Friday, June 22, 2012

Hoxha: Nuk ka vendim për zhvendosjen e Institutit

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se nuk ka vendim për zhvendosjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shiprtërore të Shqiptarëve nga lokacioni i ish-ambasadës amerikane. 

“E vërteta është se Qeveria ka shqyrtuar kërkesën për zhvendosje të Institutit dhe në këtë drejtim në të njëjtën seancë ka angazhuar Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale  dhe Drejtorinë e shërbimeve të përbashkëta pas konsultimeve me palët të gjejë objekt më të përshtatshëm dhe më adekuat për ITKSHSH dhe të dorëzon në Qeveri Informatë me propozim vendimet. Pas dorëzimit të informatës Qeveria do të vendos se a do të zhvendoset apo jo Instituti. Dhe në atë moment kur do të merret vendimi do të njohtohet opinoni për vendimin eventual”, theksoi zëdhënësi Muhamet Hoxha.

Sipas tij, qëndrimi i Qeverisë është që së pari të gjindet objekt më adekuat për Institutin pastaj Qeveria të vendos se cka do të bëjë me objektin e ish ambasadës amerikane dhe nëse nuk gjindet objekt i tillë atëherë Instituti nuk do të zhvendoset.

“Ndërsa sa i perket reagimit të opozitës konsiderojë se është një reagim me të cilin ata si zakonishtë  mundohen që para opinionit , projektet e dështuara të tyre ti shfrytëzojnë për poena politike. Por kjo nuk është gjë tjerët vec se tentim manipulimi me opinionin. Opinioni i gjërë mban mend mirë se këtë institucion kjo Qeveri në vitin 2008 e ka trashëguar me një gjendje të keqe dhe me zyre jo adekuate për punë të cfarë do lloj subjekti e jo më  për punë shkencore. Që nga ky moment , dmth, nga viti 2008, me angazhimin e qeverisë u zhbllokua funksionimi i  Institutit  dhe të punësuarit filluan të marrin pagata mujore pas një pause pesë mujore. Në këtë periudhë u pothuajse dyfishuam numrin e të punësuarëve, mes tyre edhe doktor shkencash. Instituti I vendos në një  objekt shumë më të përshtatshëm dhe adekuat për punë nga ai në të cilin gjindeshte”, theksoi zëdhënësi Hoxha, duke shtuar se Qeveria vetëm ka shqyrtuar kërkesën për zhvendosje eventuale të Institutit dhe pas shqyrtimit të propozimeve që do të vijnë do të merret edhe vendimi përfundimatër. (INA)

 



No comments:

Post a Comment