Friday, June 29, 2012

Edhe Kosova në konferencën e Këshillit Atlantik në Strugë

Konferenca shkencorë hulumtuese e NATO-s që kësaj radhe është organizuar nga Këshilli Veriatlantik i Maqedonisë, në bashkëpunim me Këshillin veriatlantik të Shqipërisë,  ka një të veçantë për regjionin në situate të fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, zjarreve, tërmeteve etj, që kërkon edhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve dhe shërbimeve profesionale të vendeve të rajonit. Kjo është edhe motoja e kësaj conference shkencore e titulluar "Siguri përmes shkencës" (Securits through science), në të cilën marin pjesë pos Maqedonisë dhe Shqiopërisë edhe vendet tjera të rajonit: Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, dhe Turqia. E veçanta e kësaj conference është edhe pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë shkencore hulumtuese, si pjesë e rajonit të Ballkanit.

Konferencën e cila do të zhvillojë punimet tre ditore në Strugë, e hapi kryetari i Këshillit veriatlantik të Maqedonisë, Llazar Elenovski, i cili në fjalën e tij foli për rëndësinë, principet dhe modalitetet e bashkëpunimit në rajon në drejtim të menaxhimit të krizave.

Më pas, fjalë rasti mbajti zëvëndës ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Arian Starova, në mungesë të ministrit Arben Imami, ndërsa në mungesë të ministrit të mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalë rasti,  Lube Dukovski, ndaj përkundër paralajmërimeve dhe sipas protokolit, të pranishëm duhet të ishin ministrat e mbrotjes të Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, por ata asnjëri nuk ishin të pranishëm në këtë konferencë, për shkak të agjendës së ngjeshur të aktiviteteve.

Në hapjen dhe punimet e konferencës, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku.

Konferenca në fjalë ka tubuar një numër të konsideruar të ekspertëve të fushave të menaxhimit me kriza nga institucionet relevante shtetërore si dhe profesor të universiteteve të vendeve pjesëmarrëse.

Në pauzë të kësaj konference, kryesuesi i delegacionit të Maqedonisë, Llazar Elenovski-kryetar i Këshillit veriatlantik të Maqedonisë deklaroi: "Në bashkëpunim me Këshillin veriatlantik të Shqipërisë, kemi organizuar këtë konferencë shkencore për menaxhimin e krizave. Jemi tubuar vendet e rajonit për të shikuar se si mund të arrijmë efikasitet më të madh dhe më të plotë të të gjitha kapaciteteve për menaxhim të krizave. Do të bisedojmë dhe shqyrtojmë disa modele të bashkëpunimit duke kërkuar mënyrën dhe modelin më efikas të bashkëpunimit, që është përmendur edhe në Samitin e NATO-s në Çikago. Do ta zgjedhim modelin më të mirë. Neve na duhet një model për menaxhimin e krizave dhe katastrofave sipas kapaciteteve tona, e këto kapacitete ti ngrejmë në një shkallë më të lartë në rajon"-përfundoi Llazar Elenovski.

Zëvëndës ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Arian Starova, deklaroi: "Ka qënë një vendim i marrë që më parë nga Këshilli atlantik i Maqedonisë dhe Këshilli atlantik i Shqipërisë. Ideja është që duke u mbështetur në zhvillimet e fundit globale që lidhen me fatkeqssitë natyrore dhe gjendjeve të jashtëzakonshme që krijohen pas tyre. Ideja është që të ketë kundërpërgjigje më të mira, sidomos për rajonin tonë në raste të tilla. Konferenca synon të eksplorojë, të hulumtojë cilat janë rrugët e një kooperimi dhe bashkëpunimi me qëllim që jo vetëm përgjigjet të jenë efikase në zjarre, përmbytje, tërmete dhe gjithë ate që mund të ndoshë, por të jetë edhe me kosto sa më të vogla. Pjesëmarrësit e konferencës janë nivele ekspertës, edhe pse ka edhe nivele politike siç është pjesëmarrja ime apo e Llazar Elenovskit, por përveç ekspertëve ka edhe përfaqsues të organizatave joqeveritare. Diskutimet kanë shkua shumë mirë, janë hedhur shumë ide si ajo e takimeve periodike, ngritjes së grupeve të ekspertëve, për të hulmtuar ndryshimet e mundshme apo krijimin e marrëveshjeve të reja dypalëshe dhe shumëpalëshe. Në fund të kësaj conference besoj që do të ketë një raport të detajuar i cili do ti dorëzohet jo vetëm qeverive të vendeve pjesëmarrëse të rajonit, por edhe NATO-së, departamentit që e ka mbështetur këtë konferencë"-deklaroi Arian Starova.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me pjesëmarrjen e delegacionit të  Kosovës në këtë konferencë, Arian Starova shtoi: " Në konferencën e sotme ka përfaqsues të Kosovës, është delegacioni pesëanëtarësh. Në krye të këtij grupi është zëvëndës ministri i Forcave të sigurisë së Kosovës, Bejtush Gashi. Pra, përfaqsimi rajonal në këtë konferencë është i plotë që është edhe vullneti i pjesëmarrësve, ku është edhe Serbia, por kjo është edhe rezultat i marrëveshjes së arritur kohë më parë në Bruksel, që Kosova lejohet dhe është e mirëpritur në nisma  rajonale por edhe më gjërë për bashkëpunim rajonal. Ky është një rast i tillë. Pra Kosova është prezente dhe do të japi kontributin e sajë në sesionin e pasditës dhe nesër"-përfundoi Arian Starova.

Përfaqsuesi i departamentit të NATO-së për planifikim të emergjencave dhe menaxhim me krizat, Evert G.J. Somer, deklaroi: "Konstatojmë se ka menaxhim të suksesshëm të vendeve të NATO-së. Këto vende kanë edhe probleme financiare, por ato gjejnë alternative për realizimin e bashkëpunimit të plotë. Duhet edhe teknologji moderne për menaxhim efikas të krizave, si p.sh aeroplan zjarrfikës, sepse pa këto mjete moderne është më vështirë të menaxhohen krizat. Në 10 vitet e fundit ka mjaft progress, por është vështirë të thuhet se a do të ketë sukses të plotë apo jo"-përfundoi ai. (M.Latifi/INA)

 



No comments:

Post a Comment