Friday, June 29, 2012

PDSH reagon kundër zgjedhjes së Ahmetit për rektor të USHT-së

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar sot lidhur me ndryshimet e fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) që pasuan me dorëheqjen e rektorit të deritanishëm Agron Reka dhe zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit, Vullnet Ahmeti. 

"Në krye të institucionit arsimor më lartë të shqiptarëve të Maqedonisë  emëroi Vullnet Ahmetin i njohur për muskuj dhe dhunë e jo për urtësi dhe dije. Personi në fjalë njihet për opinionin për mbushje kutish në të gjithë ciklet zgjedhore, që karrierën e ka ndërtuar duke u kacafytur dhe duke rrahur kolegët e tij siç ishte rasti me rrahjen  prof. Myftar Ziberi. Shpresojm që tani nuk është emruar Rektor i USHT për të rrahur studentët që hapur shprehin paknaqësi për gjendjen në USHT dhe ish studentët që  nuk marrin dot diploma tani e 3 vite prej kur BDI me ndihmën e VMRO-së shkarkoi në mënyrë të jashtëligjshme rektorin dhe profesorin e nderuar Agim Velën dhe emëroi në vend të tij një ushtar partiak të ish sistemit dhe të BDI-së siç ishte Agron Reka", deklaroi deputeti dhe përfaqësuesi i lartë i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Ai akuzoi Ahmetin për shkollim të dyshimtë, diplomë të dyshimtë si dhe tituj shkencor të dyshimtë. 

"Imagjinoni udhëheq univerzitetin një doktor në lëminë mundjes-stil i lirë, me fjalë tjera doktor pehlivan dasmash. Opinioni duhet ta dije se Vullnet Ahmeti është një ish deputet i BDI-së dhe aktualisht në listë për deputet të BDI-së në njësinë zgjedhore nr. 6. Politizim më i skajshëm dhe më eklatant se ky emërim nuk ka dhe nuk mund të ketë. Në qoftë se një populli don të ia vrasësh ardhmërinë, vritja procesin edukativo arsimor. Këtë po bën BDI që prej 2008 kur është pjesë e pushtetit. Opinioni e din se në çfarë gjendje BDI e ka katandis arsimin shqip në Maqedoni si ai fillor, i mesëm dhe në veçanti shkollimin e lartë", reagoi PDSH.

Kjo parti thekson se shpreh brengosje serioze për fatin e atyre që janë më të shtrenjtë për një popull, për fëmijët dhe rininë tonë. 

"Apelojmë opinionin e gjerë, intelektualët, punonjësit e arsimit, studentët, të gjith shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, opinionin ndërkombëtar të ndërhyj që të ndërpres këtë atentat që po i bëhet  tempullit të dijes dhe rinisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë", theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu. (INA)



No comments:

Post a Comment