Tuesday, June 26, 2012

Rivaliteti Klose

Sulmuesi me përvojë të madhe, Miroslav Klose, vlerëson se rivaliteti i tij me Mario Gomezin te Gjermania për vendin e vetëm të sulmuesit titullar është një dhuratë për seleksionuesin Joachim Loew. Klose 34-vjeçar, ka insistuar se kjo zgjedhje midis dy sulmuesve për një vend për Loewin nuk është kokëçarje para ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2012″ kundër Italisë, të enjten. 

 

Klose ka startuar nga banka e rezervistëve në të gjitha ndeshjet e fazës grupore të Gjermanisë në “Euro 2012″, por u preferua të jetë startues në ndeshjen çerekfinale kundër Greqisë që përfundoi 4:2 në favor të gjermanëve. 

 

Loew befasoi me këtë zgjedhje para ndeshjes me Greqinë, edhe pse Gomez është golashënuesi më i mirë te Gjermania me tre gola të shënuar. Mirëpo, as Klose nuk qëndroi duarkryq në ndeshjen me Greqinë. Ai besimin e Loewit e shpërbleu me gol dhe për të ky ishte goli i 64-të në 120 ndeshje të zhvilluara për Gjermaninë.



No comments:

Post a Comment