Sunday, June 17, 2012

Shtetasit e huaj pas shtetësisë shqiptare

Presidenti shqiptar në largim, Bamir Topi në fund të mandatit të tij ka dekretuar një listë të emrat që kanë aplikuar për pajisje me shtetësi shqiptare. Përmes firmës së tij Topi i ka siguruar rreth 40 shtetasve të huaj por dhe disa shqiptarëve nga Kosova që të pajisen me shtetësinë shqiptare. 

Mediat shqiptare në Tiranë kanë komentuar emra të të huajsh që janë pajisur me shtetësi shqiptare dhe që janë miratuar nga Bamir Topi. 

"Po t'u hedhësh një sy emrave, nuk i shpëton dot ngasjes për t'i bërë vetes pyetje të tilla: Cili të jetë, p.sh, Panagiotis Matheos Tzelis (me gjasa, grek), Arzu Kanber Işik (me gjasa, turk), Robert Ëright, Jr. Robert Ëright Provost etj dhe përse kanë dëshiruar një pasaportë shqiptare? Po Bouda Driss Alami Kouiyes nga të jetë, ç'gjini do ketë dhe ç'dallgë e kanë përplasur vallë në Shqipëri?! Në listë bie në sy emri Mirela Oktrova", shkruan "Tema".

Por siç shkruan gazeta, dekretimi është bërë në përputhje me ligjin, por edhe propozimin e bërë nga Ministria e Brendshme, që deri tani udhëhiqej nga presidenti i sapozgjedhur Bujar Nishani. (INA) 



No comments:

Post a Comment