësime rreth 1.000 universitetet në Gjermani. Kandidimi është i mund në tri kategori. Së pari shkollat e larta me programe për nxënës të përzgjedhur mund të konkurrojnë me konceptet e tyre për promovimin e brezit të ri shkencor. Së dyti ka të ashtuquajtura qendra ekselence, në të cilat universitetet mund të shënojnë pikë me qendra speciale të kërkimit të nivelit të lartë; dhe në disiplinën më të vështirë, atë të “koncepteve të së ardhmes” ato mund të paraqesin planet e tyre konkrete, me anë të të cilave shkolla e lartë e tyre synon të arrijë pararojën ndërkombëtare. Vetëm kush fiton këtu mund të quhet universitet elitë. (INA)

 



No comments:

Post a Comment