Friday, June 22, 2012

Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës

Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës

Vendimi i djeshëm i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk e ka kënaqur KEK-un. Natyrisht, KEK-u është i pakënaqur me ngritje, por edhe shoqëria civile është e pakënaqur me këtë vendim. Sipas Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), vendimi  i ZRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike po bëhet edhe për t'i krijuar favore investitorit privat, i cili do të menaxhojë rrjetin e energjisë elektrike.

Shoqëria civile thotë se ky vendim është një hap tjetër i dëmshëm, i cili do të rëndojë edhe më shumë xhepin e çdo qytetari. KOSID-i thotë se shqetësimet e saj do t'i demonstrojë para Qeverisë së vendit edhe përmes organizimit të protestave për t'i mobilizuar qytetarët kundër kostos së re, e cila u ngarkohet për përfitime të kompanive private.

ZRE-ja vendosi dje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 8.9 % për të gjitha kategoritë.



No comments:

Post a Comment