Tuesday, June 19, 2012

Plevnelijev: Ardhmëria e Kosovës në BE dhe NATO

Presidenti bullgar Rosen Plevnelijev ka deklaruar se ndërtimi i Kosovës stabile dhe të pavarur do të kontriboj në sigurinë rajonale dhe prosperitetin e Ballkanit. 

Plevnelijev këtë deklaratë e bëri dje pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, i cili po qëndron për vizitë në Sofje, informon agjencia bullgare e lajmeve BTA. 

“Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të Ballkanit në rrugën e integrimeve evroatlantike, duke nënvizuar faktin se edhe ardhmëria e Kosovës është që të jetë pjesë e vyeshme e BE dhe NATO”, ka informuar shërbimi për informim i presidencës bullgare. (INA)



No comments:

Post a Comment