Wednesday, June 20, 2012

Dimitrov: Maqedonia mund të quhet Dardani apo Iliri

Drejtori i Muzeut Kombëtar Historik në Sofje, Bozhidar Dimitrov  ka deklaruar për agjencinë bullgare të lajmeve Fokus se Maqedonia mund të zgjedh ndonjë emër të Mesjetës apo Antikës siç është Dardania apo Iliria. 

 "Për dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundër që ata – mendohet për maqedonasit- të marrin cilindo emër që duan nga trashëgimia jonë. Për shembull, Maqedonia mund të quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperëndimore dhe ne nuk do të kishim asgjë kundër", ka deklaruar Dimitrov.

 "Maqedonia mund të zgjedh emër që mban ndonjë toponim të Mesjetës ose Antikës, mund të quhen Dardania ose Iliria ose çfarëdo emri tjetër dhe të hyjë në Bashkimin Evropian dhe NATO", ka theksuar Dimitrov.

Sipas agjencisë "Fokus" në Maqedoni jetojnë rreth 40 për qind shqiptarë, ndërsa shumicë janë maqedonasit, që për disa q1arqe në Bullgari, nuk janë asgjë tjetër veç bullgarë. (INA)



No comments:

Post a Comment