Friday, June 29, 2012

Daçiq: Serbia do t’i kthejë forcat e sigurisë në Kosovë

Duke komentuar ngjarjen e dhunshme në Merdar, kryeministri i ri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

"Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb dhe në çdo Vidovdan ndodhin incidente në Kosovë. Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta festojë këtë festë, atëherë parashtrohet pyetja se kush mund ta sigurojë jetë e qetë të serbëve në Kosovë. Ju e dini se në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë mu në këtë ",- ka deklaruar Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Si kryeministër i ri i Serbisë, Ivica Daçiq, planifikon të thirret në Rezolutën 1244 ku parashihet se nëse e lejon Komandanti i KFOR-it, Serbia mund të kthejë deri në 1000 trupa në Kosovë. (KD/INA)



No comments:

Post a Comment