Friday, June 22, 2012

Bejta

Në komunën e Studeniçanit u lëshua ne përdorim rruga e cila lidh Koliçanin e Epërm dhe te Poshtëm. Përurimin e rrugës e bëri Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Stdeniçanit Fati Iseni, Kryetari i Rajonit të planifikuar të Shkupit Sokol Mitrevski dhe Drejtoresha e Qendrës së Rajonit të Shkupit, Aneta Llozanova. 

Faza e dytë e Rikonstruimit të rrugës lokale Draçevë – motel Kitka është me gjatësi 600 metra, me vlerë prej 4 milion denar dhe financohet nga Byroja për Zhvillim të Barabartë Rajonal e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në pajtim me Programin për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2009/2010. Projekti "Rikonstruimi i rrugës lokale Draçevë – motel Kitka" ishte në listën e projekteve me prioritet të Rajonit të Planifikuar të Shkupit.

Kryetari i komunës së Studeniçanit Fati Iseni, theksoi se për asfaltimin e kësaj rruge janë investuar 9.5 milion denar nga rajoni i planifikuar i Shkupit.

"Kjo rruge i lidh të dy vendbanimet, Koliçanin e Poshtëm dhe të Epërm dhe është faza e dyte  e ndërtimit te rrugës  pas asaj që e bëmë nga banka botërore vlera e se cilës ishte 356 mije euro. Faza e dytë është 9.5 milion denar  apo 157 mije euro. Ne jemi te kënaqur se në këtë zonë janë investuar rreth 500 mije euro për ndërtimin e rrugës e cila është gjatë diku rreth 5.67 km", tha kryetari Iseni. 

Ndërsa Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe kryetari i regjionit te Shkupit Sokol Mitrevski, theksuan se këto fshatra janë mjaft atraktive edhe për tërheqjen e turistëve, prandaj qytetarët duhet të mbeten të jetojnë atje, ndërsa autoritetet do të investojnë në këtë drejtim. 

"E vëmë ne përdorim një rruge që ju e keni pritur për gjate kohe, për tu ju krijuar kushte më të mira edhe ne te ardhmen ata te cilët janë larguar për shkak të infrastrukturës, për shkak te rrugës, përsëri të kthehen në këto vendbanime te bukura. Me kthimin, do të forcohet ekonomia, veçanërisht do të zhvillohet turizmi malor", tha ministri Bejta.

"E gjithë kjo është me qellim qe banoret e këtij vendit mos te largohen nga këto fshatra, sepse duhet te kemi fshatra të pasura, gjithashtu na duhet te kemi shkolla ne te gjitha  fshatrat. Me rikonstruimin e rrugës së Koliçanit të Epërm dhe te Poshtëm deri në Kitkë krijohen kushte për zhvillimin e turizmit në këtë rajon", tha Mitrevski. 

Qëllimi i përgjithshëm është zhvillimi i rrjetit lokal rrugor dhe krijimin e kushteve për tërheqje të investitorëve nga vendi dhe jashtë në fushën e turizmit në shpatet e Malit Kitka. Gjithashtu do të përmirësohet kualiteti i jetesës dhe do të lidhen 9 vendbanime në tre komuna, Komunën e Studeniçanit, Zelenikovës dhe Kisella Vodës, vendbanimet: Vretkica, Pagarusha, Ramni Gaber, Koliçani i Epërm, Koliçani i Poshtëm, Crvena Voda, Paligrad, Mala Reka dhe Aldinici, nëpërmjet lidhjes dhe përmirësimit të lidhjes së komunikacionit me Qytetin e Shkupit. Me rikonstrumin e kësaj rruge do të sigurohen kushte për lidhje të këtij drejtimi me Komunën e Bogomillës  dhe Komunën e Makedonski Brodit (f.Samakov), si dhe do krijohet infrastrukturë e përshtatshme rrugore për qasje në Qendrën rekreativo sportive Kitka e cila është një nga peizazhet  më të bukura në shpatet e Shkupit dhe shtetit. 

Në përurimin e punëve të rrugës lokale Koliçan i Poshtëm dhe Epërm, morën pjesë edhe banorë nga kët dy vendbanime dhe nga vendbanime tjera të Komunës së Studeniçanit. (INA)



No comments:

Post a Comment